OPINIONE

Veseli e Thaçi të përfshirë në vrasjen e Behajdin Allaqit

Zbardhja e vrasjes së Ahmet Krasniqit duhet të ishte prioritet, për arsye se kemi të involvuar edhe Shërbimin e Shqipërisë dhe Shërbimin e Kosovës. Gjithashtu vrasja e Ilir Konushevcit e cila, dihet që ka një emër vrasësi, dihet që shteti shqiptar i di ekzekutorët dhe ata që kanë mbijetuar mund ta zbardhin të vërtetën. Kemi me qindra vrasje të tjera të pasluftës siç është vrasja e Xhemajl Mustafës, e cila ka ndodhur krejt vonë pas luftës. Është koha e fundit që Gjykata Speciale ta thotë fjalën e vet, për të gjithë ata që në emër të luftës pasuroheshin dhe merrnin pushtet duke eliminuar të tjerët, duke kryer vrasje e atentate të ndryshme.

Faktet dhe dëshmitë për vrasjet politike u publikuan që në vitin 1999

Në një shkrim të gazetës The New York Times” të datës 25 qershor 1999, të shkruar nga Chris Hedges, Hashim Thaçi së bashku me Xhavit Halitin dhe Azem Sylën, akuzohen për vrasjen e kundërshtarëve të tyre politikë dhe ushtarak: siç ishin Kolonel Ilir Konushevci dhe Kolonel Ahmet Krasniqi. Sipas gazetës “The New York Times” të kësaj date, komandantët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë nënshkruar një marrëveshje të çarmatimit me NATO- n, kanë kryer vrasje, arrestime dhe spastrime në radhët e tyre, për të penguar rivalët e mundshëm.

Kosova tashmë ka finalizuar marrëveshjen për Themelimin e Gjykatës Speciale, me seli në Holandë. Në këtë mënyrë, artikulli i gazetarit Chris Hedges, në vitin 1999, ishte një lloj paralajmërimi për Themelimin e Gjykatës Speciale, duke marrë parasysh se aty, janë publikuar shumë të dhëna në lidhje me vrasjen e Ahmet Krasniqit, Ilir Konushefcit e shumë personaliteteve të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *