OPINIONE

PRONONCIM I GANI GECIT

E di që Rexhep Selimi me bandën e tij që thirreshin në emër te UÇK-ës dhe shkruanin Komunikata në emër te saj kanë dëshiruar që edhe unë, Gani Geci, të gjindem i vrarë në mesin e këtyre BURRAVE, të cilët u vranë tinzisht e pabesisht natën, nga bandat e juaja që i paguanit për te vrarë SHQIPTARË.

Po çka me ba tash, unë i plagosur me nja 5 plagë në trup jam gjallë. Gjithashtu edhe vllau im Esati, i plagosur me katër plagë ne trup është gjallë. Zoti ma ka dhanë shpirtin e jo ju. Prandaj, edhe nuk frigohem hiq prej juve dhe e them te vërtetën dhe vetem te vërtetën. Si duket, Zoti më ka lanë gjallë për me treguar se kush keni qenë ju dhe hienat si ju! Jam mbrojtur dhe do të mbrohem deri sa te jem i gjallë. Një ditë do te dalin në shesh pabesitë dhe veprat e juaja tinzare, por atëherë, ju dhe pasardhësit tuaj do te turpëroheni.

Nëse nuk do të ketë Gjykatë që do ti gjykoj ata që i vranë tinëz, atëhere Zoti do ti mallkojë urdhërdhënësit dhe vrasësit e këtyre burrave te mëdhenjë.

Mallkimet e Zotit nuk do të jenë hiq më të lehta për ju, sepse disa nga ju veq po i përjetoni. Janë ulurimat e juaja te fundit. Kur Hajni thot kapeni Hajnin!

Qytetarë të nderuar, këta janē disa nga ata qe u vranë tinëz prapa shpine!!!

1.)Ahmet Krasniqin
2.) Xhenajl Mustafen
3.)Shaban Manin
4.) Smail Hajdari
5 Tahir Zemaj
6.) Hasan Zemaj
7. Bekim Kastrati
8.)Besim Dajakun
9.)Komandant Drinin
10.)Ali Uken
11.)Ilir Konoshevcin
12.)Haki Imerin
13.)Ukë Bytyqin
14.)Azem Ahmetin
16.)Shefki Popoven
17,)Bardhyl Ajetin
18.)Envrë Malokun
19.)Salih Qekajn
20.)Sabahate Tolajn
21 Ismet Rrahmani
22.)Ismet Racin
23.)Isufe Haklajn
24.)Xhafer Behrami
25.)Baki Behrami
Ka edhe shumë te tjerë te vrarë e të plagosur.

One thought on “PRONONCIM I GANI GECIT”

  1. Ashtu si Ju miku im i moqëm Gani Geci, ka thënë edhe ish i burgosuri shumëvjeçar, At Zef Pëllumbi: Jeto me kallxue. Edhe për Ty miku im i dashur, Zoti ka thënë me jetu e me kallxue. Ata kriminel të kanë vra, por Zoti nuk të ka vra… Ka kohë që nuk jemi pa. Ju dëshiroj shumë shëndet e fat Ty me gjithë familje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *