Shkruan: Bajram Mjeku
17 vjet më parë (6 maj 1999) në afërsi të Fushë-Kosovës, forcat ushtarake serbe ekzekutuan mizorisht ideologun e fundit shqiptar, akademik Fehmi Aganin.
Profesor Agani ishte gjeneratori i lëvizjes për pavarësinë e Kosovës. Ata që kishin fatin të punojnë me të, kanë mësuar shumë se ç’është humanizmi e toleranca njerëzore, ç’kuptim ka divergjenca politike e mprehtësia intelektuale dhe si tejkalohen ndasitë ideologjike për projekte nacionale.
Pas vdekjes së profesor Aganit, janë thurur shumë elozhe e teori konspiracioni. Disa mediokër sipas doktrinës së njohur serbe, provuan që profesor Aganin ta kualifikojnë si ikanak. I vetëdijshëm se presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova gjatë sulmeve të Aleancës veriatlantike kundër caqeve serbe mbahej peng në rezidencën e tij në Prishtinë, profesor Agani provoi të dal jashtë dhe ta përfaqësojë Kosovën te faktori ndërkombëtar. Tirani serb Millosheviq e dinte këtë fakt, prandaj urdhëroi ekzekutimin e tij.
Zoran Gjingjiq, politikani i moderuar serb, kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë dhe oponenti politik i tiranit Millosheviq, kur e vizitoi Kosovën në mars të vitit 1994 u takua edhe me profesor Fehmi Aganin, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. I mrekulluar me elokuencën politike të profesor Aganit, një moment sikur doli nga vetja e tha:
– Profesor, nuk kam besuar se policia serbe ushtron kaq shumë dhunë kundër shqiptarëve në Kosovë!
Shqiptari Agani dhe serbi Gjingjiq u ekzekutuan nga i njëjti regjim. I pari pse ishte ideologu i Kosovës së pavarur, i dyti pse dha shenja për Serbinë evropiane.
Profesor Agani për aq sa ishte i dobishëm gjatë kohës së okupimit, po aq i mungoi Kosovës në kohë të paqes. Ai i mungon gjithë skenës politike shqiptare, prandaj mbetet ideologu i fundit shqiptar.
Po ku te rroku gajla per shkavellin gjingjiq? Shkavelli gjingjiq e dergoi millosheviqin ne Hag duke e arsyetuar se …….millosheviqi na bjen poena polotik nese e dorzojm ne Hag……….e jo sepse millosheviqi beri krime.
Bajram po ja fut edhe ti kanihere se boolica baglen…….mos e flliq emrin e FEHMI AGANIT……me shkavelllllaaaaa.