POLITIKA KOMBËTARE

Tryeza e Opozitës Shqiptare

Artur Roshi, kreu i Ballit Kombëtar Demokrat sot në tryezën e Opozitës Shqiptare kryesuar nga z.Basha

Raporton, Edi Belishova

Tryeza e opozitës synon dekriminalizimin e politikës shqiptare dhe hapjen e perspektivës reale të zhvillimit të hovshëm ekonomik, të çliruar nga plaçka komuniste ndaj qytetarëve dhe humnera ideologjike e kooperativës socialiste të kryeministrit.

Në startin e kësaj tryeze të ftuar nga kreu i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, u vendos:

  • Institucionalizimi i Tryezës së Opozitës Shqiptare me takime periodike.
  • Unifikimi i energjive opozitare për dekriminalizimin e politikës.
  • Garantimi i një procesi zgjedhor, të lirë dhe të drejtë për çdo subjekt garues.
“Aleanca e krimit ka sot përballë një aleancë qeveritare që vjen duke u zgjeruar dhe që e ka theksuar dhe e thekson dekriminalizimin si prioriteti nr 1. Prioritetin absolut të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Prioritetin e të gjithë prioriteteve. Të ndjekur nga prioriteti tjetër ai i zgjedhjeve të lira e të ndershme ku sot opozita shqiptare, faktori opozitar i përbërë nga të gjithë partitë politike të opozitës, formalisht dhe që presin të jenë pjesë e këtij koalicioni. Jemi në proces dialogu të hapur. Jam i bindur se partitë e tjera që e shohin veten në opozitë me regjimin kleptokrat të Edi Ramës dhe Ilir Metës po vijnë dhe do vijnë në gjirin tonë. Koalicioni opozitar ka marrë sot një detyrë shumë të vështirë, në një 1997 pa plumba, në një Shqipëri të zotëruar nga krimi jashtë dhe brenda parlamentit. Bashkëndajmë vendosmërinë tonë për të çliruar Shqipërinë nga një regjim kleptokrat”, tha Basha.

One thought on “Tryeza e Opozitës Shqiptare”

  1. SI ME DUKET PARTIT E SHUMTA QE E QUAJN VEHTET BALLI KOMBETAR DEMOKRAT I KAN ZGJEDHUR UDHEHEQSIT E TYRE, QE TE TERE DUAN QE TE JEN NE KRYE, QE ESHTE BELA E MADHE, MBASI JENI DISA SA NUK MERET VESH. ME SA DI UNE QE JAM BALLIST I VJETER AQ SA DISA NGA JU NUK KAN AQ VITE JETE, DHE PAS DISA SHKRIMEVE KUPTOHET SE I KAN ZENE VENDET SE KUSH DO JET NE NGARKIM , PIK SE PARI BASHKOUNI SI NE AMERIKE DEMOKRATET JAN DEMOKRATE DHE REPUBLIKAN PO DHE ATA JAN REPUBLIKAN QE NUMRI ESHTE DY, SA JENI JU ATJE NE ATE KOMB AQ TE VOGEL MBESOJ SA KA ME SHUM SE KATER OSE PESE, DUHET BERE PASTRIMI I BRENDSHEM PARA SE TE KETE UDHEHEQES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *