POLITIKA KOMBËTARE

Rama: Sa më shumë refugjatë, aq më shumë në pushtet

Shkatërrimi i qeverisjes po detyron Edi Ramën të kthejë sytë nga destabilizimi rajonal, si e vetmja mundësi për të zgjatur pushtetin e vet. Saimir Tahiri po shkon lart e poshtë nëpër Evropë, duke kërkuar fonde për ta shndërruar vendin në një kamp masiv refugjatësh, ndërkohë që kryeministri po kërkon marrëveshje dypalëshe me Greqinë për transferimin e shpejtë të 20 mijë refugjatëve sirianë në Shqipëri. Vendimi për pranimin e mijëra refugjatëve sjell destabilizimin afatgjatë të vendit, prandaj kjo vendimmarrje duhet konsultuar me shqiptarët, jo të shndërrohet në monedhë kusuri për pushtetin e Edi Ramës

Edi Rama po përdor një krizë humanitare për ta shndërruar në një stabilitet politik për pushtetin e tij. Saimir Tahiri po shkon lart e poshtë nëpër Evropë, duke kërkuar fonde për ta shndërruar vendin në një kamp masiv refugjatësh, ndërkohë që kryeministri po kërkon marrëveshje dypalëshe me Greqinë për transferimin e shpejtë të 20 mijë refugjatëve sirianë në Shqipëri. Shkatërrimi i qeverisjes po detyron Edi Ramën të kthejë sytë nga destabilizimi rajonal, si e vetmja mundësi për të zgjatur pushtetin e vet. Vendimi për pranimin e mijëra refugjatëve sjell destabilizimin afatgjatë të vendit, prandaj kjo vendimmarrje duhet konsultuar me shqiptarët, jo të shndërrohet në monedhë kusuri për pushtetin e Edi Ramës.

Për të ruajtur qeverisjen e tij kriminale, Edvini po e jep vendin me koncesion për kampe dhe po vë maskën e “dados” së refugjatëve për t’i hedhur hi syve të ndërkombëtareve për lidhjet e tij kriminale. Përballë kësaj krize që ka kapërcyer kufijtë e Lindjes së Mesme duke u bërë një krizë evropiane dhe botërore, kontributi i Shqipërisë është mëse i çmuar. Megjithatë, një vendim i tillë i këtyre pamasave kërkon një diskutim më të gjerë publik që shkon përtej fjalës së kryeministrit, pra duke u çuar edhe në Kuvend. Kjo transparencë merr një rëndësi edhe më madhe përballë kapacitet ekonomik të vendit, ku si pasojë e qeverisjes së Ramës po dalin jashtë skemës së asistencës ekonomike me qindra familje shqiptare. Por, si gjithnjë tek Rama fshihet një kurth. Ai po tenton të shfaqet si shpëtimtar i refugjatëve sirianë për të mbuluar lidhjet me krimin dhe mega-korrupsionin qeveritar. Me pak fjalë, ai pandeh se mund të negociojë me Bashkimin Europian qëndrimin në pushtet në një kohë të shtimit të deklaratave të ambasadorëve të huaj se qeveria rrezikon të bien nga mbipesha dhe overdoza e krimit. Qartazi, sa herë karrigia e tij është në rrezik, ai shqipton gënjeshtra të kalibrit ndërkombëtar, me shpresë se do të dalë nga izolimi e do të mund të shtyjë edhe për pak kohë revoltën popullore. Vjet e provoi me ultragënjeshtrën e armëve kimike, kurse sivjet, pa ia kërkuar njeri, po ofrohet të strehojë çdo refugjat sirian që s’e pranon Greqia apo Maqedonia. Çmenduria e kryeministrit, që ka çuar në ekzil 70 mijë shqiptarë dhe kur aplikacionet për lotarinë amerikane kanë kapur shifrën e frikshme prej 200 mijë shqiptarëve, po i ofron vendin një tjetër bombë njerëzore, me një rrezikshmëri edhe më të lartë sesa ngarkesat e vjetshme me armë kimike.

Qasja e Ramës nuk është humanitare, porse një qasje meskine politike. Ndryshe nga armët kimike të Sirisë, të cilën e përdori në funksion të narcizmit të vet për të qenë një lider botëror, krizën e refugjatëve sirianë ai po e përdor për interesa politike. Edvini thotë: unë i pranoj refugjatët, ama më lejoni të mbaj pushtetin tim të inkriminuar.

Gazeta55

One thought on “Rama: Sa më shumë refugjatë, aq më shumë në pushtet”

  1. ME SA UNE KUPTOJ PER EDI RAMEN ESHTE MJAFT DINAK I SHIKON PER SE LARGU PUNET SE SI SHKOJNE EDI RAMA NUK DUHESH TE BEHESH PRAMINISTER MBASI ESHTE TAMAM SIBABAJ I TIJ QE NUK LA PERSONAT ME TE ZGJUAR SE SA VETJA QE KESHTU HUIDHET SSI MAJMUNI PREJ NJE DEGE NE DEGEN TJETER, QE OPINIJONI PUBLIK DHE EVROPJAN TE WHIKOJNE NGATERESAT QE AY KRIJON, SA PER EMIGRANTET EDI RAMA AS NUK DO TI QASE, PIK SE PARI SHUMICA E TYRE JAN ME FEN MYSLIMANE AY PERFERON ME FEN E TIJ OSE TE PA FE SI BABAJ I TIJ, POR SI DO QE AY TENTON JKETE RADHE AMERIKA NUK DO TOLEROJE, DHE AY ESHTE NE DREJTIM TE LARGIMIT SHUM KOREPSJONE QE E TER BATA PO BUISEDOJNE SOCJALIZMI NUK DUHET TE KET VENT NE SHQIPRI PSE THOT SE PO BISEDON ME GREQINE QE TE SJELLE NJA 20.000 MIJE EMIGRANTE, KUR AY KA ME SHUM SE ATE NUMUR SHQIPTARE NE GREQI, TI SJELLE ATA NE VEDIN E LINDJES DHE HISTORIJA BEN PUNEN E VET ESHTE POLITIK DRADHASNIK E KA BERE SHQIPRIN SIKUR E KAN TE TYRE TE TERE DEPUTETET JAN ZGJEDHUR NGA AY QE JANE GREKOMAN BASHK ME TE DHE ILIR METEN FATOS NANON JAN PERSONAT ANTI KOMBETARE,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *