POLITIKA KOMBËTARE

Dëmtimi i marrëdhënjeve të Kosovës me SHBA, synimi kryesor i Beogradit

Pas hyrjes së trupava të NATO-s në Kosovë dhe largimit të ushtrisë pushtuese serbomadhe, shteti i Serbisë, përmes ish-bashkpunëtorëve të UDB-së dhe lidhjeve të dikurshme komuniste, filloi të minojë marrëdhënjet tejet miqësore shqiptaro-amerikane. Përpjekjet fillestare të shtetit serb dhe Kishës uzurpatore të Serbisë cilësoheshin si ndërmarrje të pamundura, por me kalimin e kohës dhe sidomos pas dështimit të sulmeve terroriste të disa shqiptarëve të radikalizuar në kazermën ushtarake amerikane Fort Dix të SHBA dhe sulmit vdekjeprurës  të një shqiptari ndaj dy ushtarëve amerikan në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, shkëndija e shpresës për rikthimin e primatit sundues të Beogradit mbi mendimin dhe veprimin politik të shqiptarëve u ringjall si asnjëherë më parë. Të tronditur nga ngjarjet në Fort Dix dhe Frankfurt, shqiptarët reaguan ashpër dhe u distancuan tërësisht nga veprimet e izoluara të asaj kohe. Bile, pati edhe reagime të tilla që më pas u cilësuan si shumë të ngarkuara dhe emocionale. Këtu dëshiroj të kujtoj rastin e Don Aleksandër Kqirës, kritikën e ashpër të tij ndaj sulmit në Fort Dix dhe reagimin e shqiptarëve të besimit islam, të cilët këtë kritikë të ashpër e përjetuan si ofendim kolektiv dhe tejet të tepruar.

Asokohe, askush nuk mund ta paramendonte se do të vijë së shpejti një ditë, kur jo vetëm akcionet dhe zërat e izoluar, por edhe partitë politike shqiptare do të fillonin të minonin marrëdhënjet e shkëlqyera shqiptaro-amerikane!!! Kësaj tendence për të kritikuar SHBA-të për çdo gjë dhe për gjithçka që nuk e bëjmë ne vet ashtu si duhet, tash së fundi i është bashkuar edhe opozita parlamentare në Republikën e Kosovës! Kërkesa e sotme e Jakup Krasniqit për ndryshimin e strategjisë së opozitës parlamentare është shumë e vonuar, sepse, jo vetëm nga zanafilla e supozuar e problemit (Marrëveshjet e Brukselit dhe Gjykata Speciale), por edhe më parë, kjo opozitë nuk e ka dhënë kontributin e saj konform mundësive që i ka ende në dispozicion!

Dëmtimi i marrëdhënjeve shqiptaro-amerikane është verpim i drejtuar kundër interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike të kombit shqiptar në siujdhesën ilirike. Kushdo që i shërben këtij qëllimi, është pozicionuar dhe po i shërben, me ose pa vetëdije, interesave pansllave të Rusisë.

Limaj me shokët e PDK-sëNuk janë SHBA-të dhe ambasadorët e tyre ato që kanë nënshkruar Marrëveshjet e Brukselit, por janë ish-shokët e Fatmir Limajt, Jakup Krasniqit dhe Albin Kurtit. Pra, nënshkrues janë vet ata, për pushtetin e pakufishëm të të cilëve, kontributi i përbashkët i opozitarëve të sotëm ka qenë përmbajtësor dhe vendimtar!

Duke i njohur mirë gabimet e së kaluarës, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi është dashur që të angazhohen shumë më seriozisht dhe të mos e pranojnë instrumentalizimin e kërkesave të drejta kombëtare kundër Marrëveshjeve të Brukselit. Instrumentalizimi i kërkesave të drejta kombëtare për t’i shërbyer interesave të pushtetmarrjes me çdo kusht nga ana e opozitës parlamentare, është një gabim i pafalshëm, tagrën e të cilit po e paguajmë ne shqiptarët me ndasi të thellë shoqërore dhe kombëtare. Se qeveria është dashur të jap dorëheqje të parevokueshme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, këtë nuk e mohon askush! Por, se strategjia e opozitës parlamentare ka qenë fund e krye e dështuar dhe i ka dëmtuar rëndë marrëdhënjet shqiptaro-amerikane, këtë e pranoi sot botërisht edhe Jakup Krasniqi…Më mirë vonë se kurrë!

2 thoughts on “Dëmtimi i marrëdhënjeve të Kosovës me SHBA, synimi kryesor i Beogradit”

  1. Politik berja e Opozitareve ne Kosove eshte anormale nje e semure e madhe e cila e ka vendin ne Izolim , ne nje Spital te madh Psihiatrik e cila te mundesoj mjekimin e ketyre debileve , intriganteve , mafjozeve , rrugece karrjeristesh te pa fytyre e mos mirnjohes . keto te thena te lart permendura jane me e paketa me humane ,nderkohe qe keta duhet te vihen para ligjit , pas hekurave .Thote i madhi Dritero : Ne vendin Tim ne vendin Tend , Nje grup Horash nje vend e popull çmend !

  2. Jam plotesisht dakort me artikullin por duhet te ishte dhe me kritik dhe konkret se ne shqipetaret keshtu e duam Nuk e di sa e vertete eshte qe disa kane kerkuar qe ambasadori amerikan ne Kosove te shpallet person non grata Nuk e kuptoj loja e kujt behet ne kete rast Ambasadori nuk ben pune personale por zbaton politiken e shtetit te tij Duhet tu kujtoj ketyre personave se Kosova u clirua nga Amerika dhe aleatet e saje ne NATO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *