POLITIKA KOMBËTARE

Balli Kombëtar Demokrat, shpresë për kthesë pozitive në Kosovë

Shkruan: Florim Zeqa

Skena politike kosovare

BKD-ja synon shtrirjen gjeografike mbarëkombëtare

Interesimi i madh i elektoratit për subjektin më të ri politik në Kosovë, vjen si rezultat i zhgënjimit në subjektet e deritanishme politike, qofshin ato në pushtet apo opozitë

agimcurriMuaj më parë, respektivisht nga 21 dhjetori i vitit të kaluar skenës politike kosovare i është shtuar edhe një subjekt i ri politik. Fjala është për Ballin Kombëtar Demokrat. Menjëherë pas certifikimit si subjekt politik nga KQZ-ja, veprimtarët dhe aktivistët e BKD-së kanë intensifikuar punën e tyre në shtrirjen gjeografike të degëve gjithandej Kosovës. Deri më tani BKD-ja ka formuar degët në Besianë, Ferizaj, Gjilan, Viti, Gjakovë, Prishtinë, dhe së fundmi në Kamenicë,…se shpejti pritet t’i formojnë në Pejë, Mitrovicë dhe qytete të tjera të Republikës së Kosovës. Përderisa kuvendin zgjedhor BKD-ja do ta mbajë më datën 10 qershor në qytetin e Lidhjes Shqiptare – në Prizren. Puna në themelimin e degëve dhe nëndegëve kudo nëpër Kosovë është e vazhdueshme, ngase kërkesat e elektoratit për anëtarësim në BKD janë në rritje e sipër. Ky interesim i madh i elektoratit për subjektin më të ri politik në Kosovë, vjen si rezultat i zhgënjimit në subjektet e deritanishme politike, qofshin ato në pushtet apo opozitë.

Bashkëpunimi i zgjeruar me sipërmarrjet vendore

Njëherësh motivimi shtesë i elektoratit për BKD-në është fakti se, ky është subjekti i parë politik i pasluftës, që vjen në frymën e pastër kombëtare, me ide, program dhe vizion të qartë kombëtar. Për dallim nga subjektet e tjera politike, BKD-ja, elektoratit i ofron një qeveri të spektrit të djathtë, me vetëm 7 ministri, një administratë profesionale shtetërore, të depolitizuar tërësisht dhe në shërbim të qytetarëve. Për dallim nga qeverisja aktuale megalomane me 21 ministri, përcaktimi qeverisës së BKD me vetëm 7 ministri (sipas modelit zviceran), e dëshmon qartë vizionin për ndërtimin e shtetit e jo marrjen e pushtetit për zhvatjen e shtetit siç vepruan qeveritë e deritanishme në Kosovën e pasluftës. BKD-ja synon arritjen e reformave të thella në të gjitha institucionet, duke filluar nga arsimi, shëndetësia, drejtësia, ekonomia, kultura,…etj. Po ashtu prioritet i këtij subjekti politik do të jetë avancimi i bizneseve vendore. Ndërlidhja dhe bashkëpunimi i arsimit profesional me bizneset vendore,…përveç përvojës, nxënësit do ta kenë të garantuar edhe punësimin pas përfundimit të studimeve. Bashkëpunimi i zgjeruar me sipërmarrjet vendore, është bazament i fuqishëm për arritjen e reformave ekonomike, garantues i marrëdhënieve të shëndosha punëdhënëspunëmarrës,…model ky i bashkëpunimit të suksesshëm në shtetet e zhvilluara euro-perëndimore (Zvicër, Gjermani, etj).

Klasa e dështuar politike

BALLI KOMBETAR DEMOKRATObjektiv tjetër madhor i BKD-së është unifikimi i tregut ndërshqiptar dhe heqja e tërësishme e kufirit Kosovë- Shqipëri. Zhvillimi ekonomik dhe unifikimi i tregut mes dy shteteve shqiptare, është synim që duhet t’i paraprijë bashkimit formal dhe juridik të shqiptarëve në Ballkan. Të njëjtën politikë BKD-ja do ta ndjekë edhe sa i përket Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Sportit dhe shumë sferave të tjera me interes dhe me vlerë integruese kombëtare. Një Akademi e Shkencave dhe Arteve Shqiptare do të ishte më e dobishme për ne, se sa këto dy gjysmë akademi të politizuara që i kemi sot. BKD-ja, si një parti me shtrirje gjeografike mbarëkombëtare do të insistojë për lirinë e plotë të organizimit politik dhe heqjen e të gjitha pengesave ligjore dhe barrierave artificiale të politikave ditore, që e pamundësojnë funksionimin e subjekteve me shtrirje mbarëkombëtare. Deri më tani, për shkak të pengesave ligjore, BKD-ja ka arritur të regjistrohet vetëm në Shqipëri dhe Kosovë. Mirëpo janë duke u bërë përpjekje serioze për regjistrim edhe në Maqedoni dhe vise të tjera të banuara me shqiptar. Me një fjalë, BKD-ja synon shtrirjen gjeografike mbarëkombëtare, në një organizim të përbashkët, ku përfaqësohen: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova Lindore, Çamëria dhe mërgata shqiptare në përgjithësi. Për fund, ia vlen të theksohet se, deri në kuvendin zgjedhor të 10 qershorit, kryetar i përkohshëm i BKDsë është emëruar Bekim Baftiu nga Ferizaj. BKD-ja, përveçse ofertë serioze për elektoratin kosovar në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen shumë shpejt, paraqet shpresë për ndryshime pozitive dhe përmbajtësore në skenën politike kosovare. Është momenti i fundit që elektorati kosovar të vetëdijesohet dhe të votojë për programe të qarta kombëtare, të kapshme dhe të realizueshme njëkohësisht,…e assesi të mos mashtrohet pas premtimeve (boshe) megalomane të klasës së dështuar aktuale politike. Vetëm një klasë e re politike, një frymë e pastër kombëtare, e udhëhequr nga intelektualë të nivelit të lartë, analistë dhe gazetarë të guximshëm, veprimtarë dhe aktivistë të devotshëm të çështjes kombëtare mund ta nxjerrë vendin nga humnera e klasës së papërgjegjshme politike. Vetëm një fillim i ri, një organizim i ri, një lëvizje e re politike e përmasave kombëtare, me një platformë të qartë qeverisëse bazuar në zhvillimin ekonomik dhe mbrojtje të interesave kombëtare, do ta nxjerrë shtetin nga kthetrat e uzurpatorëve dhe ta shpëtojë vendin nga katandisja e mëtutjeshme politike, socio-ekonomike dhe kulturore.

2 thoughts on “Balli Kombëtar Demokrat, shpresë për kthesë pozitive në Kosovë”

  1. Ato harta perse i ben Arber Gashi???????!!!!!!!!. Per te mashtru popullin?!. Urdheri per te firmos per Zaednicen dhe per kufirin me M. e Zi e dha AMERIKA, por nuk shikoj qe ju te kini debatuar ndonji here per kete me miqt tuaj amerikan?!. Perse dilni aty para botes me copa letre kot. Amerika thot ”mbani letrat ju, se sterkemshin di une se si ja u bej”.

  2. Hajde me hajer , nje keshill do tjau jep e ndoshta me vone edhe voten, mos pranoni askend qe ka qene nje here ne nje parti tjeter nese doni te mbijetoni keshtu i largoni edhe spiunet prej partis .suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *