POLITIKA KOMBËTARE

Ky kongres që do mbysë Shqipërinë

Shqiptarët s’e kanë harruar ç’ndodhte pas kongreseve të tilla ku dënoheshin “puçistët” dhe lajmëroheshin “fitorjet” e reja. Pas këtyre kongreseve, vinin fushatat e spastrimeve, arrestimet dhe varfërimi i mëtejshëm. Sërish bijtë e Bllokut po tentojnë të mbysin në zanafillë rezistencën ndaj hajdutërisë, duke shpallur se ky kongres s’ka rrugë tjetër veç përjetësimit të Edvinit. Zgjidhja është e pashmangshme, më mirë mbysim një lidership delirant, sesa të lëmë një kongres të mbysë gjithë Shqipërinë.

Për gjysmë shekulli, Shqipëria ishte e mbytur nga Kongreset. Sa më shumë rritej numri i tyre, aq më shumë zvogëlohej Shqipëria si në aspektin ekonomik, ndërsa shqiptari bëhej kockë e lëkurë. Ishin këto kongrese që rrënuan Shqipërinë, që e mpakën atë dhe që e gremisën në humnerën e zisë së bukës. I njëjti kongres i zi u risoll nga llurba komuniste në detajet më të vogla, me spastrime dhe denoncime politike, me thirrjet “shok e shoqe” e deri tek pllanet 5 vjeçare të ekonomisë. Urdhri i organizatorëve të kongresit është shpalosja e “unitetit të çeliktë” rreth kryetar Edvinit, dënimi me pamflete i grupit armiqësor të Ben Blushit dhe shpallja e një plani pesëvjeçar për përmbushjen e aksionit politik “Poshtë Shqipëria e Rroftë Partia”. Edhe përfaqësuesit e partive simotra, ilegale ose jo, u futan për të shpalosur puçin e grupit armiqësor “Blushi”.

Që Kongresi do të mbysë Shqipërinë, këtë na i tha vetë shoku Edi Rama dhe udhëheqësit e tjerë të partisë, të cilët shpallën projektin politik “Partia mbi Shqipërinë”. Apriori, organizimi i kongreseve të këtij formati flet për një regjim që është drejt fundit të tij. U dalluan qartë simptomat tek fjalimi i Edi Ramës i cili tha se shqiptarët janë më të lumturit në botë, paçka raporti i OKB-së flet për një popull që po shkon me shpejtësi drejt një depresioni ekonomik dhe social. Jemi të parët në gjithçka, u tha nga i vetëshpalluri kryetar i përjetshëm i PS-së, ndërsa raportet e Bankës Botërore apo BERZH-it tregojnë se shqiptarët dhe Shqipëria paguajnë më shumë taksa në rang evropian, janë më të paushqyer se rajoni ndërsa borxhi i marrë nga qeveria vetëm këto 3 vite po shkatërron premisat e rritjes ekonomike të vendit. Po, bash këtu është funksioni i të tilla kongreseve, si një makineri e ndrydhjes së realitetit. Shqiptarët nuk duhet të besojnë stomakun e tyre bosh, nuk duhet të besojnë xhepat e tyre bosh, nuk duhet të besojnë tek papunësia, nuk duhet të besojnë tek taksat e larta, tek korrupsioni qeveritar. Shembulli më i qartë i kësaj është reklama qeveritare që paguhet me paratë e shqiptarëve të papunë ku thuhet “Shqipëria ka punë, por duhen profesionistë”. Për delet, nuk ka punë thotë kryeministri, duke iu referuar atyre “budallenjve” që nuk e votojnë. Bashkë me Kongresin e iluzioneve, zbardhet se në Shqipëri po ndodh një luftë midis një bote imagjinare dhe një bote reale, mes iluzionit dhe realitetit, ku e para synon të mbivendoset mbi të dytën, duke krijuar një “mendje të sëmurë” e me cene psikologjike siç është denoncuar vetë Edi Rama. (Gazeta55)

One thought on “Ky kongres që do mbysë Shqipërinë”

  1. POPULLI I SHQIPRISE, MOS I HARONI BARBARIZMAT KARSHI MOTRAVE VELLEZERVE BABALLARVE NENEVE. DAILLARVE. XHAXHALLAERVE HALLOVE, TEZEVE. KUSHURINJT TE LARGET OSE TE AFERT. KATILI I PA DUPLIKUAR ZAGARI I KOMBIT GJAKATAR QE NUK U NGOP ME GJAKUN E SHQIPTAREVE KASAPI ENVER HOXHA BASHK ME ATE SHTRIGE NIXHMIJE HOXHEN, SI DHE ANTARET E PARTIS SE QELBUR KOMUMUTVE , QE BEN KERDINE DUKE VRARE QE TA MBANIN KAREGLLAT QE ZAPTUAN, NE QOFTE SE POOPULLI IM NUK KAN MESUAR NGA E KALUARA , CNJERSORE QE BERI PARTIJA KOMUMUTE QE SOT DUKE NDRUAR EMRIN SOCJALISTE, JAN QE TE TERE KELUSHET E KOMUMUTVE. ME NE KRYE EDI RAMA, ILIR META. FATOS NANOJA DHE NJA 85 PERQINT DEPUTEVE TE ZGJEDHUR NGA VET EDI RAMA, QE TE TERE JAN TE KOREPTUAR , NUK KAN NDJENJA PER JU, PO VETEM PER CEPAT E TYRE, NUK KAN DALE NGA FAMILJET PATRIJOTESH SHUMICA JAN GREKOMANE, , MBASI ATA NDJEKIN GJUHRAT E KATILIT PEDERAST ENVER HOXHES, PO BEJNE DETYREN E LENE NGA VET AY MASKARA KOMBETAR ENVER, MOS FLINI POR PROTESTONI PER DETE MBASI KINI KUSH TJU MBROJE, MOS LINI KOMBIN MBASI ATA ATE DUAN , QE TJA SHESIN GREKUT ANET QE ATA GJAKATARE E KAN BERE ME QINDRA VJETESH TE KALUARA DHE PO TE KEN NE DORE DO TA PERSERITIN ME KEQ , PRANDAJ MOS VOTONI PER SHKATERIM HIDJNI JASHT ATA KOMUMUTE ,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *