Dikur me Milladinin - Sot me Tadiqin

1 më tepër se shoku ishte spiuni

SHKRUAN: EDISON YPI

1 ishte shoku.
1 më tepër se shoku ishte spiuni.
1 ishte divani ku edhe uleshe edhe flije.
1 ishte filmi me partizanë që duhej të shihje.
1 ishte libri “Ata nuk ishin vetëm” që duhej ta çfletoje.
1 ishte muzika që duhej të dëgjoje.
1 ishte gazeta që duhej të lexoje. 1 ishte televizioni që ta shihje.
1 ishte modeli i flokëve.
1 ishte ëndërra me sy hapur që duhej të shihje.
1 litër qumësht në 1 ditë e merrje në 1 të natës në 1 rradhë ku po të shqiptoje
1 fjalë pakënaqësie të plasnin në burg 1 dekadë.
1 ishte dyqani ku në 1 muaj merrje 1 copë djathë dhe 1 copë mish.
1 ishte buka që e gatuanin me këmbë.
1 ishte pija që pije, uji. 1 kamion ndërtonte vendin.
1 traktor çante arat. 1 ishte e dashura.
1 ishte gruaja. 1 ishin të dyja.
1 ishte sapuni që të gërryente 1 lëkurë që kishe.
1 ishte filxhani ku shihje Fatin.
1 ishte pjata që haje.
1 ishte luga që mbushje.
1 ishte piruni që ngulje.
1 ishte krëhëri që të krihte.
1 ishte brisku që të rruante.
1 ishte burgu ku të mbyllnin.
1 ishte thika që të priste.
1 ishte plumbi që të vriste.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top