POLITIKA KOMBËTARE

Balli Kombëtar Demokrat, memorandum bashkëpunimi me PPD

Sot në Gostivar u nënshkrua memorandum i bashkëpunimit shqiptar, për veprim politik të përbashkët me platforma të ngjashme në mes PPD-së, Ballit Kombëtar Demokrat dhe Forumit për të drejtat e njeriut “Ilirida”-Gostivar.

“Ky bashkëpunim është në përputhje me dëshirën e elektoratit për bashkimin e opozitës shqiptare, ku qyteti i Gostivarit është zgjedhur si qytet i bashkimit të opozitës.

Memorandumet për bashkëpunim u nënshkruan nga kryetari i PPD-së z. Nexhat Bexheti, Zëdhënësi i Ballit Kombëtar Demokrat në Iliridë-Maqedoni, z. Sazan Papraniku, dhe Kryetari i Forumi për të drejtat e njeriut “ILIRIDA“, z. Selam Elmazi, nga Hajredin Kaza, kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare.

Fletëparaqitje bashkëpunimi ka arritur edhe nga LDSHM-Lidhja e Diasporës Shqiptare të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e PPD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *