OPINIONE

KOBRA NEXHMIJE HOXHA

Shkruan: Pjerin Ndoci

NJI VRASËSE FEMIJËSH, SOT “HEROINË”!

Në shkrimet e tija, terroristi Aranit Çela shkruen: “mir jau banë femijëve që prinderit i kishin “tradhtar”! Ne kampin e Tepelenës komunistët lanë te vdisnin nga urija 300 fëmijë.

Do te filloj kët’ shkrim me nji nga faktet qe shkruen At Konrrad Gjolaj, ne librin e Tij “Çinarët”, ku shpjegon, se me daten 29 prill 1959, gjykata e Shkodres dha vendimin e vet per pushkatimin e Mikut dhe Shokut Tij te perjetshem Don Dedë Malaj…

At Konradi shpjegon: “I vetmi njeri qe u interesue me i shpetue jetën Don Dedës, kje mesa e Tij 13 vjeçare, Drandja. Mbas arrestimit të Don Dedës ajo jetoi me Tinen. E ndihmoi materialisht Don Marin Shkurti, i cili u pushkatue edhe ky ne 1969 si, edhe Don Pjeter Gruda, që edhe ky vdiq ne burg në vitin 1989, i dënuem 15 vjetë. Me ndihmen e këtyne dy Priftenëve, Drandja u nis ne Tiranë me daten 1 Maji 1959, me mujtë me takue Enver Hoxhën. Kje e pamujtun, madje as Haxhi Lleshin, kryetar’ i Kuvendit Popullor. Mujti me takue sekretaren e tij Nexhmije Hoxhën, qe i takonte me kenë dora vetë. Drandja e vogel tue e kujtue veten para nji “gjyshes”, ra ne kurthen e asaj qe populli e ka quejtë “pantera”, dhe vajza jetime me lot përfaqe i kerkoi faljen e jetës axhës së vet, tue i shpjegue se ‘nuk kam asnji njeri ne kët Botë’. Nexhmia iu pergjegj: “Pse t’ ia falesh jetën atij, ai ashtë anmik i popullit. Ti nuk ke mundësi t’ interesohesh per té, me çka do e mbash até?” Drandja iu pergjegj: “Até e mban burgu, s’ ka gja, veç te jenë i gjallë, aman te lutem ma ban kët nderë, se nuk kam as nanë as babë, veç kët axhë!”
Me daten 9 Maji Drandes, i erdhi pergjegja: “Lutja yte refuzohet.”
Kjo asht kenë Nexhmije Hoxha.” ( A. K. Gjolaj, “Çinarët”, fq. 169, Shkoder, 1996).
Me daten 12 Maji 1959, Don Dedë Malaj u pushkatue ne moshen 42 vjeçare.
Ne nandorin e vjetit 1996, At Konrradi vizitë tek nji person i panjohun, u nis me makinen e Tij dhe nga Rruga Canej … Kur u ndalu, tregon se aty, banonte Drandja… me hapi deren nji djalë…hyna mbrenda, dhe tek dera e shtepisë me priti Drandja.
Drandes tashti grue e moshueme, iu mbushën sytë me lot…Nuk mujti me nxjerrë asnji fjalë nga goja, veç, si tue u pertypë, mujta me kuptue thanjen e zakonshme te atyne krahinave, prej te cilave Drandja trashigonte doke e zakone: “Hajdeni, mirse Ju ka prue Zoti!..” Vonoi me marrë veten. Filloi me folë si me Axhen e vet me At Konrradin…

Gati mbas nji oret, At Konrradi kerkoi me ndigjue, atë takim te Drandes, qe pat ba me Nexhmije Hoxhën, ne Maji te 1959. Ajo e shpjegoi si t’ ishte nji ditë perpara.

Unë veshtrova pa nderhy fare, mbasi u topita tue ndigjue Burrneshen Drande!
Tue ndigjue Até, më dukej sikur po fliste Don Deda… e kishe ndigjue gjyqin e Tij dhe, nder mend me sillej pafajsia e Tij, guximi dhe qendrimi Burrnor… E, para syshë me dilte Drandja… nji vajzë e vogel jetime, pa askend, e mbetun ne Doren e Zotit… “tue i kerkue nji bushtres plakë, ‘meshirë”! Meshirë! Kerkonte per nji shqyptar(prift)te pafajshem!
Po, a thehej, “heroina e Gjenocidit komunist kundrejt Shqyptarve, nga nji femijë qe ishte e pa asnji njeri?!”…

Kampi interrnimit Tepelenë 1948 – 1954 (Grafikë nga Lek Pervizi)
Ne lidhje me vrastaren “heroinë” kam veçue pak thanje:
Gjyljana Pervizi (Malaj): Une “Beba”, që u futa në kamp 4 mujshe e dola 42 vjeçe.

Ne shkrimet e tija terroristi Aranit Çela shkruen: “Në kampin e Tepelenës komunistët lanë te vdisnin nga urija 300 femijë…”
E nderueme zonja Klara Mirakaj Merlika tregon: “Shkova ne interrnim me perparësen e shkollës e dola gjyshe mbas 45 vjetësh…”
***
Dishroni me pa edhe dokumenta te Gjenocidit komunist qe ka aprovue kjo bishë ne Kuvendin Popullor te Republikës Popullore Socialiste te Shqypnisë:
Lexoni kët dokument:
Tiranë, me 26.6.1979 Nr. i dekretit: 5912 Viti 1979…
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi dhe Sekretari, Telo Mezini firmosin dekretin per internimin dhe dëbimin si masë administrative, propozue nga Këshilli i Ministrave.
Ne vjetin 1979 hyjnë ne fuqi disa nene për internimin dhe dëbimin kunder shtetasve shqyptarë e te huej dhe personave pa shtetësi,qe kanë mbushur moshën 14 vjeç.
“Republika Popullore Socialiste e Shqypnisë
Presidiumi i Kuvendit Popullor
Dekret Për Internim dhe dëbim si masë administrative ne mbështetje te nenit 76 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave.
Presidiumi i Kuvendit Popullor i Republikës Popullore Socialiste te Shqypnisë
Vendosi:
Neni 1.
Internimi dhe dëbimi, si masë administrative, mund te vendoset kunder shtetasve shqyptarë, shtetasve te huej dhe personave pa shtetësi, qe kanë mbushur moshen 14 vjeç, janë te pergjegjshëm dhe paraqesin rrezikshmëri per rendin shoqnor te Republikës Popullore Socialiste te Shqypnisë.
Neni 2.
Internimi dhe dëbimi mund te vendosen edhe kunder pjesëtarëve te familjes së personave te arratisur brenda ose jashtë shtetit.
Quhen pjesëtarë te familjes personat qe ne çastin e arratisjes, bashkëjetonin me te arratisurin, si bashkëshorti, femijët, prindërit, vllaznit dhe motrat, si dhe persona te tjerë qe bashkëjetonin me te dhe kanë kjenë ne ngarkim te tij.

Ky ligj 50 vjet para nenshkrimit te tij tek né, kur u aplikue ne Gjermani u quejt Gjenocid. Në Gjermani perfshinte 5% të popullsisë gjermane.
Ne Shqypninë e 1979 ky ligj ka perfshi te gjithë Popullin Shqyptar! Nenshkruesit e këtij GJENOCIDI, vazhdojnë me kenë “heroj” dhe, me u shperblye si te tillë edhe pse njihen si vrasës mashtrues dhe terroristë te pashpirtë te selisë krimit ne Shqypni.
Ne Republiken e Shqypnisë sot, konsiderohet “Heroizem”…i nenshkruesëve!
Po, sa e sa libra mund te shkruhen vetem me kujtime te Femijëve te plakun nder kampe? – Oh sa herë, kjo kober ka kafshue mija e mija Shqyptarë e lanë jetima rrugash e kampesh interrnimi e shfarosje… Oh, sa femijë ka mbytë e mbytë prap kjo bishë me vendimet e saja, nder kënetat e malet e shkretnueme te Tepelenës e sa e sa fermave mizore, ku Nanat Shqyptare vajtonin Loçkat e zemres tue i mbulue me baltë?!
Po, sa gra e nuse te reja kanë lindë nder tortura ne birucat e sigurimit shtetit foshnje dhe janë masakrue pa mujtë me i dhanë bebeve te vogla nji ditë gjiun e Nanës!
Mija e mija femijë nder fshatra… edhe pse Nanat e tyne zgjoheshin pa dalë dielli dhe milnin lopët e kooperativës, nuk kishin te drejtë as me ushqye me qumësht femijët e vet, se kshtu kishin urdhnue “heroinat e deputetet” e Kuvendit Popullor… qe vetem, mendonin per “jeten e lumtur”… te femijëve tanë… E kush e beson kët sot ne Botë?
Ne vjetin 1974, i duhej gjak femijësh te porsa lindun me i dhurue Enver Hoxhës…
E sa femijë u mbyten ne maternitetin e Tiranës, me urdhën te kësaj “heroinë”, per me i shpetue jeten katilit Popullit Shqyptar..?! – Askush nuk flet! Vazhdon edhe sot frika!

Kjo bishë e pangopun me gjak fëmijësh, asnjiherë nuk ishte ndryshe nga shoku i vet terrorist e kriminel, por nuk gaboj, kur e them me bindje se, ndoshta, edhe ia kalonte atij barbari anadollak, qe edhe pa sy ne ballë e pa mend ne kry dinte me vue “firmen” e vet per tradhëti ndaj Atdheut, robni te Popullit Shqyptar, shfarosje inteligjence dhe te disa dhjetra Atdhetarëve, e ne “ditë feste” me çue dollinjë “Me gjak shqyptarësh-klerikësh”!
Sa gotat ka shkrepë kjo perbindshe gjaksore me terroristë per vrasje femijësh…
Me te tillë vrasës Foshnjesh dhe trashigimtarët e tyne…
Shqypnia sot troket ne dyertë e Europës!.. TURP !

2 thoughts on “KOBRA NEXHMIJE HOXHA”

  1. Vërtetë, mundet me i pas ruajtur e rritur fëmijet jetime e atyre që i vrane dhe i masakruan si armiq të popullit siq prrallisnin komunistet shqiptar të udhëhequr nga serbosllavët, por ato jetimore edukuan dhe prodhuan njeriun e ri të ashtuquajtur socialist, që i kanë shërbyer serbosllavëve dhe sot janë ende ne pushtet dhe Shqipëria po i vuan ato pasija edhe pas pesdhjet vitesh e do ti vuaj ende sepse pasardhësit e kësaj ideologjie famkeqe serbosllave janë ende dhe qeverisin në Shqipëri…!

  2. Vertet, krime jan bere, por asnji nuk besoj se ka then ”mir ja u beri femijve qe ishin bij te tradhetarve”, -per femijet askush nuk e ka then kete. Femijet jetim ishin apo nuk ishin bij te tradhetarve i merte jetimorja dhe i mbronte shteti. Njof shume femij te ketill qe jan rrit nga shteti ne jetimore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *