OPINIONE

Klasa e dėshtuar politike, sindromė kancerogjen i shtetit tė Kosovės

Shkruan: Florim Zeqa

Sėmundjet pasojė e luftės, varfėria “rezultat” i egoizmit njerėzor !

Tetė vjet vendnumrim, rrethėrrotullim, tetė vjet rrėshqitje dhe izolim ndėrkombėtar pėr Kosovėn nuk janė pak, madje janė shumė pėr njė shtet nė formim e sipėr, janė tepėr shumė pėr njė popull mė varfėri ekstreme.

Por akoma mė tė rėnda bėhen pėr popullin e varfėr, pėr faktin qė pėr tetė vite rresht mbi supe barti njė kastė politike tė korruptuar dhe shantazhuar, duke u pasuruar skajshėm nė kurriz tė saj!

Tetė vjet regres politik, ekonomik, social, shėndetėsor, kulturor, sportiv, edukativ dhe moral tė shtetit tė Kosovės, do tė mbetėn gjatė nė kujtesėn e popullit,…tė shkruara apo tė pashkruara qofshin ato!

Pėrderisa liderėt shtetėror bėjnė gara nė kapjėn e tenderėve milionėsh nė proceset e privatizimit,…popullata e lodhur nga varfėrija numėron kilogramėt e fundit tė miellit dhe artikujve tjerė ushqimor nė shtėpitė e tyre,… tė sėmurėt qė askush nuk pėrkujdeset pėr ta, numėrojnė ditėt e fundit tė jetės,…janė qeniet mė tė pafajshme, qė s’janė gjė tjetėr veqse viktima tė keqqeverisjes dhe abuzimit tė liderėve partiak me institucionet e vendit.

Tė pėrditshme janė bėrė storjet televizive e tė rinjėve dhe fėmijėve me sėmundje tė rėnda. Vetėm muajin e fundit i kemi mė dhjetėra raste qė kėrkojnė ndihmėn pėr shpėtim.

Sikur rastet e sipėrpermendura tė tė sėmurėve tė ishin tė komunitetit serb, me siguri gjėrat do tė trajtoheshin pak mė ndryshe.
Jo vetėm qė do tė mirrej seriozisht Qeveria e Kosovės mė kėtė problem, kjo do tė shkonte tutje pėr trajtim edhe nė KS tė OKB-sė dhe nė instancat tjera ndėrkombėtare.

Pėr çka, shumė shpejtė do tė ndėrmirreshin masa urgjente pėr shėrimin e tyre si brenda ashtu edhe jashtė vendit.
Pėr ironi tė faktit, askush nė Kosovė nuk dėshiron apo nuk e ka guximin tė merret me shkaqet e kėtyre sėmundjeve tė rėnda, pėr tė cilat akoma nuk ėshtė bėrė asnjė akzaminim apo hulumtim profesional nga mjekėsia ligjore!

Si ka mundėsi tė ndodhė kjo nė vendin i cili ka qeveritarėt mė tė pasur nė rajon, deputet milionera, kryetar komunash poashtu milionera!

Si ka mundėsi tė vdesin njerėzit nga sėmundjet e rėnda nė vendin ku po ndėrtohėn Autostradat mė moderne dhe mė tė kushtueshme nė rajon?

Si ka mundėsi e gjithė kjo “odiseadė” sėmundjesh tė kaloj e pa vrejtur nga qeveritarėt dhe milionerėt kosovar?!
Edhe sa jetėra tė njoma duhet tė fikėn, pėr tė prekur ndėrgjegjėn e fjetur qeveritare?

Pse hesht qeveria karshi njė fenomeni fatal tė qytetarėve tė vet?

I kuptojmė angazhimet e qeverisė sė kosovės pėr akomodimin e pakicės serbe nė rrjedhat e sistemit politik, por krahas kėsaj nuk do duhej harruar as shumicėn shqiptare nė vend,…tė paktėn, duhet t’i dėgjojnė zėrat e atyre qė kėrkojnė ndihmė pėr shpėtimin e jetėve njerėzore!

Pėr dallim nga problemi i pakicave serbe, qė ėshtė kryekėput politik, problemi i sėmundjeve tė rėnda vdekjeprurėse ėshtė problem nacional i shumicės shqiptare, por mbi tė gjitha ėshtė edhe problem humanitar.
Nėse Qeveria e Kosovės nuk ėshtė nė gjendje tė mirret e vetme me shėrimin e qytetarėve tė saj, atėhere pse tė mos e kėrkojė ndihmėn e komunitetit ndėrkombėtar, nė ketė rast UNHCR-it, UNICEF-it apo organizatave tjera humanitare, pėr shpėtimin e shumė jetėve tė njoma dhe tė pafajshme tė qytetarėve tė varfėr tė vendit tė tyre!
Heshtja e qeveritarėve nė Prishtinė ndaj dukurisė sė sėmundjeve vdekjeprurėse e tė rinjėve shqiptar, e ka vetėm njė spjegim-mjerimin dhe egoizmin njerėzor nė tė cilin kanė rėnė.

“Varfėria nuk ėshtė vepėr e Zotit, por vjenė si rezultat i egoizmit njerėzor”

Nuk e di, si nuk i vret ndėrgjegja kėta pushtetarėt e sotėm, qė dikur aq shumė thirreshin nė vlerat e luftės, disa prej tė cilėve ishin edhe pjesė e luftės, pėrderisa sa tė tjerė ishin jashtė vendit dhe luftėn e “shijonin” vetėm pėrmes TV-sė, kur nė Kosovė luftohej pėr jetė a vdekje.

Ndėrsa sot, quditėrisht po bėhen tė shurdhėr dhe tė verbėr, para njė situate tė rėndė socio-ekonomike dhe shėndetėsore tė bashkėluftėtarėve tė tyre.

Luftėtarėt. dėshmorėt, invalidėt, martirėt, nuk meritojnė tė mbetėn tė harruar nga shteti, e assesi tė mbesin raste socilale dhe nė mėshirėn e Zotit!

Ata luftuan per njė shtet tė lirė e tė barabartė pėr tė gjithė. Mirėpo pėr fat tė keq, sot vlerat e lirisė po i gėzojnė pseudopatriotėt, pėrfituesit e luftės tė konvertuar nė politikan-biznesmen.

Si pasojė e kėsaj, sot luftėtarėt nuk i gėzohen lirisė e as pavarsisė sė pėrgjysmuar, pėr tė cilat dhanė gjymtyrėt e trupit tyre,…tė mbetur pa asnjė pėrkujdesje shtetėrore, tė nėpėrkėmbur e pėrbuzur nga shoqėria dhe shteti!
Nuk ėshtė nderė pėr njė vend tė sapodalur nga lufta, qė nė njėrėn anė tė ketė politikan milionera, ndėrsa nė tjetrėn ish luftėtarėt e lirisė mbledhin kanaqe rrugėve pėr tė mbijetuar nga varfėria!
Kjo gjėndje e krijuar, pėrveq sė e dhimbshme, mund tė jetė edhe njė rrezik pėr njė shpėrthim mė pėrmasa pėrmbysėse pėr shtetin e Kosovės!

Ska dyshim se plagėt e shtetit tė Kosovės janė tė shumta dhe tė shumllojshme: varfėria, papunėsia dhe shpėrngulja…janė plagėt tė ardhura si pasojė e mungesės sė zhvillimit ekonomik, krimit tė organizuar dhe korrupsionit nga mungesa e funksionimit tė sistemit tė drejtėsisė,…dėshtimet nė sistemin arsimor, shėndetėsor, kulturor tė vendit dhe shumė e shumė tė tjera,…por mbi tė gjitha ėshtė klasa e dėshtuar politike, e shndrruar nė sindrom kancerogjen tė shtetit tė Kosovės.

Pushtetarėt, janė dhe do tė mbetėn edhe pėr njė kohė tė gjatė bartėsit e tė gjitha plagėve tė shtetit, gjitha vuajtjeve dhe mundimeve, thyerjeve shpirtėrore dhe zhgėnjimeve tė qytetarėve.

Pa largimin total tė kėsaj klase kancerogjene nga pushteti, pa ndėshkimin e tė inkriminuarėve nė krime dhe korrupsion, pa depolitizimin e institucioneve tė pavarura dhe pa rimėkėmbjen ekonomike tė vendit do tė ishte iluzive tė flitet pėr ndryshime pozitive, e aq mė pak pėr parandalimin e shpėrnguljes sė shqiptarėve nga trojet e veta etnike.

Imoraliteti i kastės aktuale politike kosovare i ka kaluar tė gjitha limitet

Kur jemi nė kėtė segment, tek gjendja e krijuar nė Kosovė, na del pėrpara thėnja e tė madhit dhe tė pa vdekshmit, profesorit Fehmi Agani; “Koha sjellė ēka investojmė ne dhe sa arrijmė ne nė kohė”.

Ky mendim i logjikshėm na obligon tė investojmė sa mė shumė qė ėshtė e mundur nė realizimin e interesave tė popullit dhe shtetit tė Kosovės, si dhe nė shfrytėzimin e kohės, si dhurata mė e ēmuar qė na ofrohet ēdo ditė nga i madhi Zot.
Mirėpo, kėtė investim duhet ta bėjė vetė populli, e jo qeveritė e huaja tė instaluara nė Kosovė. Nė rrethana tė tjera do tė mjaftonin mė pak se 17 vite pritje, prej tė cilave mė tepėr se tetė vite pavarėsi, pėr tė arritur nė realizimin e ėndrrave tė artyre qė sakrifikuan pėr shtetin e Kosovės.

Por nėse vazhdohet kėshtu, mund tė kalojnė edhe po aq vite tė tjera e populli tė mos e merrė fatin e Kosovės nė duart e veta.
Tė mos presim kot. Vendi ynė ka nevojė pėr ndihmėn tonė. Kombi ynė ka nevojė pėr qytetarėt e vet e jo pėr karrieristė, sepse karrierizmi ėshtė kancer i demokracisė dhe shoqėrisė njerėzore nė pėrgjithėsi.
Njė fillim i ri, me njerėz tė ri, gjakė tė ri dhe tė pastėr kombėtar do ta shpėtonte Kosovėn nga katandisja e mėtutjeshme,…qė e solli buzė greminės klasa e shėmtuar aktuale politike e vendit, e njerėzve pa integritet moral, servil ndaj ndėrkombėtarėve dhe e pabesė ndaj bashkombasve tė vet.

Ju politikaj tė akomoduar nė qeverinė e “re”, mbase mund tė ndjeheni tė lumtur, edhe pse popullit i keni bėrė jetėn ferr, kur nė tė njėjtėn kohė vetės i keni siguruar gjitha tė mirat e kėsaj bote…vazhdoni tė garoni pėr poste e privilegje tė reja,…ngase nesėr do ta kini mė lehtė tė mbani pushtetin pa njerėzit,…qė ikja nga vendlindja e tyre u ka mbetė i vetmi shpėtim nga varfėria dhe denigrimi moral.
Por njė gjė mos e harroni, ju pushtetar qė i keni nxėnė dritėn e diellit dhe vrarė ardhmėrinė e kėtij populli, mallkimin e tij do ta keni mbrapa edhe nė ferr po tė shkoni.

One thought on “Klasa e dėshtuar politike, sindromė kancerogjen i shtetit tė Kosovės”

  1. xhorxh bushi thot ne amerikanet deri me tani kemi jetuar duke sakrifikuar ,por tani dhe andej populli amerikan duhet te luftoj per te jetuar Veten 5-6 perqind te popullsis shypare jetojne nje jete te njerezve normal ne kushte biologjike fizike e sociale kurse te tjeret 95 peerqind jeten e kan ferr Qka mandej lus te gjithe popullin burra gra pleq e te ri ta rrespektojm te gjith se bashku thirrjen e xhorgj bushit qe ani te gjith se bashku duhet te luftom per napa mbesa sternipa e sterbmesa qe edhe ketyre gjeneratave e keme obligim moral te ju sigurohet nje jet normale Ta kuptoj populli im se kjo shumice e popullit mund ta siguroj egzistencen vetem me shitjen e moralit -trupin Apeloj te vetedisohemi i dashur popull…… qite kmesen ne mal…. dhe fillo per nje jete me te mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *