POLITIKA KOMBËTARE

Përgatitjet për Kuvendin e Degës së Ballit Kombëtar Demokrat në Gjilan

Raporton Enver Hyseni, Korrespondent i Organizatës Balli Kombëtar Demokrat

Grupi i Punës për organizimin e Kuvendit Themelues të Degës së Organizatës Balli Kombëtar Demokrat në Gjilan shqyrtoi sonte (1 Shkurt 2016) ecurinë e përgatitjeve dhe aktiviteteve politike në qytetin martir të rezistencës antikomuniste dhe të bashkimit kombëtar. Duke vlerësuar me notë maksimale angazhimin e Grupit të Punës, Xhemajl Murati – Tupalla dhe Musli Jonuzi raportuan për korrespondentin e OBKD-së se qytetarët e Gjilanit gjithmonë kanë qenë dhe do të jenë besnik të idealeve kombëtare të Mulla Idriz Gjilanit dhe bashkluftëtarëve të tij. Kuvendi Themelues i Degës së Organizatës Balli Kombëtar Demokrat do të jetë një prej mundësive të shumta për të dëshmuar përkushtimin e qytetarëve të Gjilanit për ndryshime cilësore e pozitive në komunë dhe rrethinë.

1 Shkurt 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *