HISTORIA

ORGANIZIMI I BALLIT KOMBËTAR NË SHQIPËRINË VERI-LINDORE GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Mentor Quku – Shkodër 2004

  1. Hyrje: Që në kohërat më të vjetëra historike, populli Shqiptar, nën emërin Ilir, zinte pjesën Perëndimore të Ballkanit dhe shtrihej deri në Danub. Me presionin e sllavëve, vazhdimisht ka lëshuar tokë dhe është tërhequr në drejtim të Jugut, aq sa sot gjëndet i mbërthyer dhe i strukur në Shqipërinë e 1913-ës, në Mal të Zi, në Kosovë, në Maqedoninë Perëndimore dhe në Çamëri; përveç popullsive Shqiptare të shpërndame andej e këndej, sidomos në Greqi dhe në Italinë jugore.

Mbas 300 vjet lufte kundër Romakëve, Iliria, e pushtuar dhe e sunduar prej tyre, mori teposhten. Në këtë gjendje, sllavët, të ftuar prej romakëve si bujq, që në shek. VI, filluan të  vendosen në hapsirën veriore të Ilirisë dhe, më vonë, në sajë të shumicës numerike të tyre, arritën të zbojnë romakët dhe të zënë vendin e tyne si zotëruesit e vendit. Në kohën e Perandorisë së Stefan Dushanit, si edhe viset e tjera të Ballkanit, edhe territoret me popullsi shqiptare ranë nën sundimin sllav. Në vazhdim të këtij procesi, serbët, mbas pavarësisë së tyre, kanë ndjekur po këtë rrugë, duke pushtuar e sllavizuar krahinat tona. Me 1879, simbas vendimeve të Kongresit të Berlinit, pushtuan Nishin, Leskovacin, Kurshumlin, Tivarin e Ulqinin dhe mbas luftës Ballkanike, Kosovën e Maqedoninë. Ishin 600 fshatra të Kosovës që shtrihen  nga Nishi e deri në Llap dhe që iu shkëputën me dhunë territorit shqiptar, së bashku me disa qytete. Që në prag të Kongresit të Berlinit, këto zona u pushtuan dhe u shpopulluan me dhunë nga serbët.

Në vitin 1912, serbët e malazezët aneksuen Kosovën e Maqedoninë. Gjatë sundimit serb, emigrimi për në Turqi ka vazhduar pa ndërprerje. Bile qeveria jugosllave i ka propozuar qeverisë turke për pranimin e gjithë Shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë; por kjo marrëveshje e përfunduar prej dy qeverive ka qenë kundërshtuar prej Mustafa Qemalit. Serbët u kanë mohuar Shqiptarëve të gjitha të drejtat kombëtare si shkollat, aktivitetet, organizimet politike.

Shqiptarët e dëbuar prej shtëpive e pronave të tyre kanë qenë zëvendësuar me Serb e Malazez. Në Kosovë nuk kishte familje Shqiptare që të mos kishte ndonji të vramë prej serbëve. Kjo ishte situata e kombit shqiptar në prag të pushtimit Italian ( prill 1939 ).

  1. Formimi i Ballit Kombëtar: Pikërisht në këtë vit, një grup atdhetarësh si Kolë Tromara, Faik Quku, Hasan Dosti, Fuat Dibra, Nuredin Vlora,  me në krye Mit’hat Frashërin, duke u bërë interpret i aspiratave të disa breza shqiptarëve për të vënë në vend dinjitetin kombëtar, themeluan organizatën Balli Kombëtar.

Diferencimet mes Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste ishin të mëdha, si për sa i takon programeve ashtu edhe për qëllimet e luftës dhe zhvillimin e saj.

Si organizatë nacionaliste, Balli ndiqte politikën tradicionale të Shqiptarizmit, që ishte vazhdim i politikës së qëndresës ndaj pushtuesit, sikurse në kohën e Lidhjes së Lezhës, nën drejtimin e Skënderbeut, Lidhjes së Prizrenit, nën drejtimin e Abdyl Frashërit, Kongresit të Lushnjes dhe Luftës së Vlonës. Ndërsa Partia Komuniste, si parti marksiste internacionaliste, ndiqte rrugën e sllavizmit, rrugën e zhdukjes së Shqiptarizmit, të shuarjes së ndjesisë së qëndresës së popullit tonë ndaj qëllimeve imperialiste të fqinjëve tanë grekë e jugosllavë, të cilët që në shek. XIII-XIV kanë synuar në çfarosjen e kombit tonë.

Balli luftonte vetëm për shpëtimin e Shqipërisë prej pushtuesit italian, pa u preokupuar me problemet shoqërore. Ndërsa qëllimi kryesuer i luftës së komunistëve nuk ka qenë shpëtimi i atdheut tonë, të cilin ata e njihnin veç si nji copë tokë të lidhur me Rusinë Sovjetike, për t’i ndihmuar asaj. Nji fakt i tillë është provuar qartë në periudhën 1939-1941, kur ata nuk kanë bërë asnjë veprim kundër Italisë. Komunistat kanë hyrë në luftë vetëm pasi ka hyrë në luftë Rusia.

Për Ballin, lufta nuk mbaronte me çlirimin e vendit nga Italia, sepse mendohej se mbas luftës, Greqia dhe Jugosllavia do të bënin të gjitha përpjekjet për ta ndarë Shqipërinë ndërmjet vetes; kështu Balli mendonte se Shqipëria duhej përgatitur për këtë ditë vendimtare.

Efektivisht, pas luftës, pretendimet mbi Shqipërinë kanë qenë si nga ana e Greqisë nacionaliste ashtu edhe nga ana e Jugosllavisë komuniste, e cila desh  ta përpinte fare, duke e  futur në Federatën Jugosllave.

Balli Kombëtar e konsideronte Kosovën tokë Shqiptare, ndërsa Partia Komuniste e konsideronte Kosovën si  tokë Jugosllave dhe ishte kundër pretendimeve tona. Me trakte ajo deklaronte se nuk mund të pranohej një situatë e krijuar prej Boshtit, domethënë një bashkim i Kosovës me Shqipërinë. Të pretendosh një gjë të tillë, deklaronte ajo, domethënë të ndjekësh politikën e historikisht shqiptare, ka më tepër se 90% popullsi shqiptare, si dhe është pjesë integrale e ekonomisë së shqiptare. Nji Shqipëri pa Kosovë, si  ekonomikisht ashtu edhe politikisht, është e Mustafa Krujës.

Kosova është vështirë të jetojë. Balli në Mbledhjen e Mukjes si tezën ma kryesore kishte ate të Kosovës dhe ishte pikërisht kjo tezë që e kundërshtonin me kambëngulje komunistët. Pikërisht për Kosovën, komunistët e tradhtuan Marrëveshjen e Mukjes dhe filluen luftën vëllavrasëse. Nuk mund të pritej gjë tjetër prej Partisë Komuniste Shqiptare, deri sa ajo drejtohej nga  Jugosllavët Miladin Popoviç, Dushan Mugosha dhe Vukmanoviç Tempo.

  1. Organizimi i Ballit Kombëtar në Kosovë:

Nga mesi i vitit 1942, suprimohet Komisariati dhe e gjithë administrata e Kosovës inkuadrohet në Ministritë Shqiptare korresponduese dhe kudo futen në zbatim ligjet Shqiptare.

E entuziazmuar për bashkimin me Shqipninë, Kosova është përpjekur që t’i përshtatet gjendjes së re të krijueme dhe t’i përgjigjet detyrave të saj ndaj Shqipërisë.

Në shtator të vitit 1942, njëri nga eksponentët kryesorë të ballit Kombëtar, Faik Quku emërohet komisar nozullimi në Kosovë. Ishte një rast shumë i mirë për Komitetin Qëndror të organizatës Balli Kombëtar për të organizuar Komitetet e Ballit në tërë Kosovën. Me 28 Nanduer 1942, në qendrën e Prizrenit, u ngrit busti i Abdyl Frashërit, si frymëzuesi i Lidhjes së Prizrenit. Me këtë rast u organizuen demonstrata dhe u mbajtën fjalimet e rastit. Në sajë të ndikimit të Ballit Kombëtar, ndjenja antiitaljane në Kosovë kishte fillue të ngjallej dhe po përparonte, tue fillue me elitën dhe tue u thellue tek masat. Për këtë ndihmoi shumë edhe sjellja italiane pro sllave.

Sipas autorëve sllave Branislav Boshoviç dhe Millorad Babiç, (Koha e turbulltë në Kosovë e Metohi, Beograd, 1991, fq. 298) :”Në punën e përhapjes së idesë “Ballit Kombëtar” në Prizren, posaçërisht ka rënë në sy koloneli shqiptar Faik Quku, i cili ka patur lidhje me Halim Spahinë, tregtar; Sheh Hasanin dhe me persona të tjerë me autoritet në atë rajon. Në Pejë me ballista ka patur lidhje edhe Xhelal Preveza, prefekt e në mes të aktivistëve është dalluar Harris Thanasi, i cili i ka vizituar krahinat duke organizuar dhe duke tërhequr njerëzit” (Sekretariati i Punëve të Brendshme të Serbisë, nr. dosjes 70 9 DOOO2, fq. 34.)

Kosova, me pozicionin e saj gjeografik dhe me 30 vjet robni nën Jugosllavinë, paraqitej ndryshe nga Shqipëria e 1913-ës: me një mirënjohje e admirim të thellë për Gjermanët, që i quante shpëtimtarë. Dhe po kështu edhe për italianët. Duke marrë parasysh këtë gjendje, deri diku, edhe largësinë, Balli Kombëtar formoi nji Komitet të Përgjithshëm të Kosovës, të varur me Komitetin Qendror të Ballit dhe nga një për çdo prefekturë. Gjakova, si vendi më dinamik e më guximtar në politikë dhe në tregti, e njohur si qendër e nacionalizmit, u pa e arsyeshme të trajtohej jo si nënprefekturë, siç ishte në të vërtetë, por si prefekturë. Qendra ishte Prizreni dhe funksiononte nën drejtimin e Faik Qukut.

Komiteti i Përgjithshëm i Kosovës, u formua në tetor 1942 me këto anëtarë: Xhemal Prishtina, (Prishtinë), Shevqet Shkupi (gjyqtar, Prishtinë), Musa Shehu (Prizren), Qazim Bllaca (Prizren), Qerim Begolli (Pejë), Halim Spahiu (Gjakovë), Prof. Selman Riza (Gjakovë).

Komiteti i Prishtinës përbëhej nga  Xhemal Prishtina, Shevqet Shkupi, Riza Çitaku, Vasil Andoni, Ahmet Salihi, Abdyl Henci.

Komiteti i Gjilanit përbëhej nga  Mexhid Xhilani (advokat), Iljas Gjilani.

Komiteti i Gjakovës kishte si anëtarë  Sulejman Kryeziu, Demush Gjakova, Hasan Dashi, Ahmed Koronica, Hamdi Shehu, Bin Lama Xhema. Deri atëherë këta ishin të lidhun me nacionalçlirimtaren e Gjakovës.

Komiteti në Tetovë u formua që në qershor 1942: Baba Qazim Gjakova, Fetëhi Selenica (kryetar gjyqi), Xhevat Kallajxhi, (nënprefekt), Hajri Zejno (gjykatës, zjarrist)

Komiteti në Gostivar u formua pak më vonë, në gusht 1942 dhe përbëhej nga  Kadri Salihi, Selimag Gostivari, Abdyl Gostivari, Hysen Banica, Nebi Mehmedi.

Komiteti i Kërçovës u formua në  janar 1943, me anëtarë Ibrahim Zajasi, Shahsivar Kërçova, Shaban Ali Kërçova,

Nga fundi i vitit 1942, në rrethet e Gjakovës u formue çeta e Ballit, e kryesueme prej Jup Binakut. Në Gjilan u formue nji çetë tjetër, e cila shpesh herë kalonte kufinin dhe vepronte kundër elementeve Bullgarë dhe sidomos, kundër autoriteteve Bullgare që torturonin popullin Shqiptar. Kurse në gusht 1942 formohet çeta e Ballit Kombëtar me komandant Xhemë Hasën, që vepronte ne zonën Gostivar-Tetovë.

Në një natë pranvere të vitit 1943, u gris një fotografi e madhe e Duçes, e vendosur në sheshin kryesor të Prizrenit. Të nesërmen, italianët rrahën dhe burgosën të gjithë Shqiptarët që gjetën jashtë, sidomos nëpunësit nga Shqipnia e vjetër. Në mes të tyre qe edhe prokurori i qytetit, Kudret Kokoshi. Një skandal të tillë italianët e bënë më vonë edhe në qytetin e Prishtinës e të Gjakovës. Në Prishtinë, në një rast tjetër, dogjën një pjesë të pazarit.

Ndërkohë komunistat kosovarë insistonin që Kosova më mirë të lidhej me nji Jugosllavi përparimtare e popullore( siç) se me Shqipërinë reaksionare(siç). Për këtë qëllim Mit’hat Frashëri thirri prej Peje në Tiranë mikun e tij të vjetër Qerim Begollin, që ishte prej njerës nga shtëpitë më të para të Kosovës, një nacionalist i vjetër e i ndershëm dhe e ngarkoi me këtë punë.

Organizimi i Ballit Kombëtar në Mitrovicë fillon me një takim me Mit’hat Frashërin, i cili erdhi nga fillimi i vitit 1943 në Mitrovicë. Ka qenë edhe babushi (Bedri Pejani).Aktistja e Ballit Kombëtar nga Mitrovica Melhate Deva tregon se me Marijen Shllakun është takuar në Mitrovicë 1944 në pranverë 1944: “Erdh me Xhafer Devën. Kam qenë në shkollë, mësuese, në shkollën Skënderbeg në Mitrovicë. Foli me ne të gjitha. Femnat ishim të futuna tek Balli Kombëtar. Unë, Bedri Gjinaj, Lina Shkreli, Bedri Pejani, dhe Ali Goxha.. Ai vinte e na tregonte shumë histori. Kemi qenë të organizuem, të veshun  me uniformë kuq e zi, me grada. Kam qenë nëntogere me krevatë kuq e zi. Kemi qenë  ushtri e Ballit Kombëtar. Ymer Berisha drejtues i Ballit Kombëtar në Kosovë na ka çue në nji zabel jashtë Mitrovice, në Gazimestan. Na ka nda në djem e vajza e na ka dhanë armë dhe me gjuejtë shenjin”.

Zona e Mitrovicës ka qëndrue si nji ishull krejt nacionalist Shqiptar, pa asnji komunist. Dy ncionalistët, më të fuqishmit e Kosovës, Ferhat Draga dhe Iljas Agushi, Ferhati ishte plak, i vëllai i nacionalistit të mirënjohur, Nexhip Dragës, guximtar dhe i sakrificës. Ndërsa Iljas Agushi, i ri, shumë inteligjent, simpatik, i sjellshëm dhe pasaniku ma i madh i Kosovës. Të dy kanë dhanë një kontribut të dukshëm në organizimin e fuqizimin e Ballit Kombëtar në Kosovë e në përgjithësi të nacionalizmit shqiptar. Po ashtu edhe Marije Shllaku, sekretarja e Xhaferr Devës, me zyrë në Prizren. Në vitin 1945 ka ardhë në Kosovë Sulejman Lleshi nga Balli Kombëtar  dhe ka organizuar NDSH. Sulejman Lleshi, Skënder Curri, Zef Nekaj, Nevruz Nura në Gjakovë.

  1. Masakrat sllave : Disa makina me çetnikë nisen nga lumi Lim për në Belopolje e Senicë për të pastruar e Shqiptarët. Reparte të tjera hidhen përtej Çakorit në Metohi për të zhdukur elementin Shqiptar atje. Në nji dokument të vitit 1943, Drage Mihajloviç i çon kufijt e Jugosallavisë deri në lumin Mat. Gazeta ilegale çetnike “Ravna Gora” shkruente: “Na e dijmë se Gjermanët nuk mund t’i qesim prej Jugosllavisë, kjo asht detyra e aleatëve, por na dijmë me siguri se të gjithë minoritetet: Italjan, Gjerman, Hungarez dhe Shqiptar do t’i çrranjosim me forcat tona; ashtu edhe të gjithë tradhtarët”.

Me 6 kallnduer 1943, çetat e kapiten Gjuriçiçit, të armatosura e të veshura prej divizionit Italian të Beranës, kaluan kufinin në lumin Lim dhe hynë në Bihor, në kufi me Pejën, dhe bënë masakra, në gjithë krahinën, me barbarizmin më të egër që mund të përfytyrohet. Dogjën shtëpitë, shnderuan gratë e vajzat, vranë sa mundën, burra, gra dhe fëmijë, rreth 400 vetë. Disa gra dhe vajza i morën me vete si skllave. Masakra e tyne nuk merret me mend: presin kokat, krahët, hundët, u nxjerrin sytë, fëmijët i therin me bajoneta, grave u presin gjijtë për së gjalli. Ndërkohë, nji numër i madh vullnetarësh të Pejës, nën kryesinë e Xhevat Begollit, zunë kufinin, në mes Bihorit e Pejës. Mbasi Italianët nuk lejonin për të kaluar kufirin, ata qëndruan në mbrojtje të Kosovës dhe morën masat që po u paraqit nevoja të shkonin në ndihmë.

Në shtator 1943 në mes të Prizrenit e të Gjakovës, një regjiment Jugosllav, që kishte qëndruar në breg të Drinit, mblodhi të gjithë ushtarët Shqiptarë dhe i urdhëroi që të kalonin Drinin në këmbë, për të shkuar në shtëpitë e tyne. Gjatë kalimit të lumit i vrarë të gjithë me mitraloza. Ishin me qindëra vetë. Në Gjakovë, janë vrarë rreth 30 shqiptarë të pafajshëm, banorë të qytetit. Ushtarët e vrarë nëpër kazerma janë hedhur andej-këndej për t’i fshehur. Në rrethet e Gjakovës janë vrarë 273 vetë. Në Rugovë janë lidhur e vrarë 30 vetë. Në komunën Bec të Rugovës janë djegur 90 shtëpi. Doktori Rus Piatniski, në spitalin e Prizrenit, ka deklaruar se ka ardhur një ushtar Jugosllav dhe i ka thënë se ishte lodhur e këputur, vetë i dyti, duke therur me thikë 17 ushtarë Shqiptarë të lidhur. Masakra më e madhe është bërë në Mitrovicë. Para se me u dorëzue komandanti Jugosllav, kolonel Kaliciani, i ka ndarë veç gjithë Shqiptarët dhe mbasi i ka torturuar, i ka vrarë të gjithë dhe i ka hedhur në lumin e Sitnicës. Ka shpëtuar vetëm një ushtar i quejtun Sherif Jahja Xhara, i cili ka qenë në spital dhe asht paraqitur si Hungarez. Në verë të vitit 1941, çetnikët dy herë e kanë sulmuar Jenipazarin, por në të dy rastet janë thyer. Asht për t’u shënuar zotësia e trimëria e prijësit dhe komandantit të Jenipazarit, Aqif Blutës

       5. Lidhja Popullore në Mitrovicë:

Mitrovica, qyteti ma i bukur i Kosovës, vendi i Hasan Prishtinës, Nexhip Dragës, i Isa Buletinit, i Prenkë Kaçinarit, me lirinë dhe përkrahjen që i dhanë Gjermanët, u ba nji qendër e Shqiptarizmit, vendi më i lirë i Shqipnisë dhe nji qendër antisllave e antiitaliane.

Në fillim, si prefekt në Mitrovicë ishte Xhafer Deva, pastaj u formua Lidhja popullore, e përbame prej Ali Dragës, kapiten Bajazit Buletinit, Shaban Mustafës dhe Ago Agajt. Ago Agaj, agronom nga Vlona, ishte prefekt, Bajazit Buletini, komandant xhandarmerie dhe Shaban Mustafa, kryetar bashkie. Nëpunësave që donin të shkonin për të shërbyer në zonën e Mitrovicës u bëheshin lehtësirat e nevojshme dhe përveç rrogës që merrnin në Mitrovicë, vazhdonin të merrnin edhe atë që kishin marrë në Shqipëri. Qeverisë Shqiptare iu paraqit lista e nëpunësave që nevojiteshin. Me gjithë vullnetin e mirë, mungesa, sidomos në arsimtarë, mbetej e madhe. Koherent me politikën irredentiste, Balli Kombëtar interesohej shumë për plotësimin e nevojave, të Kosovës. Propaganda e Ballit Kombëtar në këtë drejtim ishte e vazhdueshme. Në mes të nëpunësave Shqiptarë që kanë shkuar të punojnë në Mitrovicë dallohen Bedri Peja, Rexhep Mitrovica, Vehbi Frashëri, Ago Agaj, Kudret Kokoshi (kryetar gjygji), Eqrem Jegeni (drejtor i financave), Bedri Gjina (drejtor i arsimit), Dr. Kaçulini dhe Dr. Ibrahim Dervishi (në spital).

Si prefekt mbeti Ibrahim Lutfiu, nji djal i ri, inteligjent e i zoti, universitar. Në Mitrovicë bëhet mbledhja e të gjithë krerëve të krahinave e qyteteve të zonës, ku riorganizohet  Lidhja Popullore, me Ali Dragën si prijës, Xhafer Devën, Bajazit Buletinin, Shaban Mustafën, Ibrahim Lutfiun dhe Abdyrrahman Jenipazarin, si anëtarë. Ali Draga, si prijës. Xhafer Deva, burrë rreth 40-tave, Gjakovar i vendosun me kohë në Mitrovicë dhe që kishte krye Robert Kolegjin Amerikan në Stamboll, tregtar, i paangazhuar deri atëherë  me politikë, kishte influencë tek Gjakovarët me banim në Mitrovicë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Kosova mbeti një bastion i fuqishëm i nacionalizmit shqiptar. Kështu do të mbetet përjetësisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *