HISTORIA

MEFAILAT E ZAJAZIT

Nga Safet Hyseni

Për Mefail Shehun apo siç është i njohur në popull si Mefaili i Madh populli i Kërçovës jo që flet me admirim por ai edhe në vazhdim mbetet si fytyra më e dashur, më e adhuruar dhe më burrërore e mbar trevës së Kërçovës. Vepra i tij dhe lufta që ka bërë në mbrojtje të popullatës shqiptare, strategjia prej ushtaraku si dhe urtësia ka bërë që gjatë gjithë Luftës së II botërore gati 90% e rrethit të Kërçovës të rreshtohet në anën e “Ballit Kombëtar”. Për veprën e tij flasin edhe sot bashkëluftëtarë të tij dhe shumë të tjerë që kanë arrit të përjetojnë të gjithë llojet e torturave pas rënies së Tij heroike bashkë me luftëtarët tjerë.

Edhe pse për këtë udhëheqës që në këto anë ka vepruar plot 6 vjet dihet shumë, por asnjëri nga ata që mbeten nuk ka guxuar dhe as që e ka regjistruar vendin se ku ka rënë trimi. Vetëm dy luftëtar deri në vitin 1990 kanë qenë gjallë që të na e tregojnë vendin e saktë edhe pse është ditë emri i vendit. Këto dy luftëtarë që kanë qenë përkrah Mefailit kanë qenë Mefail Selimi dhe Kurtish Hajroja që të dy nga fshati Kollar, por asnjëri prej tyre nuk ka jetuar në vendlindje. Dihen shumë gjëra dhe shumë masakra, dihen shumë varreza masive si ajo “Te Gështenjat” por brengos fakti që asnjë nga historianët nuk i është përkushtuar në mënyrë kritike kësaj periudhe historike që është shkruar dhe anatemuar nga zyrat e UDB-së jugosllave. Me rënien heroike të Mefail Shehut në nëntor të vitit 1945 komandën udhëheqëse të forcave të Ballit Kombëtar e merr Mefail Mehmedi i njohur si Mefaili i Vogël. Është një rastësi se roja i fundit në jetën prej luftëtari ka rastisur të quhet Mefail Selimi nga fshati Kollar apo siç e ka quajtur vet Mefail Shehu, Mefaili i Ri.

KUSH ËSHTE MEFAILI I RI, APO MEFAIL SELIMI?

Për Mefail Shehun dhe trimëritë e tij dihet shumë por dëshmitarë të gjallë që ditën e fundit kanë ndodhur në vendin ku ai ka rënë janë vetëm dy njëri që jeton në Amerikë e tjetri në Turqi. Mefaili i Ri (tani i ndjerë) në kohën kur u vra komandanti i kishte vetëm 19 vjet, dhe atë ditë ai u caktua nga komanda që të bëjë roje. Mefail Selimi pas rënies së komunizmit vendlindjen e ka vizituar tre here, dhe sa herë që pati erdh ngjitej maleve për te vendi ku kishte bërë roje për herë të fundit. Ai këtë vend e shikonte me dhimbje e gëzim, gëzimi përse pas kaq vjetësh mund të sjell kujtime në vendlindje, të rrëfej ngjarje për komandantin e Ballit, ndërsa e bren dhembja për humbjen e forcave të djathta dhe për vet Mefailin e Madh. Vendi quhet te Livadhet e Xhamisë së Baçishtit, aty ndodheshin trimat të rreshtuar nën komandën e Mefailit të Madh.. Kur Mefaili i Ri ish roja e komandantit na rrëfente kishin kaluar plot 58 vjet dhe mali ka ndryshuar edhe pamjen andaj ne u detyruam që në shoqëri të marrim edhe një nga moshatarët e tij nga Kollara që këtë vend e njihte shumë mirë, kushëriri i tij, Xhavit Selimi i cili në këtë pjesë të malit ka punuar gati gjithë jetën. Me të arritur në vendin e quajtur Livadhet e Xhamisë në malin e Dardhës roja që asaj kohe ishte 77 vjeçar nuk u lodhë aspak duke kërkuar vendin ku kishte bërë roje pak përpara se të dëgjonte “predaj se”. Era e malit tani xha Mefailit sikur i dha forcë për të gjetur atë drurin e ahut ku ishte fshehur ai vrasësi i komandantit që këto trima jo vetëm që e deshën por i bindeshin më shumë se jetës së tyre, më shumë se prindërve të tyre. Por kot mali kishte ndryshuar shumë. Plaku që ka krijuar familje në Turqi nuk ulet aspak derisa e gjen një gur që e kishte mbajtur mend ku kishte rënë komandanti i tij. Nga gëzimi që kjo do të jetë vepra e tij e fundit që ia kërkon dikush për të ndriçuar nga afër vendin ku ka rënë komandanti i tij. U ulë pran gurit dhe e ledhatonte duke thënë; “biro druri rritet dhe kalbet, por ky gur nuk ka luajtur nga vendi, ja ku ka rënë Mefaili i Madh, bashkë me Daut Selimin 19 vjeçar. Këtu jo vetëm që është vrarë Mefaili i Madh por këtu ka rënë edhe një luftëtar nga Gjirokastra që ishte në radhët tona quhej Veladin. Ne të tjerët pas një lufte disa orësh arritëm që ta shpërthejmë rrethimin dhe të tërhiqemi.”

PAS RËNIES SË MEFAILIT TË MADH UDHËHEQJEN E MERR MEFAILI I VOGËL

Çeta e komanduar nga Mefaili i Madh në fund të vitit 1945 numëronte rreth 30 luftëtar, kurse disa dhjetëra të tjerë ndër më të shkathëtit për luftime ishin me detyra të ndryshme, disa kishin shkuar në Shqipëri te Muharrem Bajraktari ndërsa disa ishin duke vëzhguar terrenin në fshatin Kollar, e të tjerët në fshatin Leshnicë. Edhe Mefaili i Vogël nuk e kishte ndërmend ashtu si udhëheqësi i përparshëm që ta lëshojnë vendlindjen dhe të largohet si kishin bërë e djathta shqiptare në tërë gjeografin e atdheut. Se përse nuk e kanë bërë këtë Mefail Selimi kishte këtë shpjegim; “Mefail Shehu shpesh na thoshte se ne tani nuk mund që ta ndryshojmë situatën dhe të bëjmë ndonjë kthesë, por prania jonë këtu ia zvogëlon popullit vuajtjet dhe terrorin nga forcat sllavo-komuniste. Sikur ne ta lëshojmë Kërçovën popullit tonë do t’i shtohe presioni dhe torturat”. Qëndrimi i tyre në rrethin e Kërçovës edhe pas rënies së Zajazit definitivisht nën zgjedhën e komunizmit më 16 nëntor 1945 është një bindje e fort në rrugën e tyre që e kishin zgjedhë qysh me fillimin e Luftës së Dytë botërore. Dimri po afrohej dhe Mefaili i Vogël duhej që të gjente strehim jo vetëm për vete por edhe për bashkëluftëtarët e tij që nuk ishin pak. Ai gjatë dimrit i ndante në grupe prej 8 deri në 10 veta që sa më mirë të lëvizin e të strehohen dhe në rast rreziku të mos pësojnë të gjithë. Siç thoshte Mefail Selimi që ngjarjet i kishin mbetur të freskëta, dy Mefailat i Madhi dhe i Vogëli ishin betuar se nuk do ta lëshojnë Zajazin për të gjallë. “Ne ishim shumë të ri, ata na deshën dhe na respektonin, ne kur është vra Mefaili i Madh e kemi ndier humbjen më të madhe, të gjithë kemi qarë” .

PAS RËNIES SË MEFAILIT TË VOGËL SHUMICA LARGOHEN

Por kur u vra edhe i vogëli atëherë jemi detyruar që të lëshojmë Zajazin dhe të dalim në Greqi.” Në dimrin e vitit 1946 në muajin shkurt vritet në Zallë të vogël te vendi i quajtur “Gjeksina” edhe Mefaili i Vogël në një luftë të pabarabartë nga një tradhti që ende është enigmë.” Prej këtij momenti disa nga bashkëluftëtarët e tyre mbeten burgjeve disa strehohen në mënyrë individuale nëpër fshatrat e Kërçovës dhe të Pollogut kurse 14 veta në mënyrë të organizuar kalojnë kufirin dhe dalin në Greqi, shumica e të cilëve sot ka ndërruar jetë kush në Turqi e kush në Amerikën e largët. Bashkë me Mefailin e ri kufirin në pranverën e vitit 1946 e kaluan Shahi Rushani, Neshyt Kasa, Kurtish Hajroja, Mazllam Selimi, Selim Selimi, Zenel Selimi, Garip Emini, Ramazan Hajvazi, Ramazan Abidini, Xhaferr Neli, Xhemail Shehu, Ramazan Dalipi dhe Fazli Braja. Shumica e tyre kanë jetuar në Turqi dhe Amerikë ndërsa vetëm Ramazan Abidini ka jetuar dhe ka ndërruar jetë në Brazil. Pas rënies së Mefailave supozimi i tyre edhe u vërtetua, Zajazi me rrethin përjeton tmerrin e vërtetë krijohen varreza masive si dhe rreth 80% bëhet shkrumb e hi.

MEFAILI I VOGËL BIE HEROIKISHT

Komanda ushtarake pasi kishte rënë në dijeni se ku strehohet Mefail i Vogël-Mehmedi jep urdhër që grupe të stërvitura mirë të nisen për në Zallë të Vogël. Aty te Shpella ndodheshin Ramazan Dalipi, Mehdi Xhemë Xeku, Rexhep Zenku-Llani, Neshyt Xhem Kasa, Xhemë Shehu (djali i Mefail Shehut), Mefmet Bajrami dhe komandanti Mefail Mehmedi. Shpesh ushtarëve partizan u kishin folur komandantët e tyre se Mefailin nuk e zënë plumbi. Mirëpo kësaj radhe ata nisën shumë trupa dhe bënë tre rrethime radhazi. Deri te Shpella kishin detyruar që t’i çojë Nefruz Lika që ditë më parë ishte zënë nga Burhan Mehmedi i cili ishte në shërbim si polic. Partizanët pasi e rrethojnë Shpellën e detyrojnë Nefruzin që të thirr në emër Mefailin. Mefaili i cili ka qenë duke u rruar. Menjëherë e heton se diçka nuk është në rregull dhe i pari orvatet që ta qajë rrethimin. Mitralozi i tij bënë shumë punë, por megjithatë ai mbetet i plaguar dhe i lutë shokët.., por askush nuk ka zemër. Rexhep Llani niset përpjetë, ndërsa Ramazan Dalja në anën e poshtme. Rexhepi pas një lufte të ashpër mbetet i vrarë bashkë me Mehdi Xhemë Xekun dhe Mefmet Bajramin. Nga ana e poshtme e çanë rrethimin Ramazan Met Dalja, i cili së pari e ngritë shaminë e bardhë dhe më pas e ulë mitralozin dhe gjuan, meqë rast u hap udhë shokëve për shpëtim. Falë strategjisë së këtij luftëtari shpëtojnë edhe Neshyt Xhemë Kasa dhe Xhemë Mefail Shehu. Kjo ngjarje tragjike i preku të gjithë banorët e Zajazit, por edhe vazhdon që të jetë tepër e dhimbshme pasi që Zajazi akoma nuk i din se ku janë varrosur komandantët e Ballit dhe të gjithë luftëtarët tjerë.

MEFAILIN E VOGËL NUK E ZË PLUMBI

Komanda ushtarake pasi kishte rënë në dijeni se ku strehohet Mefail i Vogël-Mehmdi jep urdhër që grupe të stërvitura mirë të nisen për në Zallë të Vogël. Aty te Shpella ndodheshin Ramazan Dalipi Mehdi Xhemë Xeku, Rexhep Zenko Llani, Neshyt Xhem Kasa, Xhemë Shehu (djali I Mefail Shehut), Mefmet Bajrami dhe komandanti Mefail Mehmedi. Shpesh ushtarëve partizan u kishin folur komisarët e tyre se Mefailin nuk e zënë plumbi. Mirëpo kësaj radhe ata nisën shumë trupa dhe bënë tre rrethime radhazi. Deri te Shpella kishin detyruar që t’i çojë Nefruz Lika që ditë më parë ishte zënë nga një partizan shqipatër i Zajazit, bashkëpunëtorë u shërbimit të OZNA-së.

Sejdin Ademi i cili i fundit e ka parë Nefruz Likën shprehet: “ai erdhi te shtëpia jonë dhe kërkojë që unë të shkojë të pyes se a e kanë kërkuar. Kishte kaluar natën në Jagoll, por unë pata frikë dhe nuk shkova pasi akoma isha fëmijë. Pas pak ai e humbi durimin dhe u nisë vetë. Posa doli nga shtëpia jonë aty tek ura, ai spiuni i hipur në kalë që ishte bërë edhe xhandar i thotë ndal dhe e urdhëron të ec përpara. Unë e dëgjova kur Nefruzi i thotë: “Vramë ti, mos më dorëzo te ato”. Por ai e dërgojë drejtë e në komandë. Pas saj dihet më se çka ndodhi”.

Partizanët pasi e rrethojnë Shpellën e detyrojnë Nefruzin që të thirr në emër Mefailin. Mefaili i cili ka qenë duke u rruar fytyrën menjëherë e heton se diçka nuk është në rregull dhe i pari orvatet që ta qajë rrethimin. Mitralozi i tij bënë shumë punë, por megjithatë ai mbetet i plaguar dhe i lutë shokët……., por askush nuk ka zemër që të mos bije i gjallë në dorën e partizanëve me ngjurë të kuqe. Luftëtari Rexhep Llani niset përpjetë, ndërsa Ramazan Dalja në anën e poshtme. Rexhepi pas një lufte të ashpër mbetet i vrarë bashkë me Mehdi Xhemë Xekun dhe Mefmet Bajramin. Nga ana e poshtme e çanë rrethimin Ramazan Met Dalja i cili së pari e ngritë shaminë e bardhë dhe më pas e ulë mitralozin dhe gjuan, meqë rast u hap udhë shokëve për shpëtim. Falë strategjisë së këtij luftëtari shpëtojnë edhe Neshyt Xhemë Kasa dhe Xhemë Mefail Shehu.
Mefailin e zbresin të gjallë në saj, te Kroi i Lutës një shqiptar i jep ujë dhe ai mbyll sytë përgjithmonë.
Kjo ngjarje tragjike i preku të gjithë banorët e Zajazit, por edhe vazhdon që të jetë tepër e dhimbshme pasi që Zajazi akoma nuk i din se ku janë varrosur komandantët e Ballit dhe të gjithë luftëtarët tjerë.

One thought on “MEFAILAT E ZAJAZIT”

  1. Kush i vrau mefailat me shok sipas adaj qe lexova ata jane banditet e kuq komunist klyshet e rrusit e serbo-sllavit.
    Dicka per sqarim.Historia do e vetetoj se ne kemi bere lufte vellavrasese ne njeren ane luftetaret vullnetar per shqiperi etnike Si Mefailat Xhem Hasa e shume te tjere e ne krahun tjeter komunistet.Nuk kane pasur platforme politike dhe deshtimet e disfatat kane qene te njepasnjeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *