POLITIKA KOMBËTARE

BDI heshti edhepse partneri i saj i quajti shqiptarët “indijanci”, “shiptari”…

Protestat e turqve në Maqedoni pas fyerjes që iu bë nga kryeredaktori i televizionit proqeveritar “TV Sitel”, Dragan Pavlloviq – Llatas kanë rikthyer vëmendjen dhe memorien që ka të bëjë me fyerjet e shqiptarëve nga ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski. Dy zyrtarët e lartë kishin përdorur fyerje të rënda ndaj shqiptarëve nga ana e pushtetarëve maqedonas.

Kjo ka të bëjë pikërisht me partinë shqiptare në pushtet BDI, e cila është në shënjestër të këtyre fyerjeve.01

Ish-Ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska dëgjohet duke i quajtur shqiptarët me emërtimin ‘shiptari’, apo porosia e saj se ‘duhet kapur për fyti shiptarët’ . Fyerje të tilla u dëgjuan në bisedat e përgjuara edhe nga ministra të tjerë, që në çdo rast shprehin emërtime përbuzëse.

Një skandal i tillë ndodhi edhe në bisedën e përgjuar midis ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe kryetarit të Parlamentit Trajko Veljanovski, ky i fundit deputetët e BDI-së i quan indianë (indijanci).

Derisa po ndodhin këto fyerje të rënda, partia në pushtet heshti dhe se nuk është ndërmarrë asnjë reagim. Në këtë vijë janë edhe shumë shoqata joqeveritare dhe për të drejtat e njeriut që gjithashtu heshtin dhe nuk organizohet asnjë formë proteste. Kësaj heshtje i bashkëngjiten edhe deputetët e BDI-së që kohëve të fundit janë tejet aktiv nëpër rrjetet sociale.

Ditëve të fundit ka pasur vetëm një reagim nga Shoqata për Kulturën Shqiptare në Maqedoni, e cila lidhur me këto fyerje i ka drejtuar një letër publike kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Besoj qe duhet te turpëroheni kur dikush nga partneret e koalicionit me te cilët bashkëqeverisni, ofendon rende bijtë dhe bijat e asaj NENE SHQIPTARE për te cilën Ju kontribuat ne ngritjen e shtatores se saj. Besojmë dhe mbetemi me shpresë qe do sa me shpejt te kërkoni shkarkimin e kësaj ministre ose do t`ju llogarisim kopil te nënës shqiptare, ngase këtu ofendohen rende edhe 153.000 votat me te cilët mburreni si subjekt politik”, thuhet në reagimin e saj.

Përkundër kësaj heshtje nga radhët e shqiptarëve, edhe komuniteti rom organizoi një protestë simbolike para Qeverisë, pasi që ministrja e brendshme Jankullovska në bisedat e përgjuara përdor emërtimin ‘cigani’. (INA)

Ja biseda mes Gordana Jankullovskës dhe Trajko Veljanovskit

Zëri 1: Me indianët e kemi pastruar?
Zëri 2: Po, po. Me indianët kryesorë.
Zëri 1: Ë…?
Zëri 2: Them me indianët kryesorë është pastër, tani me tanët. Me tanët…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *