HISTORIA

PËR DËSHMORËT E HARRUAR TË LUFTËS SË LUMËS

Nga Izet Duraku

Ndonëse ekziston një listë e dëshmorëve të kësaj lufte, madje një pjesë e tyre janë shpallur si të tillë, lista e plotë e tyre ende nuk është hartuar. Nuk është hartuar gjithashtu as lista rrëqethëse e humbjeve njerëzore shkaktuar nga masakrat e ushtrisë serbe më 1913, për të cilat janë shprehur të tmerruar publicistë shumë të njohur të kohës, si Leon Trocki, Leo Freundlich, Dimitrie Tucoviq, etj.

Në vetëdijen e popullit nuk ka pasur asnjëherë mëdyshje për pranimin e humbjeve. Edhe pas shumë vitesh nuk u deformua kurrë thelbi i ngjarjeve. Pushtuesit serbë gjithnjë u emërtuan prej kësaj vetëdije të kthjellët si ndër pushtuesit më mizorë, krimet e të cilëve ashtu të papërfytyrueshme dhe çnjerzore do të ishte e vështirë për t’i treguar plotësisht.

Por regjimi që u vendos pas Luftës së Dytë Botërore në aleancë me botën komuniste sllave, nuk kishte shumë dëshirë të fliste për konfliktet me serbët. Nuk donte të fliste as për Pavarësinë e Shqipërisë. Në një radiogram urgjent për sekretarin politik të qarkut të Kukësit, Abaz Shehun, më 20 Nëntor 1946 nga Komiteti Central i Partisë Komuniste Shqiptare, Pandi Kristo, urdhëronte prerë duke mos lënë vend për hamendje: “Dita e 28 Nëntorit duhet të festohet pak”.

Në kushtet e bashkëpunimit të ngushtë me serbët në periudhën 44-’48, të përmendje luftën e Lumës dhe të rënët e saj ishte një herezi, që vazhdoi edhe gjatë periudhës së miqësisë me Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1952, teksti i Historisë së Popullit Shqiptar, iu nënshtrua recensioneve, vërejtjeve dhe shqyrtimeve të hollësishme të Akademisë së Shkencave të Bashkimit Sovjetik, e cila këmbënguli që në tekst të futej krahas ekzistencës së shovinizmit të fqinjëve edhe ekzistenca e shovinizmit shqiptar ndaj sllavëve. Nga pushtetarë të ndryshëm, në disa relacione të kohës, populli i Lumës karakterizohej si shovinist.  Në këtë frymë, Seit Bushati, instruktor i KQPPSh-s nënvizonte në relacionin e tij të janarit të vitit 1952 se “ në disa krahina të Kukësit, si në lokalitetin e qendrës ka shovinizëm. Thonë: Nuk bëhet mik shqau, gjithmonë jemi vra me to, etj. Urrejtja nuk është për regjimin, por edhe për popullin.”

Vetëm pas 50-vjetorit të Pavarësisë, kur regjimi ishte vetëpërjashtuar nga kampi socialist, pati një rikthim për të vlerësuar figurat kombëtare dhe me këtë rast, ndonëse jo në atë nivel që e meritonin, u nderuan me dekorata dhe mirënjohje edhe një sërë figurash nga rrethi i Kukësit.

Në këtë vijë në vitet 1963-1969 u shkruan historikët e fshatrave ku u bënë përpjekje për të veçuar kontributin e luftëtarëve të shquar që dhanë jetën për liri dhe pavarësi. Por edhe më vonë, paranoja e regjimit ndaj serbëve nuk u hoq. Kjo frikë bënte që edhe në tekstet e njohura të epikës historike që lidhen me Luftën e Lumës, fjala serb të zëvendësohet me fjalën e papërcaktuar hasmi. Luma e hasmi po lufton…ka hy hasmi në Prizren, etj, etj.

Në kushtet, kur vetëm në vetëdijën popullore u ruajt e paprekur kujtimi për ngjarjen duhej të mblidheshin dëshmi të plota rreth përmasve të saj duke përfshirë edhe të rënët, siç janë mbledhur një pjesë prej tyre falë kujdesit të studjuesve të pasionuar. Në kuadrin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u shtua më tëpër vëmëndja shtetërore dhe kësaj periudhe i përkasin nxitja për të përgatitur edhe dokumentimin e qëndresës ndaj pushtimit serb.

Përmasat e betejës së Lumës në të gjitha fazat e shtrirjes së saj kohore prej 9 nëntorit – 6 dhjetor 1912, duke përfshirë përplasjet, ndeshjet spontane e të organizuara, pritat, përleshjet dhe luftimet masive e të përgjakshme, nuk mund të kuptohen pa numrin e martirëve të vrarë në zjarrin e luftës. Duhet të falenderohen të gjithë ata që ndihmuan në përpilimin e dokumentacionit të nevojshëm historik për shpalljen dëshmorë të të rënëve të kësaj beteje.

Në vitin 1984 Nazif Dokle ka botuar broshurën “Dëshmorët e rrethit të

Kukësit me të dhëna sintetike për 140 dëshmorë prej të cilëve 20 të

rënë kundër pushtuesve serb e turq. Ndërsa në vitin 1987 u shpallën edhe 71 dëshmorë prej të cilëve 69 të rënë kundër serbëve. Tre vjet më vonë ai ribotoi broshurën  e sipërpërmendur me 211dëshmorë të Kukësit dhe Hasit  prej të cilëve 89 i përkasin paraçlirimit, ku shumica janë të rënë kundër serbve. Nuk duhet harruar as kontributi i Naim Manit në librin “Jehona e Topojanit, etj.

Veçanërisht këtu dua të përmend kontributin e dr Shefqet Hoxhës dhe të mësuesit të ndjerë Xhafer Kovaçi që ndër të tjera ka botuar listën e vetme të banorëve të Përbregut të masakruar nga serbët më 1913. Mbështetur në të dhëna dokumentare dhe në dëshmitarë okularë, Dr.Shefqet Hoxha në veprën e tij “Luma në luftrat për liri” ka përcaktuar 118 dëshmorë të kësaj beteje, 81 prej të cilëve të identifikuar me emër dhe me vendin e rënies. Ndërsa Xhafer Kovaçi përmes monografisë së tij “Tërthorja” i shton këtij numri edhe 34 dëshmorë të tjerë midis të cilëve edhe 28 të identifikur me emër dhe vendrënie kryesisht nga Morini dhe Bardhoci.

Numri i përgjithshëm shkon kështu në 152 dëshmorë që përfshijnë hapësirën ku u zhvilluan luftimet prej Morini deri në Reç të Dibrës.

Megjithatë, në këtë gjeografi të rënësh mungojnë fshatrat që mbetën përtej kufirit politik, të caktuar nga fuqitë e mëdha në vitin 1913. Në këtë kumtesë nuk përfshihet asnjë e dhënë rreth të rënëve të fshatrave Vërmicë, Shkozë, Dobrusht, Zhurë, Vlashnje, Postlisht, etj, që u ekspozuan të parat ndaj vërshimit të ushtrisë pushtuese dhe që kishin një potencial të konsiderueshëm njerzor e luftarak. Kërkimet e mëvonshme do ta shtojnë numrin e dëshmorëve në përgjithësi dhe do ta plotësojnë më mirë listën e të identifikuarve edhe me të rënë të tjerë veçanërisht në Tejdrine, por edhe në Rrafshë të Lumës.

Mësuesi i pasionuar Xhaferr Kovaçi në monografinë e tij “Tërthorja”, botuar në vitin 2006 është ndalur gjerësisht në masakrat e vitit 1913, në Tërthore, për të cilat kontributi i tij ka një rol të dorës së parë dhe, sigurisht, do t’i referohen gjithnjë studiuesit e mëvonshëm. Nga 23 të pushkatuarit në breg të Drinit nga fshati Morin, Xhaferr Kovaçi identifikon 8 prej tyre, si dhe e pasuron listën e të rënëve edhe me tre të tjerë të varrosur në Qafën e Zhurit. Atij i takon merita edhe për identifikimin e 8 të rënëve të tjerë nga fshati Gjegjan në përpjekjet tek Uki i Vjerrë dhe ura e Gjegjanit.

Ndërkohë edhe në veprën “Luma në luftrat për liri” ekzistojnë dëshmi të hershme, që tregojnë se stuhitë e kohës, duke u shtresuar njëra mbi tjetrën, kanë shuar pjesën më të madhe të emrave të të rënëve në këtë betejë. Në vitin 1972 dy dëshmitarë nga Brekia, Zaim Dafku dhe Vesel Dafku shprehen: “Prej qafës së Dules e deri në kodër të Dushkes mbi Prizren janë vrarë 30 e ca vetë prej Bajrakut të Topojanit. Ndër këta kanë qenë edhe Bajraktari Zaim Hamza, Hamdi Aqifi (Breki) dhe Abaz Abdullah Dafku”. Pra nga beteja e Qafës së Dules mbeten të paidentifikuar më shumë se 27 të rënë të tjerë.

Ndërsa një dëshmitar më i hershëm Sali Faslia nga Mëhola në vitin 1959, i cili përshkruan hollësisht përpjekjet në breg të Shejës, tek Boka e Kuqe, dëshmon se andej lumit të Lumës, në Tërthore, qenë vrarë Bajram Ramadani, Përbreg dhe 14 bardhocas. Ai thekson se në Përbreg ishin treguar trima Sulo Agushi, Veli Agushi, Maliq Mehmeti, Adem Kamberi, etj.

Nisur nga këto të dhëna të pjesshme mund të ndërtohet dhe harta e përpjekjeve më të përgjakshme, ku vendin e parë sigurisht e ze Qafa e Dules me 37 të rënët e saj, 10 prej tyre të identifikuar.

Varret atje në Qafë, kanë mbetur ashtu siç i ndërtuan të parët. Atyre u takoi barra e rëndë të luftonin dhe të hapnin shumë varre.  Madje u shuan edhe dhjetra familje. Varret atje në Qafë të Duhles dhe kudo ku janë presin që dikush prej pasardhësve të kujtohet më së fundmi për t’i rregulluar siç e meritojnë martirët. Më shumë së sa nderojmë të kaluarën, kështu shpëtojmë shpirtin tonë.

Në fshatin Bresanë të Opojës më 4 nëntor 2012, pikërisht 100 vjet më vonë, u ngrit një memorial në nderim të të vrarëve nga ushtria serbe. Shembulli i Bresanës në Opojë nxit që pllaka të tilla përkujtimore të  vihen në çdo fshat të Opojës dhe të Lumës. Në aktivitetin që u zhvillua në Bresanë, studiuesi Sadik Mehmeti konstatoi me dhimbje dëmet e mëdha që i janë shkaktuar kujtesës kolektive të shqiptarëve prej pushtimit një shekullor serb. Mjaft njerëz në vitet e pushtimit por edhe më vonë druheshin të flisnin për ngjarjen e kobshme të ndodhur në Livadhin e Kasës. Sigurisht, nën pushtim kujtesa, mund të shuhet më lehtë për shkak të dhunës, por edhe në liri kjo kujtesë mund të dëmtohet, në rast se nuk ekziston klima e favorshme për freskimin e saj.

Nisur nga lista e të rënëve është e udhës të kujtohemi se krahas varreve, pllakave përkujtimore, përmendoreve, të rënët duhet të dekorohen me ndonje urdhër a medalje. Kjo natyrisht nuk do të kushtonte aq shumë, por fare pak vëmendje ndaj gjakut të tyre të derdhur, që ata të mos mbeten kokrra të papërfillshme rëre nën erën e pamëshirshme të harresës.

TË RËNË NË LUFTË KUNDËR SERBËVE (Nëntor 1912)

  1. Abaz Zezi, Lojme,  Botat e Kuqe (Gostil) 2.  Adem Cena, Kalis,  Qafë e Duhles 3. Adem Halili, Skavicë, Qafë e Kolesjanit 4.   Ahmet Cen Xhahu, Gjegjën, Zabeli i Branesë 5.  Ahmet Iljazi, Brekijë ? 6. Arif Allaraj,Topojan, Glloboçicë (Gore) 7.   Avdi Hasan Avdia, Morin, Bregu i Drinit 8. Baftjar Tahiraj, Topojan, Botat e Kuqe (Gostil) 9.   Bajram Istref Avdia, Morin, Bregu i Drinit 10.  Bajram Isuf Nerguti, Gjegjën, Uki i Vjerrë 11.  Bajram Ramadani,  Përbreg,  Breglumë 12.  Bal Musli Syla, Morin, Hani i Balës 13.  Baki Maliqi, Ujmisht,  Botat e Kuqe, (Gostil) 14.  Bektash Gjoka,  Ujmisht, Botat e Kuqe, (Gostil) 15.  Beqir Misin Syla, Morin Hani i Balës 16.  Beqir Zyberi,  Bicaj,   Gjomç 17.  Brahim Allaraj,  Topojan,   Gjomç 18.  Brahim Zeqiri  Radomirë, Qafë e Kolesjanit 19.  Cen Hajdin Xhahu, Gjegjën Zabeli i Branesë 20.  Dem Hasë Mica, Gjegjën, Uki i Vjerrë 21.  Dërvish Trota,  Shtiqën, Botat e Kuqe (Gostil) 22.  Dil Fana, Topojan, Qafë e Duhles 23.  Djali i Ramadan Rexhepit, Bardhoc, Hani i Balës 24.  Dostan Peposhi, Lusën, Qafë e Kolesjanit 25.  Dullë Dema, Gostil, Botat e Kuqe (Gostil) 26.  Dem Syla, Morin, Hani i Balës 27.  Dem Hasë Mica, Gjegjën,  Uki i Vjerrë 28.  Emërllah Ahmet Dida, Përbreg, Gjomç 29.  Elez Ramë Përzhita, Morin Bregu i Drinit 30.  Esat Allaraj, Topojan, Glloboçicë (Gore) 31.  Faruk Islamaj, Topojan, Qafë e Duhles 32.  Fasli Brati, Bicaj, Bicaj 33.  Feriz Ahmetaj, Topojan, Qafë e Kolesjanit 34.  Hakik Dema, Bardhoc, Botat e Kuqe (Gostil) 35.  Halil Ademaj, Bardhoc, Botat e Kuqe (Gostil) 36.  Halil Krosi,  Reç, Gjomç 37.  Halil Musallari, Topojan,  Qafë e Duhles 38. Halil Taci, Gjegjën, Ara e Mehmetit (Bardhoc) 39.  Halim Shehu, Shtiqën Livadhet e Gjata, (Shtiqën) 40.  Halit Billall Syla,  Morin, Hani i Balës 41.  Hamdi Zyberaj, Topojan, Qafë e Duhles 42.  Hamz Dema, Morin, Breg Drini (Morin) 43.  Hasan Çupi, Brekijë, Brekijë 44.  Hasan Hajdari, Morin, Hani i Balës 45.  Hasan Shabani, Shtiqën,  Botat e Kuqe (Gostil) 46.  Hazir Mehmet Nërguti, Gjegjën, Uki Vjerrë 47.  Hazir Mhola, Bicaj (Mhole),  Uki i Vjerrë (Bardhoc) 48.  Idriz Bajraktari, Kalis, Qafë e Duhles 49.  Idriz Demi, Ujmisht, Botat e Kuqe 50.  Idriz Grosha, Bardhoc, Qafa e Zhurit 51.  Idriz Istref Përzhita, Morin, Qafa e Zhurit 52.  Imer Selimi, Morin, Hani i Balës 53.  Islam Hazizi,  Bicaj, Bicaj 54.  Ismail Bajram Avdia,  Morin Bregu i Drinit 55.  Ismail Neziri, Shtiqën, Botat e Kuqe 56.  Isuf Ramadani, Morin, Breg Drini (Morin) 57.  Jakup Tota, Barruç, Uki i Vjerrë 58.  Jemin Dema, Bardhoc, Qafë e Bardhocit 59. Jashar Nuhia, Gostil, Botat e Kuqe 60. Jashar Shehu, Shtiqën, Botat e Kuqe (Gostil) 61.Liman Çejku,  Lusën, Uki i Vjerrë (Bardhoc) 62.  Mehmet Allaraj, Topojan, Botat e Kuqe (Gostil) 63.Mehmet Limani, Lojme,  Botat e Kuqe (Gostil) 64.  Metali Dautllari, Topojan,  Botat e Kuqe (Gostil) 65. Mitah Ahmeti, Kalis, Gjomç 66.  Muharrem Allaraj,  Topojan,  Gjomç 67.  Muharrem Mema, Skavicë, Shtiqën 68. Mulla Musa, Zapod,  Gurra e Shkozës 69.  Mustafë Dogjani, Shtiqën, Botat e Kuqe, (Gostil) 70.             Mustafë Tahiraj, Topojan,  Glloboçicë, (Gore) 71. Myftar Tahiraj,  Topojan, Glloboçicë (Gore) 72. Nexhip Dulla, Kolesjan,  Qafë e Kolesjanit 73.  Osman Emërllah Përzhita, Morin,  Bregu i Drinit 74. Osman Sula, Kalis, Qafë e Duhles 75.  Qazim Allaraj, Topojan  Glloboçicë 76. Ramadan Idriz Nerguti, Gjegjën,  Ura e Gjegjënit 77.  Ramadan Koldashi, Ujmisht, Bungajë (Kukës) 78.  Ramadan Nerguti, Gjegjën,  Kepat e Drinit (Bardhoc) 79.  Rasim Meta, Bicaj, Bicaj 80.  Rexhë Taci,  Gjegjën,  Gjomç (Osmanaj) 81. Rustem Shehu, Shtiqën, Rrihna (Shtiqën) 82.  Rrahman Duraku, Morin,  Breg Drini (Morin) 83.  Sadik Dautllari,  Topojan, Qafë e Duhles 84.  Sadik Karanxha, Topojan, Zhur 85.  Sait Bajram Avdia,   Morin, Bregu i Drinit 86.  Sali Uk Taci,  Gjegjën,  Uki Vjerrë 87.  Selim Gërmizi,  Bardhoc, Zalli i Bardhocit 88.  Selman Nerguti,  Gjegjën, Gjomç (Osmanaj) 89.  Selman Sali Syla, Morin, Hani i Balës 90.  Sinan Çejku, Lusën, Uki i Vjerrë (Bardhoc) 91.  Shaban Taka, Ujmisht, Uki i Vjerrë (Bardhoc) 92.  Shaqir Basha, Shishtavec, Bungajë (Kukës) 93. Shaqir Dauti, Shtiqën,  Udha Pukë,, (Shtiqën) 94.  Sherif Koka  Kalis, Gjomç 95.  Shaqir Islamaj, Topojan, Glloboçicë (Gore) 96. Shaqir Nerguti, Gjegjën, Linat e Ademajve (Bardhoc) 97.  Sheh Osmani,  Bicaj, Bicaj 98.  Sherif Rrahman Përzhita,  Morin, Qafa e Zhurit 99.  Vajza e Beqir Misinit, Morin, Hani i Balës 100. Tafil Istrefi, Kalis,  Qafë e Duhles 101.  Tahir Smajli,  Ujmisht, Botat e Kuqe 102.  Vëllezërit Rate (dy), Kolesjan,  Qafë e Kolesjanit103.  Vëllezërit Rate,  Kolesian,   Qafa e Kolesianit 104.  Xhemë Hajdini,  Gjegjën, Pikllimë, (Koritnik) 105. Xhemë Isen Syla, Morin, Hani i Balës 106. Zaim Hamza, Topojan, Qafë e Duhles 107. Zenel Haziri, Gostil, Gurra e Shkozës 108.  Zenel Mema,  Skavicë,   Bungajë (Kukës) 109.  Zenel Nerguti.

6 thoughts on “PËR DËSHMORËT E HARRUAR TË LUFTËS SË LUMËS”

  1. Mua me ka interesue kunder serbeve a kane lufue tërbeshet apo goranet nuk e dij si i quani.Nese kane ra deshmore edhe prej tyre dua te them se edhe minoritetet di etnikum i vecant jane lojal ndaj shtetit shqiptar.Ne Kosove goranet apo tërbeshet me duket se nuk jsne aq lojal ndaj shtetit te Kosoves.Dua te dije se nese jane qene atehere lojal kundra serbit a hane sot….?

  2. pershendetje ne fshatin tim dobrusht nga ana e kosoves ne 1912 jan te vrar 34 burrat e fshatit jan te deshmuar qe sot kan edhe pllakaten te shenuar me emrat e tyre un nuk e pash qe jan permendur diku.

  3. Titulli i te renve nuk eshte i sakt ata jan vra nga 20-23 tetor 1913. Nga lista ndoshta ka qr jan vra me 1912 kur shkau deshi te pushtoi Lumen nga 20-25 nendor. Ahmet Ilazi edhte stergjyshi im dhe ai eshte vra ne masakren e vitit 1913.Eshte i Topojanit e jo i Brekis. Eshte vra ne Taure te stani tue luftue me shkije kurse ne Topojan po te njejten dit edhte pushkatue djali tij Mahmuti me 450 te tjer.

  4. Ymer nese nuk te vjen rond met vet, a je edhe ti qeshtu i zi e i vogel?Po ku jan tirqit !! Une po i shoh shqiptart me kto pantolla bash si i pershkruajn grekt shqiptaret ! greket thon qe shqiptaret kishin pantolona te cuditshme te gjera edhe jan ardhacak !Tash edhe une di me u tregu Patriot po qellimi osht me iu pergjegj armikut ne cdo kundershtim.

  5. Edhe njehere kam reagu por po reagoi edhe tani. Ahmet Ilazi Qehaja eshte i Topojanit dhe eshte vra ne Turaj sepse une jam sternipi i Ahmet Ilazit. Ne fshatin Zborc mbi Shtime eshte vra Zaim Hamza edhe sot aty jan tre varre te rregulluara nga Rasim Gjela dhe te ruajtura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *