KOSOVA KULTURA

BEKIM FEHMIU – ODISEU SHQIPTAR I KOSOVES

Shkruan, Rexhep Shahu

U promovua sot ne Tirane, ne Akademine e filmit ne Kinostudio me pranine e disa personaliteteve te filmit e te artit, aktore, shkrimtare e gazetare libri voluminoz e shume dinjitoz i gazetarit te mirenjohur shqiptar Fahri Musliu.

Po te ishte promovue ndonje kengetar dasmash nuk do t’i kishte zene as oborri i Kinostudios pjesemarresit, por u promovua libri per aktorin me te madh shqiptar ne bote dhe natyrisht si duket nuk kishte aq shume njerez te medhej qe te vinin ne promovim. U shfaq nje dokumentar i shkurte i Televizionit shteteror shqiptar per artistin me te madh te Europes lindore apo Europes Komuniste kur ai kishte vizituar Shqiperine ne vitin 1972. Ne kete film flitej per Bekimin por nuk foli asnje fjale askund Bekimi. Kjo ishte shume absurde dhe e vune re me dhimbje te gjithe si Çashku organizator, Timo Floko etj.. U tha sot nga te pranishmit se eshte zhduke nje interviste ne TVSH e asaj kohe qe ka dhene Bekim Fehmiu ne Shqiperi. Gjate gjithe kohes spikerja ne televizion ne dokumentar thoshte gjithkund “aktori kosovar” dhe nuk tha asnjehere aktori shqiptar. Sepse ne ato kohe Tirana zyrtare politike, shkencore e letrare thoshte e shkruante: shkrimtare shqiptare te diaspores, shkrimtare shqiptare jashte kufijve te Shqiperise, shkrimtare kosovare, kengetare kosovare, dhe kulmi arrinte kur edhe Zeri i Popullit shkruante vellezerit kineze e miqte kosovare. Gazetari i njohur Fahri Musliu, autor i monografise per Bekim Fehmiun, e konstatoi me dhimbje kete gje dhe pohoi pengun e dyzimin e tij qe ta cilesonte Bekimin jo Odiseu kosovar por Odiseu shqiptar. Por Shqiperia nuk tregonte dashuri per Bekimin, ndonese nuk shfaqet pothuaj asnjehere xhelozi ndaj tij nga aktoret shqiptare te cilet e kane pranuar si te jashtezakonshem dhe krenari e tyre. As Kosova zyrtare nuk paska treguar dashuri e vemendje per Bekim Fehmiun, per kete kolos, gjigand me te cilin mburret cdo shqiptar. Politikanet ne Kosove ai i fut nen hije, nuk i honeps, nuk i duron, nuk i toleron per injorancen e fallsitetin e tyre. Bekim Fehmiu eshte lobues i madh i ceshtjes kombetare shqiptare por barinjte nuk e dine se hutohen para blicit te kamerave. Mesova sot se asnje rruge nuk ka emrin e Bekim Fehmiut ne Kosove dhe plot rruge jane pagezuar me emra cobanesh e hajvanesh e anonimesh qe te bejne me turp. Mesova sot se as Gjakova me te cilen Bekimi krenohej, as Prizreni djep e vorr i tij nuk ia kane bere nderet zyrtare, nuk kane rruge me emrin e tij, nuk i bejne permendore, nje bust kur bustat mbijne perdite si kerpudha neper Kosove. Por populli shqiptar e mban ne kupe te krese Bekim Fehmiun.

Mesova se kryetari aktual i qytetit te lashte te Prizrenit nuk begenis te beje asgje per Bekim Fehmiun. Natyrisht se e ka te veshtire nje liliput ti afrohet guliverit, por nuk rivalizon dot askush i gjalle ne Kosove me Bekim Fehmiun. Te mencmit do t’ia shihnin hajrin cdo cast Bekim Fehmiut sepse ai ka hy ne pavdeksi dhe nuk ben llogari me hajvana qe bejne llogari tenderash e perfitimesh financiare. E di per studiues kryetarin e Prizrenit!! Qeveria e Kosoves per turpin e saj, Kuvendi i Kosoves per marren e faqen e vet te zeze, Akademia e Shkencave dhe arteve e Kosoves me gjysme shekulli indietra, nuk e begeniskan dhe nuk e nderokan Bekim Fehmiun. Sepse nuk po u duket patriot e atdhetar Bekimi, po ju duket jugosllav. Po kush i ka dhane ma shume emer shqiptareve se sa Bekim Fehmiu qe nuk ka lejuar t’i nderrohet asnje germe ne emer dhe ka pohuar krenar se eshte shqiptar mish e gjak i Kosoves. Si reagim si proteste ai ka demonstruar ne Beograd rezistencen e tij, kundershtine e tij, refuzimin e tij te madh, braktisjen e zhurmshme qe i beri skenes se Beogradit ne shenje solidariteti me shqiptaret e martirizuar e viktimizuar. Ate e kane degjuar gjithe veshet e botes dhe trimat e komandantat e katuneve qe kane luftue e trimerue ne dimia te grave nuk i kane dhane e as nuk i japin dot jehone e lavdi Kosoves sa i ka dhene Bekim Fehmiu sikur me vdeke 100 komandanta anonime e te vetshpallur komandanta te pasluftes se fundit. Komandantat e politikanet aktuale qe nuk vleresojne Bekim Fehmiun kane luftue deri te gardhi i shpive e arave te veta, Bekim Fehmiu ka luftue ne Beograd. Haram kush nuk e di dhe njeh luften e tij. Ai e ka bere luften e vet dhe te gjithe ia kane zili famen, luften e lavdine. Ai mundet me i veshe e zbukurue ne lavdi gjithe komandantat e luftes dyte boterore dhe te luftes se fundit te Kosoves, se ai ka lavdi teper e s’ka ku e con, nuk i duhet ajo. Ia paskan zane me te madhe Bekim Fehmiut pse eshte martue me grue serbe!!! E ka kroate por e quajne serbe. Po mijera shqiptare qe jane martue me serbe a kane bere krim. Po gati nje shekull kane jetue bashke shqiptare e serbe dhe ende po jetojne e do te jetojne bashke. Pse qenka krim. Apo per Belimin eshte krim e per mbi njemije personalitete tjera nuk eshte krim. Po ju trima e kapedana qe keni jetue kojshi me serbe, qe keni hanger e pi bashke sepse nuk keni ba 80 vjet lufte cdo dite e cdo ore me serbe, pse nuk ia zini per te madhe vetes tuaj por ia zini per te madhe Bekim Fehmiut. Bekim Fehmiu ne librin e vet qe ka shkruar per jeten e vet ka shkruar me mire se cdo shkrues tjeter monografie ne hapsiren shqiptare. Bekim Fehmiu e pergezon Ibrahim Rugoven per guximin intelektual, trimerine e qendresen e tij dhe i thote burrat si ti i kane koqet deri ne fund te kembeve. Politikanet qe nuk i bejne nderet Bekim Fehmiut sot ne Kosove jane te sherrur. Pike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *