HISTORIA

KAPIDAN DR. MARK GJON MARKU, UDHËHEQËS I LUFTËS PËR SHQIPËRI ETNIKE

Shkruan, Mr.Sc. Nue Oroshi

Kur Principatat Arbërore me qendër në Durrës, Shkodër e Artë filluan dobësimin e tyre; kur shteti i Gjergj Kastriotit filloi rënien pas vdekjes se Gjergjit në vitin 1468, si dhe kur dukagjinasit u dobësuan tej mase, me depërtimin e osmanlinjve në viset Arbërore filluan shpërngulje masive dhe lëvizje të mëdha të popullatës Arbërore përtej viseve të Adriatikut.

Por njërit nga vëllezerit e Lek Dukagjinit, konkretisht, Pal Dukagjini, me teper i pelqeu shkrepat, kreshtat dhe ato bjeshkë te bukura te Mirdites kreshnike dhe u vendos njëherë e pergjithmonë në Grykë të Oroshit, në atë grykë ku për pesë shekuj shqiptarët në Mirditë qëndruan me një heroizem të paparë. Dhe nga Pal Dukagjini rrjedh familja e Kapidan Mark Gjon Markut, udhëheqësit trashëgimor të Krahinës së Mirditës. Kjo gjeneologji duket kronologjikisht në këtë mënyrë:

Pal Dukagjini, i biri Kol Pal Dukagjinit.

Nga Kola rrjedh Mark Kol Pal Dukagjini, nga Marku rrjedh Gjon Mark Kol Pali apo Gjomarku I -rë, nga Gjon Marku I -rë rrjedh Marka Gjoni I-rë, nga Marka Gjoni I -rë rrjedh Gjon Marku II-të, nga Gjon Marku II-të rrjedh Llesh Gjoni I -rë.

Me pas trungu gjeneologjik i kesaj familjeje arbërore ndahet në tri pjesë:

Preng Lleshi, Lleshi i Zi dhe Dode Lleshi.

Nga familja e pare e Preng Lleshit që njëherit trashëgon derën e Gjon Markut, sepse ishte vëllai i parë, rrjedhin Dod Prenga, Nikoll Doda, me vone Dod Doda dhe Bib Doda e nga Bib Doda rrjedh atdhetari Prenk Bib Doda. Me vrasjen e Prenk Bib Dodes, i cili nuk lë pasardhes, drejtimin e udhëheqjes së derës së Kapidanit te Mirdites e merr barku i Lleshit te Zi, ku pason kjo renditje:

Mark (Mar) Lleshi, Ndue Lleshi dhe Dod Lleshi; nga Mark (Mar) Lleshi do te rrjedhë Gjon Mark (Mar) Lleshi, e nga Gjon Mark Lleshi do te rrjedhin Llesh Gjoni, Marka Gjoni, Ndue Gjoni dhe Ded Gjoni, ndërsa nga Llesh Gjoni do të rrjedhin Dod Lleshi dhe Preng Lleshi; nga Marka Gjoni do të rrjedhë Gjon Marka Gjoni e nga Ndue Gjoni, Lleshi e Kola; nga Dod Lleshi, Frrok Doda e Zef Doda; nga Prenk Lleshi -Nikoll Prenga; nga Lleshi e Kola, Ndoi, Gjoni e Kola, ndersa nga Gjon Marka Gjoni rrjedhin pesë djem (i pari kapidan dr. Mark Gjon Marku, i vrarë ne lufte kunder komunizmit, i dyti kapidan Ndue Gjon Marku, i cili e udhehoqi per gjashtë muaj luften antikomuniste në Mirditë dhe per 45 vjet Bllokun Kombetar Indipendent dhe kapidan Llesh Gjon Marku i vrarë në lufte kunder komunizmit si dhe dy vellezerit me te vegjel, Deda dhe Nikolla). Dhe kur i ben nje veshtrim shekullor kontributit te kesaj familjeje kapidanësh, shikon se te gjithë keta kapidanë te Mirdites prej Pal Dukagjinit e deri ne ditet e udheheqësit të luftës për Shqipërinë Etnike, Kapidan Dr. Mark Gjon Markut, çdo brez u vra në mbrojtje të atdheut në luftëra të ndryshme.

Japim faktet e pamohueshme:

Ne vitin 1500 Gjon Marku I-rë ka nxjerrë autonominë e Mirdites, Mark Gjoni ne vitet 1600 ka përzënë agjentët e Begollit prej Mirdite, Gjon Marku i dyte ka mbetur ne lufte ne rreth te Peqinit ne vitin 1775, Llesh Gjoni I-rë ka bashkuar Fandin me Mirditë dhe është vrarë preji turqve, Prenk Lleshi ka vdekur ne vitin 1815 prej plageve të marra ne lufte kunder Malit te Zi, Dod Prenka ka vdekur ne Kotorre i helmuar nga turqit, Bib Doda ka vdekur ne Shkoder i helmuar prej turqve, Prenk Bib Doda eshtë vrarë ne afersi te Lezhes nga te shiturit qe ishin ne sherbim te sllaveve, Lleshi i Zi ne vitin 1812 ka marre Dibrën duke ngritur Mirditen në pesë bajrakë si dhe ka bashkuar bashkë me Mirditë edhe katër bajrakët e Lezhës duke bërë Mirditen në 12 bajraqe.

Është vrarë prej sherbëtoreve te Turqisë. Në luftë për mbrojtjen e dinjitetit kombetar kjo familje kapidanësh ka dhënë edhe Mark Lleshin, Ndue Lleshin e Dod Lleshin. Gjithashtu ne mbrojtje te nderit dhe dinjitetit kombetar nga kjo familje janë vrarë edhe Llesh Gjoni e Ded Gjoni, Frrok Doda, Nikoll Prenga e deri tek udheheqesi i luftes per Shqipërinë etnike, kapidan dr. Mark Gjon Marku, i cili u vra në natën në mes të 13 e 14 Qershorit 1946, dhe më vonë heroikisht do të bie në vitin 1947 edhe vëllai i tretë i kapidan dr. Mark Gjon Markut, kapidan Llesh Gjon Marku.

Nga ky përshkrim i shkurtër gjeneologjik del se familja e kapidanëve të Mirditës prej Pal Dukagjinit e deri tek Kapidan dr Mark Gjon Marku per 500 vjet ishin në shërbim të mbrojtjes se identitetit kombetar qe u rrezikua dhe erdhi deri ne prag te shkaterrimit nga pushtuesit e ndryshem aziatikë e karpatianë të perkrahur nga shqipfolësit e ndryshem qe ishin të mjerë shpirterisht dhe të shitur poshtërsisht.

Jeta dhe veprimtaria atdhetare e kapidan dr Mark Gjon Markut

Në vitin 1913 ne kullen e kapidan Gjon Marka Gjonit ne grykë te Oroshit te Mirdites u lind djali i pare te cilin e pagëzuan me emrin Mark. Aty u lind nje kapidan i ri, nje atdhetar i cili do të qendronte për vite të tëra ne balle te luftes si dragua per Shqiperinë Etnike. Marku u edukua ne frymen kombetare. Ai u rrit ne kullen e Kapidanave te Oroshit te Mirdites, ne kullen ku per shekuj me radhë u ruajt kanuni dhe tradita me parimet e mirënjohura shqiptare nder besë e burrni. Marku e rriti shtatin në shkrepat dhe malet kreshnike të Mirdites martire ku u ballafaqua me këto virtyte te shenjta kombetare te trasheguara brez pas brezi. Mesimet e para i mori ne Orosh, te cilat u pasuruan me vone me driten e diturise ne qytetin e lashtesisë dhe kultures shqiptare, ne Shkoder, por duke parë se Shqiperisë i nevojiten njerezit e shkolluar, ne vitin 1931-38 do t’i vijojë studimet Universitare ne Fakultetin e Drejtsisë ne Universiitetin e Romes ku edhe do ta marrë titullin doktor i drejtsisë. Ky bagazh diturie i kapidan dr Mark Gjon Markut u pasurua me mesimet e traditës që i mori ne kullen e derës se Kapidanit në Orosh të Mirditës dhe plotësisht u kompletua në të gjitha aspektet për t’i prirë Luftës për Shqiperinë etnike.

Miku i Kapidan dr. Mark Gjon Markut, shkrimtari dhe atdhetari profesor Ernest Koliqi, ne nje shkrim botuar me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike te Kapidan dr Mark Gjon Markut, do ta vlersojë në këtë mënyrë: “Markun e njofa kur ishte student njezetekatervjeçar, ne Rome. Me bani pershtypje ç’prej takimeve te para, pjekunia e mendjes se tij, nje pjekuni ku ne nje squeti natyrore, plot vetdie per poziten e veçant krahinore ne shoqnin shqiptare, shartohej pamja e gjanë realistike e problemeve te kohes, prandaj edhe kuptimi i nevojës mu inkuadrue me qellime e drejtime ne jeten e pergjithshme kombtare. Kapidani i ri me moshe edhe me mendesi, ashtu m’u duk ashtu edhe e tregoji veten Mark Gjomarkaj ma von”.

Dhe vazhdon me tutje profesor Ernest Koliqi: “Kur ne bisedime te denduna me mue, Marku nuk siperçmonte prejardhjen e tij nga nje der Eprore, -Dera e Kanunit te Lek Dukagjinit, e njoftun gjithkund dhe e nderueme sidomos ne Gegni. Mua m’u duk se ajo prejardhje disi e shqetsonte, ndoshta tutej se nuk do te mundte mu tregue ne naltsin e duhun, kur t’i vinte radha e prijes, si trashëgimtar i kapidanave te Mirdites. Shihej qartas se ndjenjen e detyres se prijesit, e kishte thellë të rranjosun ne shpirt. Ajo denjësisht per te shkak i shprazet krenije, por shtytje mu naltsue ne vepra te mbara per fis e komb.”

Një tymnajë e zbehtë filloi ta pershkruejë qiellin e kulluar të Shqipërisë. Ne këtë shtrëngatë politike jetonte edhe Kapidan dr Mark Gjon Marku, derisa Italia me 7 Prill 1939 zbarkoi ne Shqiperi. Shqiptaret mbeten si peshku ne zall, pa kurrfare drejtimi politik, prandaj edhe pa kurrfarë lidhjeje me njëri-tjetrin. Por Kapidan Mark Gjon Marku, qyshsa ishte ne studime ne Rome kishte krijuar lidhje te ngushta me personalitete te ndryshme politike e intelektuale te emigracionit te asaj kohe dhe nuk e kishte te veshtire qe te kontaktojë me ata kur u kthyen ne Shqiperi, ne radhe te pare me Mustafa Merlika Krujen e Profesor Ernest Koliqin për të mundur të shpëtohet e pamundura. Po atë vit (1939), formohet qeveria e parë me Shefqet Verlacin kryetar e profesor Ernest Koliqin, minister i Arsimit, i cili ne kohen e volitshme posa Kosova u bashkua me Shqiperinë, shpejtoi me e futë arsimin ne ate kend te Shqiperisë, mjaft te varfer ne pikëpamje arsimore; ai krijoi Gjimnazin e Prishtines te cilin e mbushi me arsimtarë shqiptarë, me drejtor shqiptarin nga Kosova, profesor Rexhep Krasniqin. Ketu u be nje hap i madh dhe i mençur per çeshtjen kombetare. Pa e ndalur vrullin Ernest Koliqi krijoi Institutin e Studimeve Shqiptare duke mbledhur ne gjirin e saj personalitetet me te shquara te inteligjences se kohes. Këndej filloi zgjimi i ndërgjegjes kombëtare. Mbas Qeverisë se Verlacit erdhi në fuqi Qeveria që udhehiqej nga Mustafa Merlika Kruja, e cila u formua në vitin 1941, patriot i cilësuar e intelektual i njoftur, tradicionalist i shquar, atdhetar i dalluar, i cili e mbushi Kosovën me nëpunësa shqiptarë. Minister i Arsimit ne këtë periudhë ishte Xhevat Korça, i cili e perhapi arsimin në Kosovë me shkolla te reja. Mark Gjon Marku per moshen e re qe kishte (28 vjeçar) e drejtonte Ministrinë e Brendshme me nje kompetencë te rrallë dhe fitoi simpatinë e te gjithe nëpunësve. Pasi në këtë kohë Kosova ishte bashkuar me Shqipërinë, kapidan Mark Gjon Marku ne vitin 1943 shkoi në Kosovë së bashku me kolegët e tjerë, të shqyrtonte situaten e atjeshme, të kontaktonte me nëpunësa si dhe me popullin shqiptar te Kosoves. Posa u kthye nga Kosova Kapidan Dr Mark Gjon Marku me plot entuziasëm deklaroi: “Pa Kosovën Shqipnija ka me qenë gjithmonë e sakatueme”.

Dhe derisa gjaku vlonte ne zemrat e patriotëve shqiptarë për indipendencë kombëtare, e këtë iniciativë e kishte filluar Mustafa Merlika Kruja me shokë. Mbas Mustafa Merlika Krujes erdhi ne fuqi kryeminister Maliq Bushati e Kapidan Dr. Mark Gjon Marku, Minister i brenshem; kjo qeveri u formua ne vitin 1943. Prej kendej filluan kerkesat e hapta per pavarësi shtetërore, prandaj atdhetarët shqiptarë arritën që kompetencat shtetërore po at vit t’i marrin ne duart e tyre ku e tërë administarata shtetërore u kthye ne duar te shqiptarëve, keshilltarët italianë nder digasteret e ndryshme largohen, gjandarmaria e inkorporuar nen komanden e karabinierisë kthehet ne polici shqiptare. Gjithashtu valonte edhe flamuri shqiptar me shqiponjen dykrenare, pa sopatat e fashizmit dhe pa stemen e shpisë Savaja.Vetem ushtria mbeti e inkuadruar në ushtrinë italiane. Ne fillim italianët te shtyrë prej antizogistave te egërsuar filluan të arrestojnë zogistat, por Mark GjonMarku kundershtoi rreptesisht aq sa i shtrëngoi italianët të lirojnë Lul Kurtin e Matit te shpisë se Kurt Bej Qelas dhe ish- deputetin Ferid Dervishin. Ne verën e vitit 1943 një fuqi shqiptarësh mesyn Burrelin, por nuk mundën të thyenin rezistencen e karabinierisë. Italianët vendosen ta dergonin ushtrinë per me shtrue Matin, por kapidan Mark Gjon Marku u përballoi atyre situatave duke u thënë italianëve: “Po te hyni ne Mat, me kini kundra”, prandaj ushtria italiane u kthye mbrapsht. Nje akt krenarie e burrërie shqiptare.

Kapidan dr. Mark Gjon Marku edhe pse ishte minister i brendshëm u kishte shtrirë doren edhe kundershtarëve politikë, sa me iniciativen personale nxori prej burgut te Tiranes Zef Palin, anëtar i Qendrorit te Ballit kombetar. Por nje rast mjaft delikat iu paraqit atij në vitin 1943, kur i dibrani Masar Pustina largohet preji Berlini, ku ishte derguar ne cilesinë e nderlidhesit te ushtrisë, por per t’iu larguar arrestimit kthehet ne Tirane me qellim të shkonte ne Diber, por i nevojiteshin armët.

Duke pare se Kapidan Mark Gjon Marku qe nje atdhetar i devotshem Masar Pustina merr guximin dhe shkon te kapidan Mark Gjon Marku ne Ministrinë e Brendshme dhe pasi i tregon qellimin e arratisjes nga Berlini, kapidan Markut i kerkoi armët per vete e shokët. Kapidan Mark Gjomarku u çudit prej guximit të tepruar të Masar Pustinës, por nuk u topit. Për një moment kapidan Mark Gjon Marku u thellua ne kuptimin tradicional të shtëpisë së tij dhe të lidhjeve tradicionale me veriun e Shqiperisë dhe i thotë: “Shko te kuestari Pandeli Papalilo, ai ka me t’u pergjigjë: – “Mos u tremb”. Kuestari Pandeli Papalilo, simbas urdhrit të Ministrit, i dorëzon armët, por vetem me nje fishek. Masar Pustina kthehet ne Minsitrinë e Brendshme e mbasi e falenderon Kapidan Mark Gjon Markun i thotë: “Mire se pushket m’i dhe, por me nje fishek”. E kapidani i pergjigjet: “Per mos me korit pushkën”.

Në qoftë se i hedhim nje vështrim vërejtës historisë së asaj kohe (1939), kemi per te pa se konsekuencat kane rrjedhë te padiskutueshme preji regjimit te meparshem, dhe se figurat e ndritura te patriotëve shqiptarë: Mustafa Merlika -Kruja, Maliq Bushati, Ernest Koliqi, Xhevat Korça, Shuk Gurakuqi, Kapidan Mark Gjomarku e te tjerë te gjendur para faktit te kryer, mbeten si zogjtë ne kafaz, pa kurrfarë mundesie të thonë as po as ajo.

Historia ne qofte se shikohet ne prizmin e realitetit te ngjarjeve te ndodhura ne kohe dhe hapesirë ateherë ajo gjithmonë na trasmeton fakte historike, te pamohushme te koherave te kaluara, duke i paraqite edhe figura personash qe e kanë ndritur historinë e kombit dhe te atyre qe nuk kane lënë gjurmë pastertie morale e kombetare.

Ne vitin 1944 ia mberrin ushtria gjermane e me te edhe nje grup shqiptaresh nga Kosova ne krye me atdhetarin Xhafer Deven. Kapidan Mark Gjon Marku duke e konsideruar faktin historik se gjermanet na kishin dhuruar Kosoven e jo italianet, me shkue kundra tyre do te thoshte të mohonte Kosoven, me këtë bindje te thellë e te ndergjegjshme vendos dhe shkon ne Tiranë të binte ne kontakt me komanden ushtarake gjermane e të shqyrtonte probleme mjaft të ndërlikuara të kohës. Në Tiranë është pritë me nderime dhe gjermanet jane bindë se kishin te bëjnë me nje personalitet politik te radhes se pare, prandaj i caktuan nje bashkëpunim reciprok, duke i vu ne dispozicion nje batalion luftetaresh besnikë, 350 mirditas, me kusht qe mos i përdornin gjermanët në aksione të ndryshme ushtarake. Me ate batalion kapidan Mark Gjon Marku siguroi hapjen e KUVENDIT KUSHTETUES KOMBETAR NE TIRANË ne vitin 1943.

Ky kuvend u hap me 23 tetor 1943 ne ish-pallatin e ri Mbretëror, ne rrugen Tiranë- Elbasan. Sipas rregullave te kuvendit kushtetues kombetar, ne te cilen per herë te parë morën pjesë perfaqesues të zgjedhur te krahinave te ndryshme shqiptare, jashte kufijve te Shqiperisë, te shkeputura padrejtesisht nga shteti ne vitin 1913, u zgjodh kryesia e perberë nga Lef Nosi, kryetar, kapidan Dr. Mark Gjon Marku nenkryetar dhe dr Rexhep Krasniqi, po ashtu nenkryetar. Me shkuarjen e Lefter Nosit ne Keshillin e naltë te Rexhences ku merrnin pjesë edhe Mehdi Frasheri, Pater Anton Harapi dhe Fuad Dibra, dhe po te njejten dite qe duhet te zgjidhej edhe atdhetari Idhomen Kosturi prej Korçës kryetar, ate e vrane pansllavistët komunistë, ndersa kapidan dr Mark Gjon Marku nga respekti qe kishte per Kosoven martire, ia leshoi vendin dr Rexhep Krasniqit qe te behej Kryetar i Kuvendit Kombetar Shqiptar.

Kuvendi Kushtetues Kombetar, i cili u sigurue nga 350 mirditas, te ardhur enkas per këtë ngjarje ne Tiranë, mori keto vendime:

1. Anulimi i statusit qe kishte kaluar Shqiperia, gjate okupacionit italian dhe rishpallja e Pavarësisë Shtetërore Shqiptare.

2. Anulimi i kushtetutes dhe i te gjitha ligjeve te imponuara gjatë okupacionit dhe kthimin e statusit ligjor të pavarësisë.

3. Edhe per kunder pranisë së Ushtrisë Gjermane ne tokat Shqiptare u be shpallja e Neutralitetit Shqiptar.

4. Ne mbeshtetje te kerkeses se njezeshme te perfaqesisë legale te tokave shqiptare, me deputetë nga te gjitha vendet e roberuara dhe ne nje atmosferë te nje entuziazmi te papershkruar u be shpallja e bashkimit ne nje shtet Shqiptar.

5. Zgjedhja e Keshillit te Naltë te Rexhences, si autoritet shtetror suprem, të përbërë preji Patriotëve me te shquar te Kohes: Mehdi Frasheri, Pater Anton Harapi, Lef Nosi dhe Fuad Dibra.

Por mjerisht situata filloi të përkeqësohej prej përparimit të partisë komuniste e cila perbehej prej agjenteve te Titos, Enver Hoxha e Mehmet Shehu, ne pikëpamje ideologjike, marksiste dhe ushtarake. Kapidan Dr Mark Gjon Marku e kuptoi tragjedinë qe po perplasej mbi Shqiperinë dhe ne mars te vitit 1944 e krijoji GRUPIN NACIONAL INDIPENDENT, me qellim të vepronte kombëtarisht kundra murtajës sllavo-komuniste, qe kishte filluar përvëlimin e fshatrave dhe qyteteve dhe me vonë kur ta marrin pushtetin me kërdisë popullin me vrasje e vdekje tragjike sa me ju dhimtë edhe gurit e drurit. Ne fund te vitit 1944 fuqia sllavo-komuniste iu lëshua me turr veriut te Shqiperisë, duke shkrumbuar edhe dheun e tokës dhe të Zotit. Por kapidan Mark Gjon Markut nuk iu dridh syri. Ne atë kohë tragjike kombëtare ai deklaroi: “Une ende nuk e e kam krye detyren teme ndaj atdheut… Nuk e lëshoj Shqipninë dhe nuk i braktis njerëzit që më kanë ndjekë me besnikni. Do të qëndroj me ta e me ta do të vdes në malet e vendit tem”.

Eshtë interesant të ceket se si filloi lufta antikomuniste ne Mirditë kur komunistet pansllavistë tentuan qe ta pushtojnë Miriditen. Me 10 Qershor 1944 Kapidan Ndue Gjon Marku ishte ne Shkoder. Kapidan Gjon Marka Gjoni e kapidan Mark Gjon Marku ndodheshin ne Tiranë. Kapidan Ndue Gjon Markut i vjen lajmi se prej Burreli komunistet pansllavistë kishin mberritur ne katunin Zajs te Matit, ne kufi me Seliten (Mirditë). Kapidan Ndue Gjon Marku aty per aty vendosi te dale ne Mirdite e të lëshojë zërin, të bëjë thirrjen per t’u mbledhur rreth tij e tërë Mirdita, ne luftë kunder antikombëtarëve. Kapidan Ndue Gjon Marku prej Shkodre i telefonon ne Tiranë vellait te tij duke i dhënë hollësira dhe duke e lajmëruar për vendimin e vet.

Ndersa kapidan Dr Mark Gjon Marku i pergjigjet: “Ndue, qe sot fillon nje kthesë e re politike, jo vetem per vendin tonë, Mirditen, por per tane Shqipnin tone. Fuqia perdhunuese komuniste na kercnon. Ajo poshtnon, dhunon, njollos gjithshka te shejtë qe ka shqiptari, ndjenjat e njeriut te thjeshtë, emnin e tij, vetit e tij, virtytet e pastra morale, familjen, nderin, besen, burrninë e Zotin e madh nuk e njeh per zot e ne nuk na mbetet tjeter veçse me kundershtue me ate fuqi qe e kemi ne dispozicion. Del ne Mirditë i pari dhe ia fillo rezistences. Në ty sot mbeshtetet fillimi i luftes per liri e ardhmeri. T’u prift e mbara!”. Kapidan Marku kishte nje diapazon te gjërë të diturisë; ai vendosi që së bashku me vellain e tretë, kapidan Llesh Gjon Markun, ta udhëheqin luftën për Shqipërinë Etnike, ndërsa babait të tij, Kapidan Gjon Marka Gjonit dhe vellait te dyte, kapidan Ndue Gjon Markut, u kishte thënë te dilnin ne perëndim, per t’i prirë luftes nga jashtë kunder komunizmit. Ata ishin ndarë per herë te fundit ne Kastrat me 27 nentor 1944. Pas kalimit ne malet e Mirdites Kapidan dr. Mark Gjon Marku, kishte emëruar prijësit e çetave te armatosura në Mirditë me këtë përbërje: PërOrosh, Llesh Preng Bajraktarin, Bardhosh Mark Gjoken dhe Nikoll Gjet Ndojin; për Spaç, Gjon Dodanin dhe Gjonin e Zi; për Kushne,Ndue Bajraktarin e Pjeter Llesh Gjonin; për Biberr, Marka Jak Bajraktarin e Dod Marka Gjoken; për Fand, Marka Gjok Ndojin e Marka Biben; për Selitë, Ndrec Lufin,Geg Borshin; për Rranxe, Gjon Mhillin dhe Lam Dacin; për Malsi te Lezhes, Ndue Llesh Bajraktarin dhe Kol Lushin. Te gjithë keta kryetarë te çetave te armatosura vepronin nën komanden e Kapidan dr. Mark Gjon Markut i cili po ashtu ishte ne nderlidhje me krahinat e tjera te Veriut si dhe me udhëheqësit e luftës kunder komunizmit që zhvillohej në Kosovë.

Kapidan dr. Mark Gjon Marku pas zhvillimit te nje lufte te gjatë kunder komunizmit ne malet e Shqiperisë do të bjerë heroikisht në një pyll të Perlatit me 13 Qershor 1946. Pran Markut vdiq Nikoll Përpjetri, djalosh shtatëmbëdhjetë vjeçar. Pasi Kapidan dr Mark Gjon Marku ishte plagosur rëndë urdheron shoket qe mos ta bartin më dhe u dorëzon atyre te gjithë dokumentacionin qe e kishte me vete. Duke dashur qe mos të bjerë i gjallë ne duar te komunisteve para me nje plumb në ballë e vret me fuqinë e fundit komandantin komunist. Më pas i dha fund edhe jetës së tij.

Kështu, me 13 qershor te vitit 1946, plot 58 vjet me parë, në moshën 33-vjeçare pas nje karriere te bujshme atdhetare dhe politike do te bjerë ne fushen e nderit djali i pare i kapidan Gjon Marka Gjonit, kapidan dr. Mark Gjon Marku. Me ate rast vajtuan dhe gjëmuan edhe zanat e malit dhe dragojtë neper te gjitha viset shqiptare ku i thuhej bukes buke e ujit ujë. Por, më së shumti vajtoi Shqiperia e cila ende sot e kesaj dite po i ndjen plaget e mosrealizimit te projektit te paramenduar, te perpiluar politikisht dhe ushtarakisht nga Kapidan dr. Mark Gjon Marku me shokë, për një Shqipëri të shqiptarëve, për një Shqiperi Etnike.

KIEL, qershor 2004

3 thoughts on “KAPIDAN DR. MARK GJON MARKU, UDHËHEQËS I LUFTËS PËR SHQIPËRI ETNIKE”

  1. Nuk lindin keshtu atdhetare te medhej as edhe.ne 1000vjet.
    Qofshin te perjetshem e te paharruar.Zoti i shperbleft me parajse se populli nuk ka si i shperblen.
    P.S.Na vjen keq pse ne shqiptaret e Maqedonise kemi simpati te madhe per Mirditen e Shqiprine, por si teper e per bela neper fejsbuk po na ofendoni e urreni pse i takojme shumica fese islame.Mendoj se duhet te krenohemi vella me vella e jo psh.per mji derr te zihemi psh.une pse nuk e ha e tjrtri e ha.Kjo pune nuk duhet te ket lidhje me kombin ngase kombi yne lind,rritet e plaket me rrethana shume te komplikuara historike.Pleqt na kane mesuar se vellai eshte vella dhe pike…Vella.

  2. Ky hulumtim i mbresёlёnёs, njёherёsh informues dhe formues, i atdhetarit tё shquar, zotёrisё Ndue Oroshi, mbi derёn e ndritur historike tё Marka Gjonёve, pas plotёsimesh tё mundёshme, duhet botuar si librushkё dhe propaganduar maksimalisht, pёr t’u lexuar nga sa mё shumё shqiptarё, e sidomos nga brezat e rinjё. Edhe historiografia zyrtare duhet tё ndreq, mbi baza dokumentare e trajtesa objektive, pёrçudnimin e turpshёm qё i ёshtё bёrё deri tash kёsaj dere fisnike dhe veprёs sё saj madhore, nё dobi tё çёshtjes kombёtare,- sidomos ajo e rezistencёs epike ndaj diktaturёs antikombёtare sllavokomuniste. Kjo, si pjesё e rishikimit objektiv e realist tё historisё sё kombit pёr periudhat e diskutueshme. P. Belliu, historian, 06 prill, 2016.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *