HISTORIA

KOMUNISTET E STALINIT, TITOS E TE ENVERIT JANË TË NJEJTË!

Shkruan: Gani Geci, Legjenda e gjallë e Luftës Shqiptare për çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe komunizmi

Qe nga viti 1945 e deri 1999, por edhe pas lufte se fundit në Kosovë, komunistat kan shantazhu, linqu e kërcnue njerëz, duke bërë propagandë për një person e pastaj e vrisnin. Fillonin për një tjetër person, e pastaj e vrisnin edhe atë. Fillimisht, komunistat e Titos, e më pas edhe këta komunistat e Enverit që thirreshin në emër të luftës; plaçkisnin, vidhnin, vrisnin, uzurponin, shanin e ulurinin se ne jemi çlirimtarët, e të gjithë të tjerët janë tradhtarë. Njejtë, si ne vitin 1945.

Krahasimin me UDB -ën dhe Sigurim e Enver Hoxhës apo edhe SHIK -un që e paska bërë shefi i EULEX-it, e kam bërë unë qe 17 vjetë. Vetëm nga gjuha dallojnë këta komunistat e Titos dhe te Enverit.

Edhe plotë “gazetar” punojnë për shërbime të ndryshme; disa për Titista e disa për Enverista, dhe për një titull krejtësisht të rremë, marrin para nga ata që ju shërben ai titull.

Përjashto gazetarët profesionistë, që për bazë kanë informimin e drejtë.

Nuk luftohet krimi në Kosovë as nga EULEX – i. Për gjashtë muaj punë te punëtorëve të tyre, apo një vjet punë e ikin nga Kosova, marrin para nga Bashkimi Evropian, e disa besa kanë marrë para edhe nga kriminelët e nga Serrbia dhe kanë ikur nga këtu.

Ne kosovarët s’kemi pasë prapanicë me luftuar krimin, sepse kriminelët kanë qenë më tē fortë se shteti. Nganjëherë, ata kanë qenë vetë shteti.

Po ta bënim këtë punë ne vet, Bashkimi Evropian nuk do te kërkonte nga Kuvendi i Kosovës të formoj Gjykata e mbi Gjykata. Prandaj, edhe jemi këtu ku jemi.

Kur unë dhe familja ime jemi mbrojtur nga kriminelët, plotë kriminelë të natës, të thirrur si çlirimtarë të ditës, na kanë sulmuar e shantazhuar. Besa ju kanë ndihmuar edhe gazetarë mbeshtetës të krimit ose të financuar nga krimi.

Fati ka dashtë që unë u kam mbijetuar atentateve dhe ua kam dhi propagandën UDB-ashe, Marksist-Leninistëve dhe kriminelëve të natës.

Po ua sjell dy shembuj:
Dy Komunikata
KEH1 .) Komunikatën kundër Enver Hadrit, të shkruar në vitin 1982, e të cilin ne vitin 1990 e vrau UDB – ja ne Bruksel (Këtë komunikatë ma solli në origjinal nji shokë nga Amerika, i cilin në vitin 1982 ishte ne Bruksel) lexojeni me poshtë.

2 . Komunikatën nr. 59 të shkruar nga bijtë e UDB – es . (E kam vetëm në Gjermanisht, ndersa reagimin kundër komunikatës nr.59 që e ka bërë Drenica lexojeni me poshtë.

Në vitin 1982 Marksist-Leninistët me anë të kësaj KOMUNIKATE linquan e propaganduan dhe kërcnuan rrejshëm aktivistin e djathë Enver Hadrin si bashkëpunëtor të UDB-ës, ndërsa UDB-ja në vitin 1990 vrau pikërisht Patriotin Enver Hadrin.

A thua pse këtyre Marksist-Leninistve nuk ju mungoj as një kime floku për veprat e tyre patriotike kundër Jugosllavisë!!!
Çuditrisht ne përendim UDB-a vrau Jusuf e Bardhosh Gërvallën, Vehbi Ibrahimin e Enver Hadrin, kurse “patriotat” Marksist-Leninist, po dalin si të dashtur të UDB-ës, KGB-es dhe të Sigurimit të Enver Hoxhës, të pa prekur, ndërsa të gjithë ata që po i sulmojn marksistet si UDB-ash, po i vret UDB-ja .

Çuditrisht, vetëm ata që ishin kundër linjës Shqiptaro- Sllavo -Ruse dhe pro linjës Përendimore- Anglo- Amerikane dhe Gjermane, janë vrarë nga UDB-ja. A thua pse???

Lexojeni komunikatën kundër Enver Hadrit .
Lexojeni edhe komunikatën kundër meje që e ka shkruar e njejta vij UDB-asho Komuniste-Marksist-Leniniste, anti përnedimore.
Ndërsa tash, këta komunistë më kanë marrë edhe Ibrahim Rugoven, s’pom lan as te varri me shku.
Ma kanë marrë Adem Jasharin, s’pom lan as te varri me shku. Sa ishin gjallë, i shanin e nuk lenin gjë të zezë pa thanë për ta.

komunik2Lexojeni edhe Komunikatën nr . 59,  e që kanë shkruar bijtë e UDB-ashve kundër meje. Kjo komunikatë nuk u shfuqizua kurrë, edhepse u kundërshtua nga Drenica në tërësi si rrenë dhe propagandë.

Lexojeni edhe Kundërshtimin e Drenicës.

Dhe në fund, fotografija e Titos dhe Enverit bashkë. Kjo fotografi tregon se Stalinisto-Titisto-Enveristët gjitmonë janë bërë bashk kundër Nacionalistëve pro perëndimor.K3K4

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *