POLITIKA KOMBËTARE

Pesha e rëndë e përgjegjësisë

Shkruan, Gazmend Islami

Si po rrëshqet Kosova drejt trazirave të dhunshme nga skenarët e përgatitur mirë nga Shik-u! Të mjerët e LDK-së, po luajnë vallen e dreqit, nuk e dinë të shkretit që Gjarpri do ti helmoj rëndë, nëse arrin të zgjidhet President.

Tensionet po rritën në Kosovë për çdo ditë dhe pothuajse është bërë e padurueshme situata ne terren. Komplotistët kanë filluar të egërsohen, sepse nuk kanë çfarë të humbin më shumë sesa jetën e tyre e cila duhet të jetë e lidhur me burgun. Tash shihet se ata te gjithë sot ndihen të pasigurt edhe pse në pamje të jashtme buzëqeshin dhe shihen sikur mbi supet e tyre nuk kanë asgjë, por pesha e rëndë shqetësuese po i përcjellë këta që, nuk do të mund të shpëtojnë përkundër asaj që janë veshur me petkun e deputetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *