11 Prilli, data kur ngordhi një vampir

Shkruan: Edison YPI

A ishte i arsimuar?
Dridhej e përdridhej të dukej i shkolluar, por i shkalluari i pashkolluar s’mori dot asnjë diplomë.
Po i edukuar, i kulturuar, i ditur, a ishte?
As minimalisht. Nga frika se mund ta dëshmonin sa i paditur ishte, i vrau një nga një të gjithë ata që ja dinin hilet.
I njohur në botë ?
Aspak. Për tu dukur i njohur paguante me gjakun e shqiptarëve ecejaket nga Amerika Latine dhe Azia të ca zhabulanëve, ca minj bodrumesh, ca halabakë të krrupshëm të vjellshëm.
Atdhedashës ?
Ishte atdhevrasësi, atdheshkatërruesi, atdhevarrosësi më i madh që ka njohur bota.
Burrë shteti ?
Burrë kurrë, miu i shtetit e mbushi vendin me spiuna, burgje, bunkera. Administratën me mjelëse, mbjellëse, korrëse, karrociera.
Trim ?
Dhjetëra vite fshehur si krimbi nën gur.
I Besës ?
I vrau të gjithë shokët.
Ndërtimtar ?
Apartamente si furriqe. Asnjë rrugë. Mender fabrika për tu gjindur kola në punë. Nën diga varrosi më tepër jetë njerëzish se metra kub beton. I ashtuquajturi “elektrifikim” ishte dy llampa 40-vatëshe për shtëpi. Energjinë e digave të vdekjes e shpenzoi më së shumti në hekurishten më të madhe të planetit, në furrat elektrike të kombinatit “çeliku i kurvit”, për funksionimin e të cilit, qymyrin e mori nga Polonia dhe mineralin e hekurit që ndodhet me miliarda ton në Pishkash, e merrte në fund të botës në Brazil. Për me prodhu, çfarë ? Asgjë, një vorrezë.
Bujqësia ishte “çështje të të gjithë popullit”, por populli hante “çështjen”, ndërsa bujqësinë e hanin gjermanët dhe belgët të cilëve bqiri vrasës u shiste me çmime qesharake fruta dhe perime shqiptare që ta kishin barkun plot në prag të shpërthimit të revolucionit proletar botëror.
Arsimdashës ?
Ngriti shkolla dhe universitete për të arsimuar budallenj për të cilët Shqipëria është qendra e Universit, teoremën e Pitagorës e ka shpikur i degjeneruari Çajupi, Kanalin e Suezit e ka çarë tradhëtari Kadri Hazbiu.
Naftën e kërkonte me lupë mbi hartë rrethuar nga eksperta të cilët i burgoste ose i vriste të nesërmen.
Për bërjen e Shqipërisë “shteti i parë ateist në botë” kurvi s’dinte asgjë, kurvi s’pati asnjë dijeni. Hedhja në erë e kishave dhe xhamiave dhe pushkatimi i priftërinjve dhe hoxhallarëve u bë me iniciativën e rinisë së Durrësit, asaj që në ’90-ën u kacavjerr nëpër anije dhe iku e gjitha në Itali.
A e donte kurvi Kosovën, kosovarët ?
Kosovarët që arratiseshin prej andej dhe vinin këndej, i rrihte si kafshë nëpër biruca, i kalbte nëpër burgje.
Kosovën e bëri më të largët se Zelandën e Re. Aq të njohur e bëri Kosovën dhe Maqedoninë perëndimore, sa ka sot shqiptarë të Shqipërisë që të thonë se Struga ndodhet në Kosovë, Podujeva në Maqedoni, Tetova në Serbi.
Gëzohuni o shqiptarë 11 Pridhit, kësaj date kur ngordhi një skizofren delirant, një vampir halucinant.
Gëzohu ti i lodhuri, i sëmuri, i internimeve e burgjeve që rrëke lotësh të nxehtë t’i çanë faqet gjatë dhjetra viteve.
Gëzohu ti o fshatar, se një copë tokë e ke.
Gëzohu edhe ti malësor, se një shtëpi e ngrite.
Falju kësaj date pridhi në këto ditë pranvere edhe ti o i mërdhifuri nostalgjik që gënjeshtra deshe, gënjeshtra kishe, gënjeshtra ke.
Lumnohu edhe ti o komunisti i pandreqshëm. Një parti kishe, tani ke disa.
Ta shpallim 11 Pridhin festë kombëtare ?
S’është nevoja.
E keni në zemrat tuaja.

2 thoughts on “11 Prilli, data kur ngordhi një vampir”

  1. Komenti autorit kunder Enverit eshte I shkelqyer! Ky autor quhet hero I vuajtjes e mjerimit te te gjithe atyre qe vdiqen e u lindem neper kampe gjakpirese nga degjenerimit komunist! Autori ka shkruar bukur me kulture Dhe Edukate shpirterore per ate qe ka ndjere mes jetes se pa jete! Jeta e njeriut te pafajshem tiganisej sipas qefit Duke u s’kuqur mishin hani slit Enver Mut Shurre qelbanik Hoxha! Do ta pelqeja me shume te perdoret Dhe gjuhe banalitetit vulgarizem Sepse I pershtaten nje shteti Imoral qe kultivoi per 50 vjet! Me prostitutat politike kurvat me te shemtuara! Ku hapnin shalet qefoseshin e te vrisnin! Autori eshte artist I vertete I ketij artikulli te bukur ! Lexuesi te kuptoj thelbin politik cfarosesh e jo te komentoje per detaje qe sbehet fjale! Mjelese apo puntore ne fabriken e qumshtit as qe behet fjale! Behet fjale per kokat e njerzve te Interrnuareve burgosurve Ku u prene e vdiqen kampeve pa Meshire pa fare ideali! Urime autor I mrekullueshem! Falnderime qe lehtesove jeten e shpirtrave te gjalle e te vdekur nga Enver Hoxha legenat me te medhenj historik te grupuar ne Partine e tyre! Zhduken popullin Shqiptar nga syte kembet! Eshte per te ardhur keq per ca qe na dashkan oratorira kulturore kunder Enverit ! Autori perdori gjuhe te bukur Por duhej Dhe banalitetit vulgarizem I kunder imoralitetit I kalbur komunist Ku Jeton Akoma NEN Masken Demokratike ! USA

  2. Une jam dakort me ato qe thua. Kam vetem dy vrejtje. Eshte 11 Prill jo Pridh. Aq me teper qe po flet per nje te paarsimuar.
    E dyta,kur thua “e mbushi administraten me mjelese, mbjellese, korrese e karrocieara”
    Ka nje shprehje ne anglisht qe thote: “you sound very rude and you are hurting people’s feelings”. Mund te thuash me njerez te pa specialuzar, pa permendur specifikimet qe thua. Nuk perjashtohet mundesia qe cdo njeri, kudo qe punon, te specializohet a te beje dicka qe kerkon me teper kualifikim. E pyet veten si do ndjehen ata, po ta lexojne kete shkrimin tend? Kur shkruan diçka te tille, eshte mire te perdoresh arsyen dhe profesionalizmin ne vend te urrejtjes. Dhe do te shohesh qe do te kesh me shume admirues per ato qe shkruan dhe mendon. Ndryshe do te tingellosh cinic dhe vulgar.
    Te me falesh po e kam nga deshira qe te shoh ne politiken shqiptare njerez profesional dhe me “better mannerism”.

    Me respect,
    Alice

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top