POLITIKA KOMBËTARE

Rilindja e Komunizmit në Shqipëri

Shkruan, Tanush Kaso

Në kuadrin e rilindjes së komunizmit në Shqipëri, veteranët e krimeve komuniste (ata që vranë njëri-tjetrin, gjatë luftës dhe më pas), përkujtuan me lotë krokodilash atë që ka hyrë në historinë e LANÇ-t dhe të PPSH-së si “Masakra e 4 shkurtit 1944”. Historianë të indoktrinuar gjer në palcë, të tipit Xhufi-bufi e të tjerë, japin shpjegime e shifra të pavërteta, ndryshe nga disa historianë, që janë bazuar mbi dëshmitarë e dokumente të zbuluara në këto dy dekadat e fundit.Veç kësaj historianët enveristë, nuk flasin fare dhe nuk kanë shkruar asgjë për masakrat dhe krimet e përbindshme të sllavo-komunistëve, të kryera mbi shqiptarët andej dhe këtej kufirit, që nga viti 1941, kur Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi themeluan në Tiranë Partinë Komuniste-terroriste të Shqipërisë dhe deri më 1991, kur dështoi dhe ra komunizmi në të gjithë Evropën.

Mbas vitit 1990, Ramiz Alia ka pranuar masakrën e kryer nga komunistët, në tetorin e vitit 1943, mbi 67 fshatarë të Myzeqesë, të porsa inkuadruar në radhët e Ballit Kombëtar. Por, atë vrasje masive pa gjyq, ai ia faturon Mehmet Shehut dhe e nxjerr veten “të larë”. Ndërsa për masakrën e Mirditës, të gushtit 1949, pas vrasjes së Sekretarit të PPSH-së për Mirditën, Bardhok Bibës, nga “Komiteti i Maleve”, kur u varën katër mirditorë dhe u pushkatuan dhjetë të tjerë, krejtësisht të pafajshëm, sipas listave të përgatitura nga të dërguarit e Enver Hoxhës, gjeneralët Mehmet Shehu e Gjin Marku, Ramiz Alia, në një intervistë dhënë gazetarëve kosovarë, bën sikur nuk ka ditur gjë dhe se e ka dëgjuar më pas. Edhe Mehmet Shehu e ka pranuar me shumë vonesë, pak ditë para vrasjes (ose vetëvrasjes së tij), terrorin komunist të ushtruar në Veri dhe vrasjet masive pa gjyq të malësorëve të Malësisë së Madhe e të Postribës. Për Masakrën e Tivarit, të kryer me miratimin e Enver Hoxhës dhe të krerëve të divizioneve të 5-të e të 6-të , Rrahman Parllaku, Ramiz Alia, Gjin Marku e të tjerë, që ndodheshin në Prishtinë në prillin e vitit 1945 kur u krye ajo masakër, nuk është shkruar kurrë asnjë fjalë nga historiografia komuniste. Po ashtu është mbuluar me heshtje gjatë më shumë se gjysmë shekulli edhe masakra e kryer në Përroin e Shipkës, ku janë gjetur të masakruar 172 shqiptarë të disa rretheve të vendit tonë…

Megjithatë, edhe përballë fakteve, provave e dokumenteve të tilla, të zbuluara nga arkivat dhe nga dëshmitë e protagonistëve, vazhdon të heshtet me një kokëfortësi prej idiotësh, nga pseudohistorianët e djeshëm, vazhdues të rrugës së Enverit, si Xhufi, Milo, Gjeçovi dhe ca mbeturina të tjera të këtij lloji. Por, përballë tyre po renditet një plejadë e re historianësh të mirëfilltë, të diplomuar brenda e jashtë vendit tonë, të cilët herët a vonë, do ta rishkruajnë me vërtetësi Historinë e Shqipërisë.

One thought on “Rilindja e Komunizmit në Shqipëri”

  1. Komunizmi 50 vjecarit i pare:- pushkato trurin e kombit ,burgosi kundershtaret e sitemit komunist sllov,grabiti pronen dhe kursime njerzore, privatizo memorjen njrzore,gjithe perfitimet shkonin ne doren e hekurt te nje personi. Pas 1990 nga nje hajdut qe kish populli , krimi dhe korrupsioni organizuar demokratik prrodhoj 1000 vjedhes te popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *