POLITIKA NDËRKOMBËTARE

Ambasadori amerikan i neveritur nga VV-ja, AAK-ja dhe NISMA

“Jam i neveritur nga liderët e AAK, VV dhe Nisma”, kështu deklaroi ambasadori amerikan në Republikën e Kosovës, Greg Delawie. Nuk kanë mjaftuar apelet e ambasadës amerikane për të bindur opozitën parlamentare që ajo të heqë dorë nga dhuna dhe t’i përkushtohet tërësisht diskursit politik. Përdorimi i sërishëm i gazit lotësjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës ka nxitur edhe reagimet e qytetarëve të pakënaqur me situatën aktuale politike. Ndërsa brenda ambienteve të Kuvendit vazhdon burgosja e deputetëve të opozitës parlamentare, seanca e radhës tashmë po i zhvillon punimet me një kuorum të reduktuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *