KULTURA

Malli i gurbetqarit

Nga Sylë Bajrami

Ne nje qoshe te nje rruge te huaj
ne nje banke te nje parku te vjeter
rri i vetem e mendohem
per nje vend per nje kohe tjeter.

Flas me veten si ne ode te burrave
por e dij -jam fillekate
nje gulqim qe me del nga shpirti
me trazon s’me len rehat.

Nise nje kenge por nuk kam ze
asnje fjale prej goje s’del
veq nje lot qe zbret ne mjekerr
me preke ne zemer , me preke ne tel.

Hiq pa me bvete me merr me vete
fluturojme me shpejt se era
per me shku ne ato troje
ku i kam mbushe njezete pranevera.

Ulem ne guri permbi krua
e i flas lisit qe me bene hije
-a e sheh se te dola ne fjale
te pata thene une prap do te vije.

Ai nuk flet se goje nuk ka
por e dije c’thot lisi i vjeter
-ti u ktheve por s’je ai
tash ti je krejt dikush tjeter.

Plake e krruse deri ne toke
bardh si mali qe mban bore
e kam dijte se ke me u kthye
shpirtin tand une e kam ne dore.

Ne gurbet shkove veq prej hallit
dole i ri me i ike roberise
ketu u ktheve veq prej mallit
per ATDHE per TOKE TE SHQIPERISE.

Perveq meje nuk te njeh kush
se veq une ketu te kam prite
jan’ njerez tjere, jan’ halle tjera
gjithecka nderron ketu dite per dite.

Shkon nje mbret e vjen nje tjeter
deri sot jan’ nderru disa
vetem une ai lisi i vjeter
kam vendos ketu me u tha.

Erdhe ti te thahemi bashk
por me ke borgj se vet me ke lane
Nuk rrije gjat – une kthehem shpejt
kur u nise me pate thane.

Kaluen vite s’dije se sa
prita, prita e ti s’u ktheve
une s’jam plake se jam ne truell temin
kurse ti ne gurbet u theve.

Ece ngadal mbi trotuare
kisha mberri gjer ne mes te qytetit
– per ku keshtu axha Syle,
nje ze femije me sjell ne vete.

I fshije syte te shoh se c’behej
cka po ndodhe keshtu me mua
per rreth meje njerez e mure
s’pash kun’ lis nuk kish kund krua.

Eshte ky mall qe zbret me lotin
qe e bart une ne kete tretedhe
rrugeve te huaja tuj e shkue motin
tuj anderru nje cope Atdhe.

Me ka marr malli me u ule ne sofer
ku per rreth e kam tan fisin
pran’ te kem Nene shamizezen
e ne ball te sofres te shoh ule Plisin.

Me ka marr malli me u ule ne sofer
nje buke misri cope me e nda
ne njerin krah te kem ule motren
ne tjetrin krah te kem nje vlla.

Me ka marr malli te jem me Ju
lote e gezim s’bashku me i nda
veq nje rruge drejt Atedheut tim
lotet e mi mundet me i tha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *