1944, “SHËN BARTOLOMEU” KOMUNIST I TIRANËS

SHKRUAN: Nebil Çika

Pushtim apo çlirim?! Kjo është dilema historike e politike e trajtimit te nje prej krimeve me te renda te komunistëve ne Shqipëri Nata e 11 nëntorit 1944 në Tiranë, që është quajtur edhe “nata e Shën Bartolemeut”. Atë natë u bë masakra më e madhe, një terror dhe vrasje pa gjyq e 11 figurave të shquara të kombit e të kulturës shqiptare.

12 intelektuale te shquar e patriot u morën me dhune nga shtëpitë e tyre ne Tiranë nga bandat partizane dhe u pushkatuan pa gjyq ne bodrumin e Hotel Bristol ne Tiranë. Ishin jo vetëm te pa fajshëm por me kontribute te mëdha për kombin popullin e shoqërinë shqiptare . Ai që konsiderohet nga historiografia komuniste si çlirim i Tiranes është ne fakt një pushtim me i egër e me i gjatë 45 vjeçar saje dhe gjithë Shqipërisë nga forcat komuniste. Atë qe i bene komuniste Shqipërisë nga vitin 1944 deri ne 1992 nuk kishte mundur ti bënte dot asnjë pushtues.

Familja Kokalari: Muntaz, Vesim dhe Syrja Kokalarin.

Terroristët komunistë nuk mund te linin pa zgjedhur për ta masakruar familjen e shquar intelektuale demokrate e patriotike Kokalari nga Gjirokastra. Ata rrembin nga shtëpia e oushkatuan natën e 12 nëntorit në bodrumin e hotel “Bristol”-it . Muntaz, Vesim dhe Syrja Kokalarin. Muntazi dhe Vesimi, pionierë të arsimit kombëtar, themelues të shtëpisë botuese “Mesagjeritë Shqiptare” që botoi vepra madhore të letërsisë sonë e të huaj, intelektualë të klasit të parë, bashkë me vëllanë e tyre Hamit Kokalarin, i cili shkroi atëbotë librin e famshëm “Kosova – djep i shqiptarizmit” dhe motrën Musine, shkrimtaren e parë shqiptare, nacionalisten dhe demokraten e shquar, që diktatura më pas e burgosi dhe e internoi gjersa vdiq.

Nebil Çika

Terroristët komunistë pushkatuan Nebil Çikën me origjinë nga Borshi i Sarandës , filozof, publicist, demokrat e atdhetar i madh. Për aktivitetin e tij patriotik ne mbrojtje te pavarësisë dhe integritetit tokësor te kombit ai arrestohet nga grekët ne Sarande ne vitin 1914 dhe burgoset 8 muaj ne Janinë nga ku edhe a arratis me ndihmën e miqve dhe patrioteve shqiptar te atij qyteti. Anëtar dhe organizator i Kongresit te Arsimit Shqip ne 1922 , Ai ka qenë botues redaktor dhe kryeredaktor i mjaft organeve të shtypit të lirë shqiptar si “Revista Pedagogjike”, “Reforma”, “Jeta”, “Arbëria”, “Miku i Popullit”, “Minerva”, “Bota e Re” etj. dhe autor i veprës së njohur ” Njëmendësia shqiptare” që e vendosi atë në elitën e zgjedhur të kombi dhe i dhjetëra librave shkollorë te kohës . Nebil Çika ishte gjithashtu edhe korrespodenti për rajonin i gazetës amerikane ?New York Times” dhe agjencisë britanike te lajmeve “Reutres” . Me pushtimin nga Italia te vendit me udhe direkt te Jakomonit vihet nen kontrollin e rrepte te policisë dhe shërbimeve sekrete si antifashist e italian . Vete Enver Hoxha i beri disa here thirrje për tu bashkuar me komunistet por ai nuk pranoi pasi e njihte mire ideologjinë e politiken e tyre kriminale. Ngeli derti ne fund te jetës nacionalist dhe antikomunist arsyeja kjo pse u vra prej komunistëve . Nga te dhënat e dëshmitarëve qe ka mbledhur familja eliminimi i tij është kërkuar dir4ekt nga emisarët jugosllave te PKSH

Aleks Mavraqi

Jurist dhe gazetar i shquar . Kryeredaktor i gazetës Java. Ishte Arvanitas shqiptar i Greqisë . Kryetar i shoqatës se studenteve shqiptar ne Universitetin e Selanikut . Martohet me Ikbal Çikën edhe ajo student në Selanik dhe vendosen ne Tiranë ku punoi si jurist e gazetar për disa vjet . Ka bashkëpunuar me shumicën e gazetave te kohës . Ndërkohe qe drejtoi edhe gazetën “Java” që botohej ne Tiranë . U rrëmbye natën nga shtëpia e tij ne Tiranë nga bandat komuniste dhe u ekzekutua pa gjyq ne bodrumin e Hotel Bristol

Ismail Agë Petrela

është një nga figurat madhore të Shqipërisë, që u pushkatua mesnatën e 12 nëntorit. Pse e kishin futur në listat e vdekjes Ismail Petrelën? Sepse ishte nga një familje e madhe, vetë ishte një nacionalist i shquar, një luftëtar i lirisë, një demokrat i vendosur, një burrë i mençur tiranas, një intelektual i njohur që dinte disa gjuhë perëndimore, një njeri i kulturës, sidomos e asaj muzikore. Kulmet e Ismail Petrela ishte nje figure me influence te madhe , pjesëmarrja në Konferencën e Pezës, në Kuvendin e Mukjes dhe lufta kundër pushtuesve italianë në krye të çetës së tij, që vepronte në Shqipërinë e Mesme. Ja, përse e vranë komunistët Ismail Agë Petrelën! Në çastin e pushkatimit u tha ekzekutorëve: “Qëlloni, burrat një herë vdesin!”

Muharrem Lleshi

Patriot dhe qyetar i spikatur i Tiranes . E priti me indinjatë pushtimin italian, ndërsa dy djemtë e tij Sulejmani dhe Islami, nacionalistë, u internuan nga italianët në Itali dhe Porto Romano, më pas ishin luftëtarë të batalianit “Besnik Çano” që luftoi edhe në Kosovë për çlirimin e saj. Sulejmani themeloi gjimnazin e Gjakovës dhe qe drejtori i parë i tij.

Në mesnatën e 12 nëntorit, terroristë të armatosur hynë në oborrin e shtëpisë së Lleshëve, ku ishin strehuar demonstrues antifashistë apo ilegalë dhe thirrën emrin e Muharrem Lleshit. Sa u shfaq ai te pragu i derës, një breshëri automatiku e la të të vdekur e të mbuluar me gjak.

Reshati Stëramsi

Bir i nje familje te shuar qytetare e patriotike. I mëkuar me shqiptarizëm dhe dije e kulture te jashtëzakonshme . Kreu studimet e larta në Akademinë Ushtarake në Itali dhe shërben me devotshmëri në Ushtrinë kombëtare Shqiptare. Në prill të vitit 1939, në shenjë proteste ndaj pushtimit italian, dha dorëheqjen, sepse nuk donte t’u shërbente fashistëve. Merr pjesë në protestat dhe demonstratat anti-italiane. Si nacionalist i kulluar, merr pjesë qysh në vitin 1942 në Organizatën e Ballit Kombëtar dhe në vitin 1943 u caktua komandant i Rinisë së Ballit të Tiranës, të cilën e udhëhoqi në luftë kundër pushtuesve italianë e gjermanë. Ja pse e vranë Reshat Stërmasin!

Rifat Tërshana

Bir i një nga familjet e mëdha e patriote nga Dibra e Madhe, oficer rekrutimi që shërbeu me përkushtim në Korçë, Fier dhe Durrës. Ndërkohë, ndihmoi edhe Lëvizjen NÇ. Por, nuk e llogaritën, kur e pushkatuan natën e përgjakshme 12 nëntorit.

Lluka Xhumari

Lluka Xhumari : Terrori komunist nuk kurseu e masakroi edhe njerëz të thjeshtë e të patrazuar në politikë. Lluka Xhumari, nga qyteti i Durrësit, kishte kryer në Itali shkollën teknike dhe ishte bërë mjeshtër në profesionin e tij. Njeri me iniciativë private, hapi një punishte të vogël të cilën e zgjeroi në shoqërinë automobilistike SAKT. E pushkatuan në rrënojat e hotel “Bristol”, sepse ishte njeriu i biznesit, i iniciativës së lirë, i ekonomisë së tregut, investitor i suksesshëm, bamirës, njeriu i së ardhmes.

Ali Panariti

Po ashtu, edhe Ali Panariti, nga Korça, tregtar i njohur në Tiranë e Durrës, mandej sipërmarrës për ndërtim rrugësh. Terroristët me në krye sekretarin e celulës komuniste Dobrolishti, e morën Aliun nga shtëpia dhe e pushkatuan pa gjyq në breg të lumit të Tiranës, ku e gjetën fëmijët gjysmë të varrosur.

Masakra e Tiranës kulmon si një nga krimet e luftës se kryera nga Komunistët e cila megjithëse nuk parashkruhet ligjërisht si shume krime te tilla nuk është hetuar e gjykuar kurrë. Ajo trajtohet ende ne mënyre kriminale nga historiografia shqiptare. Për vite te tera me Muzeun Kombëtar kishte një stende qe i kushtohej terrorit komunist te Tiranes por ajo u hoq po ne mënyre kriminale në vitin 2005. Revoltës time se pse ishte hequr kjo pjesë e rëndësishme e historisë komuniste dhe asaj kombtare shqiptare, drejtori i atëhershëm i muzeut Luan Maltezi ju përgjigj:

Krime komuniste quhen sipas ligjit ato qe kane ndodhur pas datës zyrtare komuniste te çlirimit, pra qe nga data 30 nëntor 1944 e deri ne vitin 1990. Mendoj ne fakt se nuk ishte kjo arsyeja e vërtetë. Historiografia zyrtare është kujdesur edhe pas rënies se diktaturës, të fsheh krimet komuniste të luftës, pasi me “luftën” ata mundohen të justifikojnë krimet e diktaturës. Krimet komuniste te luftës rrezojnë pretendimin e komunistëve se ajo ishte e “drejte e çlirimtare“ dhe bashke me te edhe justifikimi i tyre fals për krimet gjysmëshekullore te komunizmit.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top