POLITIKA KOMBËTARE

TË SHTRËNGOJMË RADHËT TONA

Në muajin shtator të vitit 2013, në kuadër të riorganizimit, ristrukturimit dhe dialogut politik të Organizatës Balli Kombëtar në Mërgim me ekspertë të fushave të sigurisë, politikës, drejtësisë dhe organizimit politik të spektrit politik në Iliridën Shqiptare, por edhe duke gëzuar mbështetjen logjistike dhe profesionale të Partisë Balli Kombëtar Demokrat në Republikën e Shqipërisë, më datën 9 shtator të vitit 2014, në Konferencën e Parë të Këshillit Koordinator të Ballit të mbajtur në Tiranë, Organizata në Mërgim vendosi të zbatoj planin për shtrirjen organizative në trojet e Iliridës Shqiptare. Formimi i Ballit Kombëtar Demokrat në Iliridën Shqiptare si subjekt i përfaqësuar në Këshillin Koordinator të Ballit për Shqipëri etnike, por edhe si vullnet politik për bashkim në një organizim gjithkombëtar dhe koordinim të veprimtarisë politike në trevat shqiptare në Gadishullin Ilirik, startoi me sukses të plotë. Që nga ajo kohë, në Iliridën Shqiptare veprojnë të koordinuara me Këshillin Koordinator të Ballit për Shqipëri etnike, strukturat e Balli Kombëtar Demokrat.

Reakcioni i pritur antishqiptar i pushtuesit sllav ndaj veprimtarisë politike të Ballit Kombëtar Demokrat në Iliridën Shqiptare, vazhdon të ndihmohet nga vazalët shqipfolës të pushtetit dhe shërbimet e fshehta ruso-serbo-greke. Tentimit të pushtuesit dhe vazalëve të tij për të instrumentalizuar protestat masive popullore në rastin “MONSTRA”, veprimtarët besnik të Ballit Kombëtar Demokrat i janë përgjigjur me shpërndarjen e trakteve me përmbajtje kombëtare dhe korrigjimit të koreografisë së demonstratave. Thirrjet zulmëmëdha për Shqipërinë etnike dhe demokratike, shkresat e adresuara për lirimin e pakusht të të gjithë të burgosurve politik, përfshirë aty edhe ish-komandantët dhe ushtarët e burgosur të UÇK-së, të cilët u tradhtuan si mos më keq nga vazalët e mbajtjes së pushtetit me çdo kusht, janë dëshmi për përcaktimin tonë politik.

Bashkohuni edhe Ju me Partinë Balli Kombëtar Demokrat në Iliridën Shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *