SULLTANI I RI ERDOGAN DHE NAIM TËRNAVA

1 milion musliman në Gazimestan

Planet dhe investimet e Serbisë, Rusisë dhe Turqisë për Kosovën nuk premtojnë asgjë të mirë. Finalizimi i punimeve për xhaminë e Erdoganit, vizita e tij në KS gjatë përurimit, ardhja e 1 milion pelegrinëve dhe mbledhja e demonstrimi i tyre te tyrbja e Sulltanit në Gazimestan, aty ku Millosheviqi i mblodhi kasapët e kombit tonë dhe na kërcënoi me zhbërje, janë planet që po gjejnë mbështetje të hapur e zbatim përmes strukturave të spiunazhit dhe Bashkësisë Islame, e cila pa fije turpi, po e keqpërdorë skajshmërisht interesin dhe flamurin kombëtar të shqiptarëve.

Të dashtun miq, imazhi që do t’ia dërgojë botës kjo shfaqje e planifikuar islamike dhe pasojat që do të rrjedhin prej saj, kam dronë e madhe se do të përfundojnë me mbledhje të copave të refugjatëve nëpër kufijë shtetesh anmiqsore. Për shtetin dhe ekzistencën e tij nuk po zgjatem, sepse ju vet i keni zgjedhur institucionet që duhet të kujdesen për te. Madje, ju i keni në dispozicion edhe institucionet sikurse AKI-në, ASHAK-un dhe veteranët e luftës (90% të instrumentalizuar skajshmërisht nga grupet e interesit islamosllav brenda BIK-ut).

Personalisht dua ta shpreh që sot keqardhjen time për disa familje të dëshmorëve që janë bërë me apo pa vetëdije pjesë e këtij organizimi antishqiptar, të cilin, përmes mediave serbe, ruse, turke, arabe, greke, spanjolle etj. etj. do ta paraqesin para botës mbarë si demonstrim dhe triumf të islamit mbi krishtenimin. E tëra kjo shfaqje antikrishtenim do të bëhet në emër të shqiptarëve. Por, jo, jo, jo dhe jo në emrin tim dhe të familjes time.

Gjithmonë i Juaji kur të keni nevojë për ndihmë, por asnjëherë kur me sy në ballë doni me e vra të ardhmen e fëmijëve tuaj.

Arber Gashi

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top