OPINIONE

6 shkurt 1969

Shkruan: Simon Mirakaj

Në 6 shkurt të 1969 ishim transferuar nga kampi i Savres në atë të Gjazes/Lushnje/. Zakonisht ditët e transferimit zgjidheshin ditët më të ftohta. Kështu ishte 6 shkurti. Binte shi i hollë dhe shumë ftohtë. Makina ishte e zbuluar. Nuk kishim plaçka shumë, i kishim mbuluar me plastmas. Ashtu ishim mbuluar dhe unë me vllain Sokolin, kunata Vali me të dy femijët: Leonin 2 vjeç dhe Vilmen 4 vjeç. Nënën e lamë te motra, vuante nga zemra.

Me të mbërritur atje, filluam sistemimin e plaçkave. Të nesërmen, pas apelit të mëngjesit filluam të bëjmë regjistrimin për në punë. Na caktuan në brigada te ndryshme pune. Puna ishte e rëndë. Sigurimi e kishte dhënë porosinë nëpërmjet operativit të zonës, Kosta Sillos, armiqëve punë sa më të rëndë. E perballuam me shumë sakrificë e dinjitet… Qelluam per fat dhe te rinj. Politikisht nuk na mposhtën dot, nuk na bene bashkpunëtor.

Filluan nje lufte te hapur ekonomike. Punë të rëndë e që paguhej me pak. Kontrolli i jonë ishte i rreptë. Dy herë apel në ditë. Në shumicën e rasteve, tre herë. Një delegacion në Tiranë duhet të paraqiteshim tre herë. Po keshtu, tre herë në të gjitha festat që kishin, si 28 , 29 Nentor , 31 Dhjetor, 11 Janar, 1 Maj, 4 Korriku etj.

Në apelin e mëngjesit, përgjegjësi i ngarkuar nga sigurimi i shtetit Til Qosja, na thotë se sot vjen shefi operativ dhe ka një takim me ju ne oren 11. Janë lajmëruar brigadieret, që të mos ju dergojnë larg me punë. Takimi është te këndi i kuq. Në orën 11, ne te gjithe u futëm në kendin e kuq. Në krye të tavolinës ishin paria e sektorit. Ne u ulem neper stola. Pas 5 min. hyn op.Kosta dhe shefi op.Apostol Cepeli. Mbledhja filloi me përgjegjësin e sektorit. Kur mbaroi përgjegjësi, shefi operativ pyeti se, a dalin në punë keta? Po, dalin, me perjashtim te Frida Sadedinit. Frida ishte afër 70 vjeç, kishte bërë 18 vjet burg. Kishte studiuar ne Austri. Kush është Frida, pyeti shefi? Frida u ngrit në këmbë. Pse nuk del në pune? – i tha Shefi operativ… Zotni, by…. vjeter nuk i vihen këmbë të reja, i tha Frida dhe u ul! Per disa sekonda ra heshtja. SHEFI NUK E PRISTE ATË PERGJIGJE, e fytyra i ishte bërë flakë e kuqe. Ndërkohë, përgjegjësi i apelit ju drejtua shefit operativ: sa është e drejta e këtyre për të lëvizur?

Apostol Cepele ju përgjigj, se keta kanë të drejtë të lëvizin 700 ha toke që ka ferma juaj. Nese e kalojnë, plumbin ballit. Ky ishte prezantimi që bëri shefi operativ për armiqtë e klasës, siç na quanin ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *