KULTURA

UNE STUDENTI I PERJETSHEM I SHKODRES DHE AKTORI BRUNO SHLLAKU

Shkruan, Rexhep Shahu

Une si student i perjetshem Shkodre, jam prej atyre qe jam mburre me aktorin Bruno Shllaku, jam dridhe kur e kam pa duke luajte ne skenen e teatrit Migjeni ne Shkoder, kam jetue me te kur ai luante rol i lidhur me zinxhire dhe ne spektatoreve na thahej peshtyma, na ndalej fryma kur ai shplonte vorrin me shkue te motra me mbajte fjalen e dhene para nenes.
E shifja dramaturgun Fadil Kraja se si ngrihej nga ulsja dhe ngadale behej gati te fluturonte teksa shihte Brunon ne rol ne skene apo ne provat gjenerale.
E shihja Serafin Fankon qe bente hop-hop te fluturonte tek e shihte Brunon ne skene. Shpesh kam qelluar aty me profesorin tim Fadilin sepse ne ate teater luheshin shume drama te tij..
Duke e pa te behet pioner i Partise Socialiste, mu bjerr disi, mu duk fallco ne rolet e tij te rinise time ne skenen e atij teatri te madh te atij qyteti te madh.
Mu duk se tash po ia shoh do zingjire te tjere me te cilet e paskan pase lidhe dhe une nuk e kam dite, nuk ia paskam pas pa. Po. Se shumekend partia e kohes e lidhte me do zinxhire te padukshem dhe i terhiqte vete ato zingjire si te donte me duart e padukshme.
Ne ato vite kur sekretari i pare i Shkodres e paska punesue ne teater kunder deshires se nje komunisti tjeter (cdo i vogel ne post din me pak se cdo i madh ne post…), jave per jave prej Shkodre iknin skodat e ngarkuara me familje shkodrane qe internoheshin.
Keto nuk i kam me te thenme, por i kam me te pame me syte e mi.
Bruno Shllaku aktor i madh, gjigant, i vrazhde, i ashper, epik, qe kur qeshte dridhershin xhamat, mu dhmbt qe e pashe me krahe te lidhur per trupi te vet para Edi Rames.
Une e lexoj inatin e mllefin qe e ben artistin te anetaresohet ne pleqni ne Partine Socialiste. Ai nuk kompenson asgje nga cfare i kane marre, nga cfare i ka humbe me rinine, perkundrazi zvogelohet e bjerret para meje spektatorit te tij besnik.
Ai nuk merr dot hak kunder shperfilljes qe mund ti kene bere ne 25 vitet pasuese te diktatures komuniste demokratet e keshe demokratet sepse ne 25 vite nuk ka shpetue Shkodra pa u ndeshkue edhe ajo prej gjasmedemokrateve, ai nuk rehabiliton dot Partine e Punes e asnje kuader te saj, ai nuk ngjall dot ato njerez te fisit e familjes se tij qe ia ka pushkatue apo burgose partia e punes.
Shkurt Bruno Shllaku aktroi keq ne kete rol politik sic shkroi edhe Ilir Seci dhe meshira e lemosha qe lyp ne kete menyre, vemendja qe lyp ne kete menyre e bjerri para syve te mi.
E une po zhgenjehem shpesh dhe po vuaj per kete.
Kjo pune e keto veprime nuk jane mor ta marrsha si me tradhtue Vllaznine e Shkodres e me shkue me lujte me Terbufin e Pukes. Jo mor zot, jo. Keto lloj tradhtish jane te renda.
Duhet ta shohim te gjithe veten ne sy dhe njerin tjetrin sy per sy e te pyesim cfare ka ndodhe me ne, si eshte e mundur qe bijte e te vrareve nga komunistet, te shkojne tu ulen ne gjunje bijve te komunisteve, bijve te vrasesve. Si sistem, si diktature, sepse xhelatet nuk erdhen nga Kina as nga Serbia as nga Rusia, xhelate u bene disa shqiptare, viktima u bene me shume shqiptare.
Duhet te shohim se ku e kemi dhie ne keto 25 vite te lojes pa rregulla, te anarkise tone, te demokracise tone allasoj, te demokratures tone, te viteve ku shpesh ne emer te demokracise e te Partise Demokratike kane drejtuar ish sigurimsa e bij sigurimsash, bij xhelatesh. Sepse anarkia eshte e lamueshme per te fortet, per hajnat, per ata qe bejne ligjin me kobure ne dore.
Pra duhet te ndalemi e te themi, sa e ku e si e kemi flliqe punen me Bruno Shllakun, ku e kemi shkele qe atij me i dhimbte aq fort sa me iu erre syte e ballit e me shkue ne vathen e Partise Socialiste, kur une nuk do ta lejoja te hynte ne asnje lloj vathe partiake.
C’asht mor ta marrsha kjo dashni…

One thought on “UNE STUDENTI I PERJETSHEM I SHKODRES DHE AKTORI BRUNO SHLLAKU”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *