OPINIONE

MBAMA NËNË, TI THEM KURVË PA MË THËNË

Shkruan Rexhep Shahu

Partia e Punes se Shqiperise para se me qene partia e Saliut, sic e cileson Edi Rama ate parti si “ish partia e Saliut”, eshte parti e babait te Rames – Kristaqit, i cili ka qene gjeneral ne ate parti, anetar i Komitetit Qendror te saj, anetar i presidiumit te kuvendit popullor, eshte parti e dajes se Edit, Spiro Kolekes qe ka qene anetar gjigand i Byrose Politike te asaj partie.

Nuk thom se kane bere turp pse kane qene, por kane qene.
Ndersa Sali Berisha ka mberri deri ne organizaten e partise se spitalit Nene Tereza ne Tirane. Natyrisht nuk eshte turp.

Por, organizata e partise e spitalit nuk eshte Komitet Qendror.

Pra partia e punes para se me qene “ish partia e Saliut”, eshte thellesisht ish partia e Rames familjarisht, fiserisht, me gjak.
MUnd ta shaje Edi partine e babait e te dajos se vet me liber shpie, por nuk mund ta quaje parti e Saliut, nuk mund ta shese partine e babait e te dajos si parti e Saliut.

Saliu ne rastin ne fjale eshte çdo komunist i thjeshte shqiptar qe ka aderuar ne ate parti per njemije e nje arsye, per karriere e per mbrojtje dhe nuk mund te fshehe komunizmin e vetes e te familjes se tij Rama pas Saliut. Ramen nuk e ka nxjerre nga hunda Saliu, nuk e ka edukue Saliu por Kristaqi, babai, dajua, Spirua, ndonese Rama kopjon me fanatizem murgu Berishen dhe e sheh veten pernate ne pasqyren Berishe.

Por kesaj i thone mbama nene, ti them kurve pa me thene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *