OPINIONE

HASHIM THAÇI DUHET TË JAP LLOGARI PËR LUFTËN

Shkruan: Naim Miftari

Hashim Thaçi ka qenë dy mandate kryeministër, pse kurrë nuk e formoj një komision hetues se si u vranë komandantët kryesor të luftës, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Muj Krasniqi, Toni Mici, Ilir Konushevci, Ahmet Krasniqi, Salih Çeku, Smajl Hajdaraj, Ilir Konushevci

Sipas njohurive që ne kemi në kohën kur fillojnë përgatitjet për rezistencën e armatosur kundër forcave serbe Hashim Thaçi dhe grupacioni i tij nuk kishe as njohurinë më të vogël pasi nuk ishin edhe të besuar. Marrim si shembull dy grupet e armatosura e shqiptarëve të Kosovës që shkojnë në mënyrë të organizuar në Shqipëri për të përgatitur për të filluar luftën në Kosovë në asnjërin në këto grupe nuk hasim emrin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Adem Grabovcit, Azem Syles, Xhavit Halitit. Duhet cekur se këto grupet e para të organizuara përbënin bërthamë kryesore të rezistencës të armatosur pastaj, marrim si shembull pjesëtarët e këtyre grupeve siç ishin Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti etj, të cilët edhe ishin bërthama kryesore e luftës së armatosur kundër forcave serbe në Kosovë. Aktiviteti e këtyre grupeve fillon më 1991 pas kthimit nga ushtrimet ushtarake, ata sollën një sasi të armatimi që më vonë u bë pishtarë e fillimit të rezistencës së armatosur kundër forcave të armatosura serbe. Në asnjë nga këto veprimeve nuk hasim në emrin e Hashim Thaçit ose të shokëve të tij. Duhet cekur se këto grupe pasi u kthyen nga Shqipëria u tradhtuan nga sigurimi i shtetit shqiptar por edhe nga ndonjë informator i brendshëm u bënë disa arrestime e disa tjerë që shpëtuan një pjesë u shpërngulën në perëndim sidomos në Zvicër dhe gjermani por një pjesë e madhe qëndroi në Kosovë dhe nuk e braktisen Kosovën kurrë edhe pse shumë herë shumë njerëz i Benin tentime ti largonin ata njerëz nga Kosova ata njerëz që ishin Adem Jashari Salih Çekaj dhe Zahir Pajaziti. Veprimtaria e Hashim Thaçit fillon të duket në mjegull gjatë viteve 1997 -98. Por kjo veprimtari e tij me shumë mund ta quajmë një veprimtari turistike pasi edhe në atë kohë nuk ishte figura kyçe e luftës. Rroli i tij filloi të rritej dhe të ketë ndikim pas arrestimit të grupit Nait Hasanit, pas vrasjes se Zahir Pajazitit dhe sidomos pas vrasjes se Adem Jasharit. Duhet cekur se UDB-ja fillon të ketë informacionin për UÇK 1997 ku arrestohet Besim Rama bashkëluftëtar i Adem Jasharit që bie në pritë të mirë organizuar nga UDB-ja dhe informatorët e tyre që ishin instaluar edhe ne UÇK. Pas kësaj roli i Hashim Thaçit rritet vrullshëm gjatë konferencës së Rambujese ku shërbimi sekret francez i njohur si mik i ngushtë i UDB-së serbe e kishin rekrutuar Hashim Thaçin dhe disa shoke të tij dhe shërbimi sekret francez kishte rolin kryesor të rritjes artificiale të rolit të Hashim Thaçit karshi delegateve tjerë shqiptarë sidomos karshi Ibrahim Rugovës dhe Rexhep Qosjes .

Nga kjo konferencë roli i Hashim Thaçit rritet ndjeshëm dhe fillojnë bombardimet e NATO-s. Shumë shpejt forcat serbe largohen prej Kosovës nga marrëveshja e Kumanovës pastaj vjen koha e pasluftës ku Hashim Thaçi do mbahet në mend gjatë tërë historisë si njeriu që e demobilizoj apo e shiti UÇK për interesa të veta politike ku mbi 10000 ushtare i la rrugëve në mëshirën e fatit. Pastaj Hashim Thaçi do të mbahet në mend si lider që ka kontribuar më së shumti që të atakohet UÇK-ja si organizatë terroriste apo si ushtri që ka thyer ligjet e luftës pasi që çdo krim i bërë ose ka vulën e Hashim Thaçit direkt me klanin e tij, ose e ka vulën indirekt për gjithmonë fajtor kujdestar mbet kjo UÇK-ja. Rroli i Hashim Thaçit do të mbahet edhe si lider i cili i ka tradhtuar të gjithë shokët e vet një pas një, lider i cili akuzohet në të gjitha akuzat ndërkombëtare por asnjëherë nuk merr përgjegjësi mbi veti. Lider i cili përfitoi në kurrizin e UÇK-së dhe luftës. Përfitoi si materialisht, si politikisht kur kishte dobi po kur duhej dhënë llogaridhënie para drejtësisë Hashim Thaçi deklaron se nuk ka qenë ushtar i UÇK-së, kurrë po ashtu ky lider dhe hero i luftës do të mbahet në mend edhe për sjelljen e Gjykatës Speciale për krime lufte kundër UÇK-së edhe pse gjykata ndërkombëtare Hagës kishe përfunduar at proces ku UÇK kishte dal faqebardhë. I kemi edhe disa vepra heroike të tjera te tij në aspektin negativ por që do ta bëjmë publik në të ardhmen.

Duhet cekur se çdo raport ndërkombëtar negativ lidhur me Kosovën për krimin e organizuar dhe me mos funksionimin e ligjit dhe sidomos korrupsionin ka nënshkrimin e Hashim Thaçit dhe klanit të tij. Duke mos i harruar vrasjet politike bisedat e dëmshme në dëm të Kosovës ku edhe ju hap dera për integrim evropian Serbisë. Kurse sot vendi jon Kosova, e cila gjatë luftës ishte viktimë lufte e Serbisë dhe sot Kosova jonë është vendi më i etiketuar, më i varfër, më i izoluar dhe më i akuzuar padrejtësisht dhe krejt këto janë suksese të atdhetarit Hashim Thaçi, i cili vendin tonë me një grusht njerëzish sot milionerë vendin tonë e kanë bërë një shtet fantazmë dhe jo funksional me pushtet kriminal i korruptuar deri në fyt. Kam bindjen se mirë jem sot ku do jem nesër vendin tonë sot e braktisin qindra mijëra njerëz duke ikur nga padrejtësia dhe nga varfëria ekstreme sot mijëra mjek, inxhinierë, ekspertë po e braktisin vendin tonë.
Hashim Thaçi ka qenë dy mandate kryeministër, pse kurrë nuk e formoi një komision hetues se si u vranë komandantët kryesor të luftës, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Muj Krasniqi, Toni Mici, Ilir Konushevci, Ahmet Krasniqi, Salih Çeku, Smajl Hajdaraj, Ilir Konushevci. Pse nuk doli kurrë ta mbronte UÇK-në nga etiketimet e pas luftës e që vinë pikërisht nga veprimet kriminale të klanit Thaçi. Kurrë nuk dha shpjegim nga betejën qytetarët e Kosovës që shkuan dhe u bënë luftuar fanatik të ISIS-it. Pse se shpjegoj kurrë se nga u pasurua familja e tij e afërt kur dimë se kanë punuar para luftës disa punëtor krahu në vjen të Austrisë, kurrë nuk dha shpjegime për akuzat që i bënë për vrasje dhe konspiracione kundër komandantëve të luftës dhe kundërshtarëve Politik. Nuk dha shpjegim kurrë si u rekrutua nga shërbimi sekret DGSE franceze aleate tradicionale e Serbisë dhe UDB-së serbe. Kurrë nuk dha shpjegim lidhjet e vëllait të tij me sigurimin sekret serb UDB nuk dha shpjegim si ju arrestua vëllai me qindra mijëra marka pas luftës. Nuk dha shpjegime rreth rolit të tij në ndarjen e Mitrovicës dhe sidomos nuk dha shpjegime kurrë pse hyri në biseda me Serbinë, ku Serbisë i hapi dyert për Evropë kurse ato lëshime nuk i sollën asgjë pozitive Kosovës deri sot. Ku mbeten premtimet rreth zhvillimit ekonomik të shtetit, rreth funksionalitetit të drejtësisë, rreth luftës kundër korrupsionit, rreth liberalizimit, e shumë gjërave tjera. Kurse mua një ditë do të jetë i detyruar të më jep shpjegim të kujt ishin ata njerëz që tentuan të më vrasin disa herë pas luftës dhe njerëzit që më sulmuan fëmijët, anëtarët e familjes me breshri armësh automatike, tentuan të më shkelin me veturë?. Sulmi me bomba dore por edhe kush janë njerëzit që sot sillen rreth nesh? Sidomos ai dhe Kadri Veseli do të më japin shpjegim një dit si dhe pse dërguan dosje të rrejshme, të sajuara nëpër ambasadat botërore, jo vetëm për mua por edhe për qindra njerëz tjerë kundërshtar të tyre politik? Kanë tentuar në rastin tim të më neutralizojnë si person, sidomos kritikat e mija ndaj tyre dhe të ma shpjegojnë si më përjashtuan nga policia pa kurrfar të drejte dhe shumë e shumë gjerash dhe rreziqesh që po kalon familja ime që nga shkurti i vitit 2000, e sidomos 5 vitet e fundit pas dëshmisë time në EULEX…

Autori është ish-pjesëtarë i lartë i UÇK-TMK-G2, ish- pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe ish pjesëtar i SHIK-ut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *