POLITIKA KOMBËTARE

Takim i delegacionit të Ballit Kombëtar Demokrat në fshatin Tërpezë të Vitisë

Delegacioni i Organizatës Balli Kombëtar Demokrat në Republikën e Kosovës vizitoi sot komunën e Vitisë, përkatësisht, fshatin Tërpezë të kësaj komune. Në një ambient mikpritës dhe vëllazëror, delegacioni i Ballit Kombëtar Demokrat u njoftua me problemet të cilat ballafaqohet komuna e Vitisë. Duke prezantuar alternativën e djathtë politike për Republikën e Kosovës, kryetari Bekim Baftiu potencoi nevojën e thellimit të bashkpunimit dhe bashkimit të qytetarëve të Republikës rreth programit dhe vizionit politik që ofron Balli Kombëtar Demokrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *