19 vjet nga rënia heroike e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës

Nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 19 vjetorit të rënies së heronjve të Kosovës, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, organizohet Akademi Përkujtimore.

Akademia Përkujtimore do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Prishtinë duke filluar nga ora 13:00.

Ndërkaq, po nesër, kryeparlamentari Kadri Veseli do t’i nderoj dëshmorët Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, në 19-vjetorin e rënies heroike të tyre.

Veseli do të vendosë lule dhe do të bëjë nderime pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në orën 10:00.

Më pas, në orën 15:00, kryeparlamentari Veseli do të vizitojë edhe Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në fshatin Orllan.

Nga atje do të niset për në fshatin Lladrofc të Podujevës, ku në orën 15:45 do të vizitojë edhe Kompleksin “Hakif Zejnullahu”.

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës.

Ai u vra bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.

Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.

Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish -Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top