POLITIKA KOMBËTARE

Sovraniteti dhe integriteti si parakusht i dialogut

Kryesia e Organizatës Balli Kombëtar Demokrat në Republikën e Kosovës e vlerëson angazhimin për një dialog përmbajtësor dhe dobiprurës, si akt madhor demokratik i cili garanton prosperitetin e marrëdhënjeve të shtensionuara mes subjekteve politike. Konstatojmë se dialogu në interes të shtetit është i mundshëm dhe tepër i nevojshëm, nëse paraprakisht pozita dhe opozita (parlamentare e jashtparlametare) refuzojnë të vejnë në ankand sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Refuzimi i dhunës(qeveritare e opozitare) si mjet për arritjen e qëllimeve politike është parakusht i një procesi që duhet të rezultojë me një marrëveshje në interes të shtetit, zhvillimit ekonomik, integrimeve kombëtare dhe atyre euroatlantike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *