OPINIONE

Hajdarmataj: Do të jem zë i Vatrës në Parlamentin Shqiptar për çështjen Kombëtare

Të Mërkurën me 16 Mars pasdite Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë Mimoza Hajdarmataj ishte për vizitë në Shtëpinë e Vatrës. Ajo shoqërohej nga vatrani Sejdi Hysenaj, anëtar i Advisory Board i Vatrës.Deputetja u prit nga Kryetari Gjon Buçaj me zonjën Nikoleta, dy nënkryetarët Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, anëtarëi i Këshillit të Vatrës Zef Balaj, anëtar i Advisory Board i Vatrës Zef Përndocaj dhe Editori i Diellit , anëtar i kryesisë së Vatrës Dalip Greca.

Kryetari i Vatrës Dr. Buçaj i uroi mirëseradhjen deputetes Hajdarmataj dhe e njohu me veprimtaritë e Federatës Panshqiptare të Amerikës në komunitet dhe qëndrimet e hapur për çështjen Kombëtare. Vatra, tha dr. Buçaj, është vendosur pas viteve ’90 në një vijë me forcat politike progresive antikomuniste duke i mbështetur demokratizimin e Shqipërisë, çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës dhe duke kërkuar më shuëm të drejta të bashkatdhetarëve tanë në Mal të Zi , Maqdoni, Luginën e Preshevës, pa lënë mënjanë çështjen e pazgjidhur Çame.

Ka pasur raste kur qëndrimet e Vatrës kanë ranë ndeshë edhe me Partinë Demokratike siç ishte deklarat jonë denoncuse për ndërtimin e varrezave greke në tokën shqiptare, apo problemi i pronave apo kërkesa e vazhdueshme për integrim real të ish të përndjekurëve politik etj. Kryetari i Vatrës përmendi edhe takimin që Vatra bëri në Nju Jork me Kryeministrin Edi Rama në shtator 2013, ku i dorëzoi atij kërkesa me shkrim për problemet që e shqetësojnë Vatrën si: dekomunistizimi real i Shqipërisë, zgjidhja e problemit te pronave, problemi i ish të përndjekurve etj.

Konkretisht, ne atë takim ne i thamë Kryeministrit se e konsiderojmë shumë të rëndësishme shkëputjen nga trashëgimia e diktaturës Komuniste, tepër prezente në jetën publike dhe politike në shoqërinë shqiptare në përgjithësi, dhe veçanërisht në Shqipëri. Jemi të bindur se, për të arritur një gjë të tillë, duhen dënuar krimet e komunizmit dhe duhet realizuar integrimi dhe dëmshpërblimi i shtresës së ish të përndjekurëve, kthimi i pronës së konfiskuar nga regjimi komunist tek i zoti, zbatimi i ligjit të lustracionit, ligjit për heqjen e imunitetit deputetëve dhe politikanëve në raste akuzash për krime e korrupsion, pastrimi i gjykatave nga individët e ngarkuar me përgjegjësi kundër shqiptarëve të pafajshëm gjatë diktaturës e tjera. E shohim si shumë të nevojshme një luftë të ashpër kundër korrupsionit të rëndë, që nuk ka ngjyrë rozë as blu, por ngjyrën e zezë të krimit.

Po ashtu i përcollëm dëshirën tonë si vatranë se dëshirojmë të shohim arritje konkrete drejt bashkimit kombëtar, me integrimin ndërshqiptar në të gjitha fushat: politike, kulturore, arsimore, tragtare, sportive e tjera, pa interferenca ideologjike ase interesa propangandistike.Është nevojë për luftë gjithnjë e më të intensive kundër varfërisë, pa mbajtur anë interesash partiake ase përsonale, duke i trajtuar të gjitha viset dhe të gjithë shqiptarët njësoj.I theksuam kërkesat tona dhe të komunitetit çam për çështjen çame.

I kërkuam vëmëndje dhe vëlerësim më të madh nga Qeveria e tij pë harmoninë ndërfetare te shqiptarët, e cila është halë në sy të armiqvet, por gur në themelin e trullit të përbashkët kombëtar. Nuk është e domosdoshme të jeshë besimtar për të njohur këtë vlerë që kemi trasshëguar nga Rilindësat. Klerikët dhe institucionet që shërbimin fetar përkatës e ushtrojnë në frymën kombëtare, kanë nevojë për vëlerësim e përkrahje më shumë, ndonjëherë edhe për mbrojtje, nga organet shtetërorë, qeveritare e kulturore.

Kanë kaluar gati tre vjet nga ai takim dhe asnjë mesazh nuk kemi nga Kryeminsitri, edhe pse ai ka ardhë jo pak në SHBA.

Mirëseardhjen deputetes së Kuvendit ia uruan edhe dy zv/Kryetarët e Vatrës z. Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, si dhe Zef Balaj dhe Zef Përndocaj. Editori i Diellit e njohu mysafiren me rrugëtimin historik të Vatrës për 103 vite dhe të Gazetës Dielli për 107 vite në SHBA. Përmes fotografive dhe dokumentave arkivore Editori e njohu deputeten me kontributin e Vatrës për çështjen Kombëtare, fushatat e mëdha të Vatrës për të shpëtuar Pavarësinë e Shqipërisë, fushata e madhe e 3 Qershorit 1917 si dhe ajo e Huasë Kombëtare, ku vtaranët dhanë për të parën 150 mijë dollarë e për të dytën më shumë se 197 mijë dollarë, për shërbim Kombëtar diplomatik të Vatrës nga vitet 1916 deri në vitet 1920 e më pasetj.

Deputetja Hajdarmataj falenderoi për pritjen e ngrohtë dhe tha se ishte me fat që vinte në Shtëpinë e Vatranëve, po aq sa ndjehej me shumë fat që në festimet e 100 vjetorit të themelimit të Vatrës(28-29 nentor 2012) , si mysafire e Vatrës kishte prekur madhështinë e Federatës që kishte bërë punë aq të mëdha për Kombin.

Deputetja tha se ndjehet vatrane në shpirt dhe se do të jetë e gatshme që të çojë në Parlament zërin e Vatrës.
Më pas ajo përshkroi gjendjen e mjeruar të Shqipërisë, papunësinë në shifrat e larta, borxhin e rritur të shtetit, plagët e mëdha të vendit, keqqevrisjen, korrupsionin,shtimin e ushtrisë të të varfërve, ofensivën e krimit, futjen e kriminelëve në Parlament dhe në strukturat e shtetit, babzitjen e pushtetarëve për të grabëlluar gjithka nga pasuria Kombëtare përmes tenderave korruptivë etj. Ajo tha se opozita nuk do të rershtë luftën e saj në mbrojtje ët qytetarëve dhe pastrimin e Parlamentit, e shtetit nga kriminelët, të korruptuarit etj. Ajo vlerësoi mbështetjen e madhe të Shteteve të Bashkauar të Amerikës, të Ambasadës Amerikane, që po këmbëngulin për luftë reale kundër kriminalizimit të Parlamentit dhe shtetit si dhe reformën reale në drejtësi, duke e shpëtuar fale edhe përpjekjeve të opozitës, nga Kpaja prej Shtetit.

Në fund deputetja Mimoza Hajdarmataj la këtë shënim në librin e vizitorëve:

“Ndjehem shumë e nderuar që isha sot, këtu mes vatranëve në këtë 25 vjetor të rivendosjes të marrdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

Si studente e Dhjetorit ’90 dhe firmëtare e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kjo merr shumë kuptim për mua personalisht dhe e konsideroj veten si një motër e vatranëve, ndjehem njësoj si ju.

Si deputete e Kuvendit të Shqipërisë premtoj se do të jem zëri Juaj për Çështjen Kombëtare. (BotaSot)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *