HISTORIA

I MADHI ZEKIRIJA CANA…

Prof. dr. Zekirija Cana u lind më 15 mars të vitit 1934 në Gjakovë. Ka ndërruar jetë më 10 janar 2009. Ka qene historian dhe veprimtar i shquar shqiptar.

Zekirija Cana, shkollën fillore, gjimnazin e ultë dhe normalen i kreu në vendlindje. Një kohë punoi si arsimtar dhe korrespodent i “Rilindjes”, ndërsa më 1945 i regjistroi studimet në Universitetin e Beogradit, ku u diplomua në Degën e Historisë.

Punën në Institutin Albanologjik e filloi më 10 nëntor 1967. Nga viti 1968 deri më 1976 ishte sekretar shkencor i Institutit Albanologjik. Më 1975 kreu studimet pasuniversitare në Beograd, duke mbrojtur temën e magjistraturës ”Lëvizja kombëtare shqiptare në Kosovë 1909-1912 dhe qëndrimi i Serbisë ndaj kësaj lëvizje”, ndërsa më 1984, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, mori titullin doktor shkencash, duke mbrojtur temën ”Socialdemokracia serbe dhe çështja shqiptare 1903-1913”.

Prof. Dr. Zekirija Cana ndërroi jetë vetëm pak ditë para se Instituti Albanologjik i Kosovës të botojë veprën e fundit të profesorit, të titulluar ”Kryengritja shqiptare e vitit 1912 sipas burimeve serbe”.

One thought on “I MADHI ZEKIRIJA CANA…”

  1. Prof. Zekirija Cana, qe nje atdhetar dhe burre I rralle nga karakteri. Ai, I pari nga vellezerit kosovare, u sugjeroi shqiptare qe kishte ardhe Koha per ndryshime, kur ketu inaigurohej Piaramida e Transit. Prof. Cana iku sikur e perzune per mendimet e tij progresiste. Ketu Ai e kuptoj, se cfare fatkeqesie qe Veteizolimi, per popullin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *