HISTORIA

PËRVJETORI I BOMBARDIMEVE TË NATO-s

Më 24 Mars 1999 filluan bombardimet e NATO-s në caqet e ushtrisë pushtuese serbomalazeze në Kosovë dhe Serbi. Për 78 ditë me radhë, forcat ajrore të Paktit Veriatlantik NATO të udhëhequra nga SHBA-të, u vunë tërësisht në mbrojtje të popullit shqiptar të Dardanisë antike. Bombardimet kanë përfunduar me miratimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Si rezultat i akcionit mbrojtës ushtarak, ka pasuar largimi i turpshëm i forcave pushtuese serbomalazeze dhe hyrja triumfale e trupave të NATO-s. Fill më pas, pason kthimi i mbi 1 000 000 refugjatëve shqiptarë, të cilët ishin dëbuar më parë me dhunë nga ushtria pushtuese.

24 Marsi i vitit 1999, në tokën e shenjtë të Dardanisë do të mbahet mend brez pas brezi, si një datë kyqe në historinë e fillimit të akcionit ndërkombëtar për shpëtimin e shqiptarëve të Dardanisë nga dhuna gjenocidale e pushtuesit serbomalazez, argatëve të tij puçisto-komunist, të infiltruar përmes fondit “Vendlindja thërret” në Ushtrinë e tij Çlirimtare, si dhe shërbëtorët e trekëndëshit MOSKË – ATHINË – BEOGRAD, pushtetmbajtësit e atëhershëm të shtetit shqiptar, kryesisht eksponentë të Partisë Socialiste të Shqipërisë (ish- PPSH).

3 thoughts on “PËRVJETORI I BOMBARDIMEVE TË NATO-s”

  1. CDO SHQIPTAR NE BOTE DUHET TA FESTOJE KETE DITE TE BEKUAR 24 MARSIN DITA QE DHA PANVARSIN E TER KOMBIT SHQIPTAR KOSOVE SHQIPRI CAMERI DHE MAQEDONI, PA KETA TE KETER NUK DO KISHTE KOSOVE, DHE ME VONE NUK DO KISHTE SHQIPRI SI DHE CAMERI , ESHTE HEROJ I POPULLIT SHQIPTAR QE JU THA SERBEVE TE LARGOHEN NGA KOMBI I SHQIPTARVE, ESHTE BILL KLINTONI TONI BLERE, GJENERALI KLARK DHE ZONJA I NDERUAT OLBRAJT, SERBET PANDENIN SE KISHIN TUSET PER MBOJTJE, POR RUSET E DINI SEC I PRISTE , QE NUK PAPEN GOJEN PER TI MBROTUR SERBET DHE PO NE KETE DITE NATOJA FILLOJ BUMBARDIMET KOLOSALE QE KESHTE I DHA FUND SERBIS NJE HERE E PERGJITH MON, ROFSHIN QE TE KATER , MOS I HARONI SE PREJ ATERE NUK DO KET ME SERBI NE KOSOVE DHE METOHI, .

  2. Zoti e shpetofte Ameriken nga qdo e keqe. Zoti nje Amerika dy. Amerika e shpetoi popullin Shqiptar nga shfarosja barbare qetnike serbe. Do mbetet Data me e shenuar ne Historin Shqiptare, e shpetimit te popullit Shqiptar para nje shfarosje barbare. Klintoni, Bler, Olbrajt, Vesli Klark, Kuk, do mbesin emrat me te shenuar ne Historin Shqiptare.
    Data 24 marsi i vitit 1999, mbetet data me e shenuar per historin kosovare, dhe dita me shpresen me te madhe per tu qliruar nga Barbaret E eger shekullor. Mos te harrojme kurre dhe te jemi mirnjohes Amerikes dhe Europes per ndihmen qe na bene.

  3. Duke ju falenderua Klintonit te cilin e inspiron me telefon Papa Pavli II nga Vatikani me fijaline ” Zoti Klinton, duhet te shpetojme vllezrit shqiptare nga ky gjenocid i papare”. Edhe pse OKB akoma nuk kishte lejua intervenimin, Klintoni pas kesaj bisede telefonika per 24. ka fillua bombardimin e Serbise, kuptohet me NATO. Megjithate, per mua hero mbi te gjith mbetet gjenerali Vesli Klark i cli ka qene shume kamngules dhe thote: lemani komanden mua, do ta detyroj Serbin te dorzohet per 4. dite. Klinton, Klark, Olbrajt, Bleri e te tjeret duhet te jesin pjese e historise sone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *