OPINIONE

Për të Qarë, e për të Qeshur

Shkruan: Adriatik Riza Dosti

Kongresi i Socialisteve sipas kendveshtrimit tim

U mbajt ne ate ”shtepi”qe u ideua per Enverin, i cili megjithe perpjekjet kolosale te Partise – meme per ta mbajtur ne jete me cdo kusht, nuk arriti ta gezoje dot pasi ktheu kembet nga dielli…

U mbajt ne po te njejten godine te cilen 25 vite me pare e inaguruan Alia e Nanon qe i dorezuan e i lane ne duar te sigurta stafeten njeri tjetrit…
U mbajt ne kete ndertese qe me te tera c’ ka brenda e jashte saj sot po i gezon Edi..nipi i Spiro Kolekes….

Kongresin ja lane ta hapte kanakarja i Edushit, Erioni i Veliajve qe shquhet per besnikerine e tij ndaj Shefit. Me pas punimeve te tij ju jep drejtim siç thote populli, fshatari i Galigatit, Taulanti.

Me sa duket, Braçen ose ”floririn e vogel te tyre”, e kishin lene diku ne mes te salles per te prishur Syrin e Keq se helbete, ka plot qe s’ na duan, na kane inat e xhelozohen prej sukseseve tona, ka thene i Pari i tyre. Ka zera qe thone se, Braçe ziun e kishin vene Roje tek dera te ruante se mos kokekrisuri Berisha vinte, hynte ne salle e ju prishte kongresin…

Vertet po sikur te behej realitet kjo mrekulli imagjinare c’ do te ndodhte! Gallate e madhe besoj, pasi imagjinoj qe te gjithe kush me shume e kush me pak do fillonin te ulerisnin, vrases, kriminel, tradhetar, ne burg, atje e ke vendin, ne litar, ne litar etj. etj,, e vetem keshtu vemendja do te perqendrohej tek Saliu dhe vetem keshtu mund te shpetonte i ziu Blushi… .

Nejse, thone qe dikush ngaterroj skenarin e per kete do pergjigjet pasi Kongresi duhej te celej me Internacionalen, por gjithesesi Shefi ka premtuar se patjeter qe do e mbylli me te, se s’ ka kuptim perpjekja e tyre per nje Rilindje e nje Bote te re…

Me pas nisen pershendetjet e te ftuarve dhe miqve. Pas Ilir Ngjales qe e nisi me, i dashur Edi, kur vetem pak kohe me pare publikisht do ta etiketonte me njemije e nje te zeza e do ta quante Kryeqelbesire, e ku per nje çast kamera inkuadron diku te fshehur mes Delegacioneve te huaja edhe Avokatin -rilindas, Spartakun e Ngjelave (ndoshta e keni piketuar si Avokat te Referendumit eeeee.). Fjalen pershendetese e kane miqte e huaj…

Mafiozet italiane te pertej detit ju sjellin pershendetjet vellazerore kontrabandisteve shqiptare te ketej detit! Salla duartroket…

Nuk e di pse ne keto çaste mu kujtuan miqte per koke marksiste -leniniste qe ftonte e mbante me te ngrena e me te pira Enveri ne kongreset e tija, si Zhoao Amazona, Raul Marko, Ernst Aust, Fosko Dinuci, Nguen Van Kho etj. etj.

Po aziatiket ku i keni mooo pyeta menjehere veten, pasi nuk pashe asnje sy bajame ne salle, ku jane shoket e te njejtin ideal nga Kina, Vietnami, Koreja e Kamboxhia? Kryeministri juaj ishte edhe ne Pekin, apo harroi tu linte ftesen? Po vellezerit arabe ku i kini fshehur, pse si nxorret tu pershendesnin, apo jane te zene me ISSIS – in? Po te derguarit e Vuçiqit pse nuk erdhen, apo u mjaftuat me grekun Avramopulos qe ju lau e ju lyeu si deshte vete? Po nje Hoxhe mo a nje Janullatos qe tu jepte bekimin pse s’moret more derezinje, qofte si hajmali apo qofte edhe per t’ju puthur doren? Puthadora e Bythelepirja ka qene e eshte ne traditat e kongreseve tuaja; si ka mundesi qe e harruat kete?

Pandushken e Majkove e kishit poroositur te trashte zerin, i ziu ai ç’ hoqi per te qene sa me i besueshem ne rolin e ri! Po me Arten c’ patet mo, pse e perfolet dhe e nderprete dhe pse ju kundervute aq keq e aq shemtuar, apo meqenese e quani si ”krahu i Blushit? Vete Blushit te ulur diku aty ne salle pashe qe i kishit vene nja dy te forte ne krah, para e mbrapa tij. Helbete ç’fare nuk pritet nga ai lloj ”Rrebeli”, ndaj mire kishit bere! Me pelqyen shume edhe ata Fishkellyesit me pagese qe kishit marre per cdo lloj te pa priture apo evenimenti te pa parashikuar ne skenar dhe nuk mu duken te gjithe nga Elbasani, kishin shperndarje gjeografike te admirueshme kete rradhe.

Po Nano si ka mundesi qe su begenisi fare, kete te them te drejten nuk e mora dot vesh dhe peng me mbeti!? Po ai eshte edhe themeluesi juaj o ditezinj! Ai te mori ty Edvin nga poshte urave te Parisit e te solli belldum e ne krye edhe pse hengri koken e vet e i beri varrin vetes, edhe pse ti me pas e çove ate poshte Ures se Lanes ne Tirane.

Nejse, kushedi i prishet mendja dhe vjen sot ne diten e dyte, nese eshte esell sigurisht se po qe me ndonje gote perpara, ha, ha, as mos e prisni as sot e as mot… Nje tjere gje qe me mbeti merak ishte se ato grate e Beratit e te Vlores, nuk i pashe gjekundi. Ato more qe kane deklaruar publikisht se vete e femijet e tyre pa buke rrine, vetem qe ju te shkoni mire e te mos ziheni!

Me pas foli Gramozi qe tha se, “Shtepia me tjegulla, Partia ka rregulla”. Me kujtoi te gjorin Dragush te 21 Dhjetorit i cili kishte probleme mendore e rrinte rrinte e nje e dy u thoshte miletit, kush ka bllok e kam shok!

Si pak e çuditeshme mu duk matematika e Kryetarit tuaj tek deklaroi boterisht se kemi marre 1.6 miliarde dollare borxh por kemi shlyer 2. 2 te tilla! Ndoshta teprica ka te beje me faktin qe ju keni vjedhur aq shume shqiptareve sa qe nuk dini nga ti çoni parate apo meqenese u be deti kos, e o burra, kush te hape thesin e te genjeje me shunme!? Keni humbur edhe llogjiken me elementare te numerimit, shumezimit e pjestimit, a derezinj?

Kryetari juaj fliste e fliste pa pushim, e une mendoja me syte mbyllur, mirepo kujt i ngjan kaq shume ky kodoshi i tyre? Me ne fund e gjeta, DUçES, ndaj thashe i çliruar me veten, e duan kaq fort italianet kete dhe i bejne goxha elozhe!

Bete ç’ bete dhe s’ pranuat formulen e zgjedhjeve por e çuat me Referendum. Jam i sigurte qe do ja dilni e do fitoni, pasi Referendumeve ja keni marre mire doren juve… S’ thoshte kot i gjori Pjeter Arbnori, qe ju nuk jeni socialiste por jeni Specialiste. Ju kujtohet ”sa bukur” e sa embel ja futet Mbreterise e Mbretit ne Referendumin e Nanos tuaj vite me pare?

A e pate mo, se si u zune Kokedhjeri juaj me Gramozin e Partise se djeshme e te sotme per Pashallekun e Jugut e per rolin e Kryepashait ne te? Nejse, punet tuaja, sorra- sorres ja nxjerre syte thote populli! Koken hengershi ishalla…

Por ama eshte koincidence e bukur dita e Referendumit tuaj, 9 Prilli! Eshte dita kur 31 vjet me pare ngordhi Babai juaj shpirteror Enveri, e me sa duket meqenese 31 -shi eshte numer fati, po ate date keni vendosur te Ringjallni Edin tuaj! Ju vafte mbare e i pafshi hajrin. Rrufjaner te medhenj jeni, ku ju ka vajtur mendja a derezinj?

E ne fund, por natyrisht jo e fundit pasi tragji – komedia juaj ende vazhdon, qesha fort kur degjova vleresimet e pershendetjet qe i bete ish kryetarit e themeluesit tuaj te para 25 viteve, kumarxhiut Nano! Fjalet e dala nga goja e Edit dhe e Gramozit nuk e di pse me kujtuan nje tekst urimi standard e teper idiot neper kartolinat shqiptare te Vitit te ri, ne kohen e Qoftelargut, ku thuhej, “sa ka deti peshq e ngjala aq nga neve ke te fala”.
E meqe ra fjala, ku keni lene me Peshq e Ngjala ju ne detet shqiptare o te babezitur?
Nejse, Tu rroje Partia, tu rroje Kryetari, se kush ju ka inat ju shanë, e pra, ju marrte te keqen! Tani pershendesni me grusht bashkuar, qe te dilni me te forte prej aty ku jeni ngujuar dhe aman, se me mbetet hatri e behem keq vertet, se mos harroni te kendoni ne mbyllje Internacionalen ok, se me pelqejne fort vargjet e saj, “Per veten tone do ndertojme – boten e re ne vend te saj”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *