POLITIKA KOMBËTARE

Donika Kadaj Bujupi dorëhiqet nga AAK

Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme dhe është distancuar tërësisht nga AAK.

Kjo është deklarata e saj e plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Si qytetare dhe deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam dhënë kontributin tim të jashtëzakonshëm me qëllim të ndaljes së dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin dhe për kauzën në të mirën e vendit. Mirëpo luhatja aktuale e sidomos marrja e vendimeve të njëanshme, të cilat vazhdimisht po e pengojnë krijimin e një alternative të fuqishme, e cila do të inicionte ndryshimin, është një prej arsyeve që ka zbehur dhe dobësuar ëndrrën për ndryshim në këtë vend, vend i cili nuk e meriton gjendjen në të cilën është, ëndërr për të cilën përherë kam sakrifikuar dhe kam qenë e gatshme të ballafaqohem edhe me burg edhe me çfarëdo sfide tjetër. Situata e krijuar po më imponon që sot me keqardhje t’ju njoftoj se më nuk do të jam pjesë e AAK-së, pjesë e partisë për të cilën kam punuar ditë e natë që 13 vite më parë kur fillova aktivitetin tim. I falënderoj të gjithë mbështetësit e mi dhe ju premtoj se çdoherë do te gjej mënyrën për t’ju shërbyer drejt juve dhe interesave të vendit. Vendimi im hyn në fuqi menjëherë dhe është i pa kthyeshëm.

One thought on “Donika Kadaj Bujupi dorëhiqet nga AAK”

  1. dhenje dorheqje do ket bisht orapa , mbasi ne qofte se ju jeni e paster nga vdo gje qe je akuzuar , nuk duhet te japsh dor heqje, si i thone nje fjales se vjeter po mos hash URDHER, nuk te mban here goja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *