OPINIONE

KOSOVЁS MARTIRE

Nga Pëllumb Lamaj

Njёqind vjet u pre pema e Lirisё,
Por rrёnjёt e kombit ishin tё thella,
Ato njomeshin me gjak martirёsh,
Filiza buronte Kosova ndёr breza.

Njёqind vjet u pre Flamuri,
… Me mijёra thika u coptua,
Mbeti gjallё Shote Galica,
Xhem Gostivari, Shaban Polluzha.

Njёqind vjet lufton Kosova,
Jo, nuk dorёzohet shqiptari,
Jehojnё Trojet e Shqipёrisё Etnike,
Tё qofshim falё Familja Jashari!

Sot na thёrret Presheva Martire,
Sytё e pёrmalluar kёrkojnё trungun Nёnё,
Po troket ora e racёs Ilire,
Kush ёshtё burrё, tё ngrihet nё kёmbё…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *