OPINIONE

Perpara per Beteja te reja….

Shkruan: Adriatik Riza Dosti

Tani po, per nje jave rresht u morrem me kongresin e socialisteve dhe i beme naften cdo gjeje.
Tani po, qe u shkelyme me dysh duke pasqyruar sherrin mes Rames e Blushit, si ngjarja me e madhe e Shqiperise.
Tani po, kur perfunduam me sukses te plote punimet e kongresit te PS dhe miratuam me unanimitet statusin e ri te saj.
Tani po, kur caktuam edhe daten e Referendumit per te Rizgjedhur e Perjetesuar Shokun Edi si Sekretar te Pare te P P S SH…
Tani po, kur Blushin e shpallem armik me shumice votash…
Tani po, kur me shokun Majko ne krye krijuam edhe Jurine e re per te ardhmen e brezit te trete komunist ne Shqiperi, me emrin FRESSH VOICE…
Tani po, kur vume edhe Baba Mondin e Bektashinjve te mbjelle peme tek Liqeni i Veliajt.
Tani po, qe kemi shlyer komplet borxhin e jashtem te Shqiperise, madje edhe me shume se aq.
Tani po, qe zgjodhem edhe Byrone e re Politike te KQPPSSH te perbere nga shoket: Rama, Ruci, Majko, Balla, Brace, Kokedhima, Klosi, Tahiri, Veliaj, Dako, Sejdini…
Tani po, qe çuam edhe Dhimitrin ne Athine, per te pare nga afer se cfare mendojne Qirjot greke per sukseset tona…
Tani po, qe presim se shpejti edhe Vuçiqin te na vije me tren ne Durres…
Tani po, qe italianet ”do na ndihmojne ” te presim mijera refugjate siriane e nga e gjithe bota ne trojet tona …
Tani po, qe presim edhe mijera Muxhahedine per ti shqiptarizuar…
Tani po, qe sollem ketu ne Amerike Lulin e qe na i beri te qarte njehere e mire se do te kete edhe Reforme ne Drejtesi por edhe Zgjedhje te reja…
Tani po, qe Lideri i Opozites deklaroi se ka ardhur koha per nje lloj demokracie te tipit te ri ne Shqiperi ndaj dhe Deputetet e ardheshem nuk do te jene me shume se 35 vjecare.
Tani po, qe cuam ne Permet per te pare e qare nga afer hallet e popullit fukara, Grida Dumen e veshur si per pasarele e sfilate mode e me çizme gjer tek gjuri dhe e lyer dhe e zhgerryer si kukumjaçke.
Tani po, qe ne te ketejshmit çuam Obamen ne Kube e qe menjehere pas kthimit nga vendi komunist i Lugatit Fidel Kastro, ai do te prese Pinjollin e ri te komunisteve te Tiranes Ramen.
Tani po, O Shqiperia ime e ti o populli shqiptar qe pranove e sanksionove ne mes te Tiranes e ne mes te dites me diell, vazhdimin e Diktatures.

Tani s’ ke e nuk ke per te pasur me derte ne jete te jeteve.
Ndaj rrofsh e qofsh i lumtur ne trojet e tua ametare.
Le te rrjedhe çeliku, per dyfek e plugje.
Le t’ pelcase armiku, moj Kala e Kuqe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *