OPINIONE

Lavdi e përjetshme burrave shqiptarë, ushtarëve besnik të Divizionit Skenderbeg

“Nga thellësia e historisë, ku ai ndoshta ka luajtur një rol të dorës së parë, shqiptari është ringjallur nga forca e ndjenjave të pavdekshme.” G.I. Jaray, 1912

Pas tradhtisë që i bënë Marrëveshjes së Mukjes poliagjentët e rekrutuar nga Partia Komuniste e Jugosllavisë, në trojet shqiptare filloi përplasja e madhe mes shqiptarëve në njërën anë dhe sllavokomunistëve në anën tjetër. Poliagjenti titist Enver Hoxha, i lindur më 1908 në Gjirokastër dhe satrapi Fadil Hoxha, i lindur më 1916 në Gjakovë, filluan zbatimin e planit gjenocidal të Partisë Komuniste të Jugosllavisë ndaj kombit shqiptar…

Në fillim të prillit të vitit 1945, muaj pasi kishte filluar akcioni i përbashkët sllavo-komunist për shkatërrimin e shtetit shqiptar, Shqipërisë etnike, forcat partizane rekrutuan me dhunë mijëra shqiptarë të Kosovës për t’i dërguar në drejtim të Tivarit. Ata që kishin pasur mundësi të mbijetonin masakrën e atjeshme dhe të ktheheshin në Kosovë, raportonin për tmerrin që kishin parë me sy dhe përjetuar në gjymtyrë. Si reakcion ndaj këtyre akteve të gjenocidit sllavo-komunist, komiteti drejtues i Lidhjes së Dytë të Prizrenit mori vendim për themelimin e trupave elite ushtarake dhe institucionalizon Divizionin Skenderbeg.

Duke e përkujtuar me krenari dhe respekt të thellë luftën heroike të Divizionit Skenderbeg kundër ripushtimit serb, kundër poliagjentëve shqipfolës të sllavo-komunizmit dhe kundër brigadave tradhtare të komunistëve të Tiranës; Ne, shqiptarët e vetëdijësuar për të kaluarën tonë, në shenjë kujtimi për lavdinë e të parëve, këndojmë me zë të lartë Betimin e Ushtarit të Divizionit Skenderbeg.

Unë (emri, mbiemri), Ushtari i Divizionit Skenderbeg

Betohem para Flamurit e Zotit!

Se do të punoj e luftoj,
që Bashkimin e Kombit Shqiptar t’a realizoj në jetë,

I vetëdijshëm për vetmohim, sakrificë, e deri në flijim,
drejt rrugës dëshmorëve të kombit,
për Shqipërinë etnike!

Shqipnija Shqiptarëve – Vdekje Tradhtarëve

One thought on “Lavdi e përjetshme burrave shqiptarë, ushtarëve besnik të Divizionit Skenderbeg”

  1. Po..! Pavarёsisht se Italia, duke sulmuar Jugosllavinё pёr interesa tё saj, gjithёpo pёr interesa tё saj çliroi edhe shumicёn e trojeve shqiptare tё pushtuara nga serbo-malazesёt dhe jeoi e madje nxiti krijimin e Shqipёrisё Etnike, veçse si pjesё fizike e Italisё, ky fakt, sidoqoft, bёnte tё shihej nё sytё e shqiptarёve vendas jo si pushtues i ri, por si çlirimtar..! Pra, çёshtja ka specifikёn e vetё, qё duhet pasur parasysh nё studimin dhe paraqitjen publike tё saj. Faktet janё fakte dhe ato kanё logjikёn e tyre, qё duhet njohur e transmetuar origjinalisht, pёr tё mund tё gjykuar e konkluduar mbi to objektivisht. Nё parim, mund tё shtrohe pyetja : Po cili nga tre variantet do tё ishte mё i miri: a- Njё Shqipёri Etnike unike, dmth e bashkuar, e pavarur dhe sovrane e demokratike, neutrale, si Zvicra, (siç dhe u kёrkua nga atdhetarёt nacionalistё, bijё dhe vazhduesё tё veprёs sё Rilindasve, por qё ishte e pamundur deri nё kёtё pikё, pёr shkaqe historike rrethanore e qё nuk vareshin nga shqiptarёt); b.- Njё Shqipёri londineze, por sovrane, si ajo e periudhёs 1920 – 1939, apo njё Shqipёri londineze, nёn prehёrin e Jugosllavisё dhe drejt bashkimit fizik, si pjesё inferiore e saj? Tё imponuar nga rrethanat e kohёs, atdhetarёt nuk mund tё mos pranonin variantin e parё, qё e arritёn sidomos nёn kushtet e marrjes nёn kontroll ushtarako-politik tё trojeve shqiptare nga Gjermania, e cila, pёr hir tё sё vёrtetёs historike, u njihte shqiptarёve statusin e shtetit unik etnik (me disa cungime fizike), dhe sovranitet tё kufizuar, por gjithёsesi mjaft mё ndryshe nga rregjimi pushtues italian, nga shumё pikёpamje. Ndaj sjellja nё vёmendjen e shqiptarёve e dokumenteve autentike tё tё vёrtetave tё mёdha, tё fshehura, asgjёsuara, manipuluara apo mohuara nga banda antikombёtare hoxhiste dhe pasuesёt e saj, ёshtё njё shёrbim i lavdёrueshёm e me karakter rilindas ndaj çёshtjes sonё kombёtare..! P. Belliu, 30 mars 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *