OPINIONE

Terrori sllavokomunist në Shqiperi dhe kudo në trojet Shqiptare

Shkruan: Mehmedali Jashari

Terrori sllavokomunist në Shqiperi dhe kudo në trojet Shqiptare fillon me Enver Hoxhën, i cili ishte nën komandën dhe urdhërat e misionarëve jugosllav.

Akoma nuk e ka shkruar Historia se sa viktima i shkaktuan Kombit Shqiptar komunistët, s’bashku me çetniko-partizanët e Serrbisë! Pa tradhëtinë e komunistëve, as që do mund të depërtonin anmiqt në Kosove e Iliridë. Ata hasnin kudo në qëndresën e nacionalistëve shqiptar. Ushtonin pushkët e Atdhetarëve si Mehmet Gradica, Xhem Gostivari, Ukshin Kovaqica, Nue Perlleshi, Mulla Idriz Gjilani, Sule Hotlla, Arif Kapedani, Mefailat e Zajazit, Açif Reqani. Mbi supet e këtyre burrave dhe shumë bashkluftarëve tjerë, mbrohej Shqipnia Etnike, mbrohej nderi dhe krenaria Kombëtare Shqiptare, valonte lartë e më lartë Flamuri Kombëtar, mësohej e ligjërohej Gjuha Shqipe, në çdo shkollë. Në çdo fshat e qytet, kishte zënë vendin e vet të merituar Emri dhe Përmendorja e Heroit Kombëtar, Skenderbeu.

Ndodhi tradhëtia e madhe, komunistët u bashkuan me serrbët, vranë burrat e luftës, masakruan Shqiptarët në trevat Shqiptare në ish-Jugosllavi, ndryshuan Flamurin Kombëtar, emrat e shkollave e rrugëve i zavendësuan me emra sllavesh, bënë masakra, vrasje dhe hapën varre masive për popullin Shqiptar. Kudo krime, pa kursyer as gra, fëmijë e pleq.

Kudo në Kosovë e Iliridë, nuk asht luftue me gjerman, si thonë e gënjejnë komunistët shqipfolës dhe serrbët. Ishte luftë e pastër antishqiptare. Vitet 1944-45-46-47-48, për Shqiptarët ishin vitet e tradhëtisë komuniste. Vitet e vdekjes! Bishat serrbosllave s’bashku me leckat komuniste të Enver e Fadil Hoxhëve, u vërsulën si egërsira mbi Shqiptaret e pambrojtur. Këtë gjenocid e tradhëti djallëzore, akoma nuk e ka shkruar Historia Kombëtare!  Sot, edhe në demokraci, pjella ruso-sllavo-greke mundohet të na detyroj të mësojmë histori te sajuar komunistësh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *